Photo: YASIN AKGUL/AFP

Pse digjet Europa

Thuajse në gjysmën e verës, zona e djegur nga zjarret e mëdha që përfshijnë Ballkanin, Italinë e Mesdheun juglindor, ka eklipsuar mesataren vjetore. Zjarret e egra aktive në të gjithë Europën jugore muajin e fundit, qofshin ato të ndezura natyralisht nga rrufetë apo edhe qëllimisht nga piromanët (zjarrvënësit), janë ndezur edhe më tepër nga thatësira dhe i nxehti ekstrem. Shkencëtarët nuk kanë dyshim se ndryshimi i klimës është nxitësi kryesor i një sezoni tjetër zjarresh ekstreme. Ata gjithashtu e kuptojnë se përshtatja klimatike në vendet e prirura ndaj zjarrit është e papërshtatshme për t’u marrë me zjarret që pritet të përkeqësohen.

Ne do të shohim përse vendet e Mesdheut dhe Ballkanit janë kaq të prirura ndaj zjarreve duke eksploruar edhe pasojat e ngrohjes globale.

Pse rajonet mesdhetare janë kaq të prirura ndaj zjarreve?

Zjarret e verës janë një pjesë natyrale dhe shpesh e domosdoshme e jetës së pyjeve mesdhetare. Gjatë dekadës para vitit 2016, rreth 48,000 zjarre pyjorë dogjën 457,000 hektarë çdo vit në pesë vende (kombe) të Evropës jugore ku zjarret janë më të përhapura: Spanjë, Francë, Portugali, Itali dhe Greqi. Sipas shkencëtarëve, zjarri rrit përtëritjen dhe mund të nxisë biodiversitetin në këto rajone.

Në të vërtetë, komunitetet kanë mësuar të përballen më mirë me zjarret mesatare vjetore në rajonet e nxehta dhe të thata në të gjithë Evropën jugore, me strategji më të sofistikuara të parandalimit të zjarrit që çojnë në një rënie të përgjithshme të numrit dhe madhësisë së zjarreve që nga viti 1980.

Por shumë shpesh vitet e fundit, ngjarjet e zjarreve janë përshkallëzuar përtej përmasave dhe intensitetit të tyre normal.

Zjarret shkatërruese të vitit 2017 dhe 2018 morën qindra jetë njerëzish në një zonë të shtrirë nga Turqia në Spanjë, ndërsa vendet në Evropën qendrore dhe veriore, përfshirë Suedinë, gjithashtu u dogjën.

Ngjarje të tilla të pashembullta zjarri lidhen në mënyrë të pashmangshme me thatësira ekstreme dhe valë të të nxehtit.

Çfarë i shkakton (ndez) zjarret?

Muaji korrik ishte i dyti më i nxehti i regjistruar ndonjëherë në Evropë (dhe i treti më i nxehti në nivel global). Jugu i kontinentit ka qenë fokusi i kësaj nxehtësie ekstreme, me temperaturat në Greqi këtë javë që pritet të arrijnë kulmin në 47 gradë Celsius (117 gradë Fahrenheit).

Greqia dhe Turqia fqinje janë në mes të një vale të nxehti që mund të jetë më e keqja në 30 vjet, duke sjellë në vëmendje kujtimet e sezonit të tmerrshëm të zjarrit të vitit 1987 që shkaktoi më shumë se 1.500 viktima vetëm në Greqi.

Në Turqi, gati 200 zjarre të ndara kanë shpërthyer në vend brenda pak më shumë se një jave, duke detyruar disa banorë dhe turistë bregdetarë të largohen në Adriatik për sigurinë e tyre. Pra, ndërsa zjarrvëniet dhe shkaqet natyrore të tilla si rrufeja, janë njësoj fajtore për fillimin e zjarreve, nxehtësia ekstreme ka rritur intensitetin e tyre dhe është fajtori i vërtetë për shkatërrimin e deritanishëm nëpër rajonet e goditura nga zjarri. Kjo është arsyeja pse të paktën 55% më shumë sipërfaqe toke është djegur në të gjithë Evropën deri më 5 gusht , krahasuar me mesataren e 12 viteve të mëparshme.

Këtij fakti i shtrohet edhe menaxhimi i vjetëruar (jo i përditësuar) i pyjeve, dhe nganjëherë edhe nga mbrojtja e tepërt e pyjeve natyrore.

Në 1 gusht shpërtheu një zjarr në Pineta Dannunziana, një pyll pishe urbane në qytetin italian të Pescara-s, duke detyruar 800 njerëz të evakuohen, por për shkak se zona është një rezervat natyror i mbrojtur, ajo nuk është subjekt i menaxhimit të pyjeve dhe për këtë arsye nuk pastrohet rregullisht nga mbeturinat.

