Gjashtë vatra zjarri janë evidentuar në pak orë gjatë pasdites së martë në masivin pyjor të fshatit Rrajcë-Skënderbej. Zjarret janë shfaqur kohë pas kohe në disa zona në largësi 500 m-1000 m larg njëra tjetrës duke krijuar një situatë mjaft problematike në masivet pyjore të fshatit Rrajcë Skënderbej në Njësinë Administrative Rrajcë të Bashkisë Përrenjas në orët e vona të pasdites së martë.

Rrezikohet zona UNESCO-s, ku zjarri ndodhet rreth 1.5 km larg. Aktualisht rreth 50 punonjës të ADZM Elbasan dhe i gjithë stafi i Bashkisë Përrenjas po punojnë për izolimin e të gjitha vatrave të zjarrit të cilat për shkak të erës janë ende mjaft aktive.
“Jemi përballë një krimi mjedisor të mirëorganizuar,- deklaroi Brazhda- dhe në kohë rekord shpresojmë që keqbërësit të identifikohen dhe të përballen me ligjin”.
Burimi: www.balkanweb.com