Prishja e ekuilibrave mjedisorë, rezultat i një procesi të gjatëtë evoluimit të jetës mbi Tokë, është pasojë kryesisht e aktiviteteve ekonomike të njeriut. Rregullimi i këtyre ekuilibrave, me qëllim barazpeshimin e tyre, kërkon vendosjen e një raporti të ri ndërmjet njeriut e mjedisit, i cili po merr një rëndësi gjithnjë e më të madhe. Kuptimi i drejtë dhe vendosja e raporteve njeri – natyrë mund të realizohet nëpërmjet zbatimit praktik të koncepteve të edukimit mjedisor. Objekt i edukimit mjedisor nuk është mjedisi, porlidhjet njerëzore me mjedisin.
Edukimi mjedisor tashmë shikohet si një nevojë dhe domosdoshmëri, duke qënë se ai përbën një mundësi dhe konsiderohet si pjesë e strategjive për ruajtjen dhe mbrojtjen e mjedisit.
Probleme mjedisore si ndotja e mjedisit, shterimi i burimeve natyrore, humbja e biodiversitetit (e bimëve dhe kafshëve), degradimi i ekosistemeve, ndryshimi i klimës, etj. janë të gjitha pjesë e një numri të madh çështjesh mjedisore të cilat kërkojnë zgjidhje.
Edukimi mjedisor sot konsiderohet si një instrument në duart e shoqërisë njerëzore i aftë të promovojë veprime etike drejtuar sjelljeve të përgjegjshme e të ndërgjegjshme tënjerzve ndaj mjedisit. Edukimi mjedisor në ditët e sotme ka ndryshuar kuptimin e tij, duke kaluar nga një edukim klasiktradicional, i realizuar kryesisht nëpërmjet bankave tëshkollës, në një edukim drejtuar njerzve të çdo moshe e profesioni dhe të gjithë hapësirave të formimit, që nga shkolla, familja, vendet e punës, teknologjisë sëinformacionit, massmediave etj.
Ai sot shikohet si një nga instrumentat kryesore për ndërgjegjësimin e popullsisë dhe marrjen e përgjegjësive personale të qytetarëve për zgjidhjen e problemeve mjedisore. Edukimi mjedisor është ai lloj edukimi i cili bën të mundur që njerëzit të kenë një kuptim më të mirë të mjedisit ku ata jetojnë dhe të kujdesen për të në mënyrën eduhur.
Parimet drejtuese të edukimit mjedisor përfshijnë ndërgjegjësimin, njohuritë, qëndrimet, aftësitë dhe pjesëmarrjen. Edukimi Mjedisor kërkon të ndryshojë mendjen e njerëzve dhe të nxisë ndërgjegjësimin mjedisor.
Edukimi mjedisor jep më shumë sesa thjesht njohuri për mjedisin. Ai mundohet të japë informacione e njohuri për lidhjet e njeriut me mjedisin, me qëllim zhvillimin e aftësive akademike, mendimit kritik dhe marrjen pjesë nëvendimarrje për zgjidhjen e problemeve mjedisore.
Sistemi i edukimit mjedisor është i orgnizuar në tre kontekste: formal, jo formal dhe informal.
Edukimi formal bëhet në shkolla, kolegje dhe në universitete. Është i shtrirë në një periudhë të caktuar kohore dhe ka një kurrikulë të përcaktuar mirë. Ai kryhet në institucione formalisht dedikuar mësimit dhe formimit dhe që në përfundim të tij lëshojnë një diplomë ose çertifikatë kualifikimi të njohur.
Edukimi jo formal bëhet për një pjesë të madhe të popullsisë, që nuk ka qasje të përshtatshme në edukimin formal dhe njohuritë mund të fitohen nga programe që bëhen jashtë sistemit arsimor, siç mund të jenë trajnimet e ndryshme, workshopet etj.
Edukimi informal i përket të gjithë konteksteve, në të cilat njohuritë mund të merren në mjediset e zakonshme të jetës, në punë, në shtëpi etj, si p.sh., nëpërmjet massmedias, internetit etj.
Kjo në mënyrë që edukimi mjedisor të përfshijë të gjithëbrezat e jetës ose të mësuarit gjatë gjithë jetës (Life Long Learning).
Sikurse thamë, problemet mjedisore qe ne kemi krijuar si shoqëri në mjedis janë të shumta. Ne përdorim lëndët e paranga burimet natyrore dhe hedhim mbetjet në mjedis, nëpjesën më të madhe të rasteve, pa llogaritur për pasojat e këtyre veprimeve. Por nuk duhet harruar që kohët e degradimit të lëndëve që ne prodhojmë dhe përdorim në njëkohë shumë të shkurtër, kur i hedhim në mjedis kërkojnë njëkohë shumë të gjatë për tu shpërbërë. Kështu, në se një fazoletë letre kërkon 4 javë për tu shpërbërë, apo një kuti amballazhi prej kartoni kërkon 2 muaj, një filtër cigarje kërkon 1-5 vjet për tu shpërbërë, një qese plastike 10-20 vjet, një gotë plastike 50 vjet, një kanaçe pijesh 200 vjet, njëshishe uji plastike 450 vjet, një kartë telefonike 1000 vjetdhe një shishe uji qelqi një kohë të pacaktuar. Pa folur për nënprodukte të tjera të cilat kërkojnë një kohë edhe më shumë të gjatë për tu shpërbërë.
Pikërisht problemet e ndotjes së mjedisit por dhe shumëprobleme të tjera siç janë ndryshimet e klimës, degradimi mjedisor, shkretëtirëzimi, erozioni, prerja e miliona ha pyje, humbja e diversitetit biologjik, kanë krijuar atë që quhet “kriza ekologjike e planetit”. Kriza ekologjike është vërtet kërcënuese për të ardhmen e shoqërisë njerëzore.
Efektet e degradimit dhe ndotjes së mjedisit janë tëpranishme edhe në mjedisin shqiptar. Pavarësisht punës sëmadhe të bërë në drejtim të ruajtjes së mjedisit nga institucionet dhe agjensitë shtetërore ligj–vënëse dhe ato ligj–zbatuese, nga institucione të pushtetit vendor, nga universitetet, institucionet kërkimore dhe organizatat jo qeveritare, përsëri në territorin e vendit vërehen fenomene tëshumta me efekte negative në mjedis.
Duke marrë shkas nga shumë dukuri të vërejtura në territor dhe efektet e tyre, mendojmë të sjellim në vëmëndje tëopinionit që ruajtja e mjedisit nuk është detyrë vetëm e institucioneve të ngarkuara me këtë përgjegjësi, por ështëpërgjegjësi e gjithë qytetarëve të këtij vendi. Kjo për faktin se mjedisi na përket të gjithëve. Toka, uji, ajri, biodiversiteti janë të të gjithëve, pasi të gjithë, në formë direkte apo indirekte përfitojmë nga to. Dhe për këtë, ato si pjesë e mjedisit duhen ruajtur dhe menaxhuar. Edukimi mjedisor është bërë një imperativ i kohës në kushtet e Shqipërisë. Ai merr karakterin e një emergjence edukative, e cila është mëse e domosdoshme dhe e nevojshme në kushtet e përkeqësimit të mjedisit, në shumë zona të vendit, gjë e cila ndikon dukshëm në shëndetin njerëzor dhe cilësinë e mjedisit. Një analizë më e detajuar e gjendjes mjedisore të territorit do të na orientonte më mirë në analizën dhe përcaktimin e nevojave të edukimit mjedisor.
Por detyra e ruajtjes së mjedisit nuk është një detyrë e lehtë. Ruajtja e mjedisit, sot më shumë se asnjëherë, kërkon një rivlerësim të marrëdhenieve njeri–natyrë. Mjedisi nuk mund të ruhet vetëm nëpërmjet vendosjes së statusit juridik, por për rivlerësimin e raporteve njeri-natyrë, kërkohet tëvendoset edhe një raport etik dhe moral. Dhe ky raport “i ri” i lidhjeve njeri-natyrë mund të krijohet e zbatohet nëpërmjet koncepteve të edukimit mjedisor.
Roli kryesor në këtë proces i përket edukimit në kontekstin formal (në shkolla). Një rol të rëndësishëm në këtë kontekst, merr sidomos futja dhe shtrirja e edukimit mjedisor nësistemin arsimor universitar dhe këtu evidentohet roli i universitetit si një qendër e rëndësishme e informimit dhe transferimit të njohurive në drejtim të edukimit mjedisor. Nëmënyrë te veçantë, në universitete që janë të orientuara nëprogramet e studimit në fushat biologjike e mjedisore siç është dhe Universiteti Bujqësor i Tiranës, futja e koncepteve të edukimit mjedisor përbën një domosdoshmëri. Nga njëanalizë e pjesëshme rezulton se në UBT ka përfshirje dhe trajtohen koncepte të edukimit mjedisor në kurrikulat respektive si në Departamentin e Mjedisit dhe të Burimeve Natyrore, por është në detyrimin e të gjithë departamenteve të tjera, jo vetëm të atyre me kurrikula me natyrë biologjikee mjedisore, të trajtojnë aspekte të mjedisit dhe edukimit në mjedis.
Për të pasur një ide më të qartë për shtrirjen e edukimit mjedisor në nivel universitar, duhet të shikohet me kujdes vendi që zë edukimi mjedisor në kornizën kurrikulare të arsimit universitar në Shqipëri dhe kjo duhet krahasuar me vendet e tjera të BE.
Nga ana tjetër, universiteti si qendër e dijes dhe e transferimit të njohurive duhet të përfshihet më shumë në kontekstin joformal dhe informal të edukimit mjedisor, drejtuar të gjitha grupeve target të popullsisë, me qëllim ndërgjegjësimin e tyre për mjedisin dhe burimet mjedisore nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme të sensibilizimit, të njohjes së natyrës dhe proceseve natyrore si dhe aktiviteteveqë kontribuojnë në zgjidhjen e problemeve mjedisore, në kuadër të projekteve të ndryshme, për tu bërë pjesëmarrës aktiv në këtë proces.
Një rol të rëndësishëm në këtë drejtim luan edhe përfshirja e studentëve, të cilët jo vetëm ndihmojnë në këtë proces, por mund të sjellin ide dhe një frymë të re, me qëllim kontribuimin e formimit qytetar për ruajtjen dhe mbrojtjen e mjedisit, jo vetëm për këtë gjeneratë por edhe për gjeneratat e ardhshme, në gjendje të ndërtojnë një të tashme e të ardhme të qëndrueshme siç përcaktohet nga parimet e zhvillimit të qëndrueshëm.
Prof.Dr. Albert Kopali
Departamenti i Mjedisit dhe Burimeve Natyrore
Shto Koment