Nga të gjithë kërkohet mobilizim dhe mbështetje për t’i mbrojtur dhe shtuar pyjet. Në vigjilje të “Ditës së Shërbimit Pyjor – 27 Janar 2022 ” në disa bashki të vendit tonë po punohet për mbjelljen e fidanave pyjorë me pjesëmarrrjen vullnetare të komuniteteve dhe administratave vendore.
Bashkitë si: Elbasani, Gramshi, Berati, Maliqi, Devolli, etj. tashmë kanë marrë masat teknike dhe organizative që periudhën një javore deri me 27 janar 2022 t’a kthejnë në një fushatë të gjërë pyllëzimesh.
Eshtë kjo një nisëm e AKP Agjencia Kombëtare e Pyjeve dhe Fakulteti i Shkencave Pyjore, për të nxitur e ndërgjegjësuar strukturat vendore, bizneset dhe organizatat joqeveritare që të ndërmarrin veprime konkrete për punime në pyje dhe kryesisht për pyllëzime. Ftojmë të gjitha bashkitë e tjera të vendit, t’i bashkohen kësaj nisme, me qëllim që e gjithë periudha kohore Janar – Mars 2022, të kthehet në një periudhë pune intensive për pyllëzimin dhe mbrojtjen e tokës pyjore nga errozioni.