“Rrënja e poshtme u dogj shumë shpejt,” tregon Carlo Masci, kryebashkiaku i Pescara-s.

“Në shumicën e rajoneve të Mesdheut, politikat aktuale të menaxhimit të zjarrieve të mëdha në përgjithësi janë shumë të fokusuara në shuarjen dhe nuk përshtaten më me ndryshimet e vazhdueshme globale,” shkruajnë autorët e një studimi të vitit 2021 në “Kuptimi i ndryshimeve në zjarret në Evropën Jugore”.

Pra, ç’lidhje ka klima?

Ndërsa zona e djegur e rajonit të Mesdheut është ulur pak gjatë 40 viteve të fundit, kjo është kryesisht për shkak të përpjekjeve më efektive të kontrollit të zjarrit, sipas Agjencisë Evropiane të Mjedisit (EEA).

Ngrohja globale rrit shpeshtësinë dhe ashpërsinë e kushteve meteoologjike të zjarreve në nivel global – siç u dëshmua gjatë zjarreve të paparë në Australi dhe Kaliforni vitet e fundit. Dhe në mënyrë të pashmangshme, ndryshimi i klimës ka rritur rrezikun e zjarreve në pyje në të gjithë Evropën, përfshirë rajonet qendrore dhe veriore që nuk janë zakonisht të prirur ndaj zjarreve.

Thatësira rekord aktuale dhe valët e të nxehtit në të gjithë rajonin e Mesdheut na rikujtojnë ngjarjet e vitit 2018 kur “më shumë vende përjetuan zjarret më të mëdha se kurrë më parë”, sipas EEA.

Në Greqi, më shumë se 100 njerëz vdiqën në të ashtuquajturat zjarre në Atikë në 2018-ën, ngjarja e dytë më vdekjeprurëse e zjarrit këtë shekull pas zjarreve të “së shtunës së zezë” të vitit 2009 në Australi.

“Një zgjerim i zonave të prirura ndaj zjarrit dhe sezone më të gjata të zjarrit janë parashikuar në shumicën e rajoneve evropiane,” deklaroi EEA.

Emetimet e karbonit nuk po zvogëlohen aq shpejt sa të kufizojnë këtë ngrohje, pavarësisht marrëveshjeve klimatike siç janë Marrëveshja e Gjelbër Evropiane dhe Marrëveshja e Parisit për Klimën.

“Ata parashtrojnë plane, përcaktojnë qëllimet, por nuk veprojnë vërtet,”- tha Mojib Latif, një shkencëtar për klimën në Qendrën Helmholtz për Kërkimet në Oqean.

“Që nga viti 1990, emetimet globale të karbonit u rritën 60%,” tha ai për DW, duke shtuar se emetimet do të rriten përsëri në 2021 pas ngadalësimit të lidhur me pandeminë vitin e kaluar.

Cilat janë pasojat për klimën?

Globalisht, zjarret e egra (mëdha) janë përgjegjëse për emetimet e konsiderueshme të gazeve serë dhe për 5% deri në 8% të 3.3 milionë vdekje të parakohshme vjetore nga cilësia e dobët e ajrit, bëhet e ditur sipas grupit klimatik “Carbon Brief”.

Por emetimet e karbonit nga zjarret në natyrë kanë rënë në dekadat e fundit. Kjo përsëri është për shkak të përmirësimit të parandalimit të zjarreve.

Problemi i mbetur është ashpërsia ose intensiteti i zjarrit, i cili ka një efekt më të gjerë në “sekuestrimin” e karbonit pasi pyjet digjen aq keq sa nuk rriten përsëri.

Në vitin 2017, emetimet e CO2 nga zjarret ekstreme në Evropën jugperëndimore (praktikisht Gadishulli Iberik, Franca jugore dhe Italia) ishin më të lartat të paktën që nga 2003, duke arritur afërsisht 37 teragramë CO2.

Për ta vënë këtë në kontekst, zjarret jashtëzakonisht masive të egra mbi Gadishullin Iberik dhe bregdetin Mesdhe në 2003 llogariten për të njëjtin nivel të emetimeve antropogjene sa për të gjithë Evropën perëndimore.

Nëse intensiteti i zjarrit do të shkatërrojë një mbulesë të konsiderueshme pyjore në vitin 2021, humbja që do të rezultojë dëmet e karbonit mund të jetë edhe më shkatërruese për klimën.

 

Autor: Stuart Braun
www.msn.com

 

Na Ndiqni në: