Një verë dhe një nxehtësisë rekord në Evropën jugore ka shkaktuar zjarre shkatërruese që kanë shpërthyer nëpër pyje dhe në banesa në afërsi te tyre gje që ka shkaktuar nje shkatërrim te infrastrukturën vitale nga Turqia në Spanjë.
Në Greqi, zjarrfikësit luftuan me flakët që lëviznin drejt Olimpias së lashtë, vendlindja e Lojërave Olimpike. Në kryeqytetin e saj Athinë, banorëve iu tha të qëndrojnë në shtëpi për të shmangur ndotjen nga tymit i përhapur në atmosferë nga zjarret në një nga periferite veriore.
Erërat e fuqishme ndihmuan në ndezjen e flakëve në Turqi, ku skena apokaliptike pasuan më shumë se 100 zjarre që shpërthyen në të gjithë vendin. Ndërsa vendi u trondit nga temperaturat përvëluese, qindra persona u detyrauan të evakuoheshin nepermjet detit per t’iu larguar zjarrit që po përparonte në zonen turistike të Bodrumit.
Ekspertët thonë se valët e nxehtësisë dhe zjarret në Evropë këtë verë janë shenja të ndikimit të ndryshimit të klimës dhe se moti ekstrem do të përkeqësohet vetëm në vitet e ardhshme.
Përgatiti: Dr. Ina Vejsiu
Departamenti i Pyjeve, Fakulteti i Shkencave Pyjore, UBT.
Burimi : cnn.com