PhotoMIX-Company - www.pixabay.com

Ruajtja dhe përdorimi i qëndrueshëm i varieteteve të fermerit

Varietet e ruajtura dhe përdorura nga fermerët përbëjnë  një  ndër  pasuritë   më të vlerësuara dhe më të qëndrueshme të vendit tonë sa i takon Resurseve Gjenetike të Bimëve. Shqipëria është një vend i pasur me një diversitet ekologjik dhe natyror dhe për rrjedhojë krijon mundësinë e përshtatjes dhe zhvillimit të shumë specieve bimore me vlera për ushqimin dhe bujqësinë.

Aktualisht katalogu i varieteteve të fermerit  përmban 59 varietete të  perimeve (domate, spec, lakra, qepë etj.); 15 drithëra (grurë, misër, elb, tërshërë); 10 varietete të hardhisë; 15 varietete të pemëve frutore; 19 varietete të  drurëve subtropicalë dhe 14 varietete të ullirit të vendit.

Për të garantuar ruajtje dhe përdorim të qëndrueshëm të kësaj pasurie duke u mbështetur edhe në situatën dhe kushtet në të cilat ato gjenden si dhe të detyrimeve ndërkombëtare në kuadër të FAO, GRFA, CBD, CGIAR, ITPGRFA etj, është e domosdoshme ndërmarrja e një sërë masave, ndër të cilat më të rëndësishmet mund të konsiderohen:

Krijimi i rrjetit kombëtar te fermerëve që ruajnë on farm resurset gjenetike

Krijimi i këtij rrjeti është i domosdoshëm dhe i pazëvendësueshëm pasi fermerët janë dhe duhen konsideruar si partneri më i rëndësishëm për ruajtjen e RGJB. Shumica e tyre deri tani janë të prirur për ruajtjen dhe kultivimin e tyre për interesa ekonomike duke mos përjashtuar që ka edhe prej tyre që janë të pasionuar pas varieteteve lokale me vlera përdorimi të veçanta.

Organizimi mund të jetë i ndryshëm por gjithsesi një rrjet është një mundësi më shumë për vetë fermerët por edhe një lehtësi për të gjitha institucionet, politikëbërësit dhe donatorët që janë të interesuar për konsolidimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të këtij sektori.

Promovimi dhe organizimi i panaireve kombëtare dhe ditëve të lira të tregut për varietet lokale dhe ato të ruajtura on farm

RGJB janë një pasuri e madhe për kombin tonë. Vlerat e tyre nuk mund të konsiderohen të ezauruara nëse ato nuk reklamohen dhe nuk bëhen të njohura për publikun e gjerë, fermerët, punonjësit e kërkimit shkencor, bizneset private të fokusuara në fushën e agroturizmit dhe kulinarisë etj. Institucionet shtetërore përgjegjëse për ruajtjen dhe përdorimin e qëndrueshëm të RGJB kanë për detyrë që të organizojnë aktivitete për prezantimin e tyre.

Një ndër mënyrat më efikase është organizimi i panaireve në nivel kombëtar, rajonal dhe lokal për prezantimin e RGJB me vlera për bujqësinë dhe ushqimin dhe produktet e tyre.
Për organizimin e panaireve duhet të ketë një program dhe një grafik të qartë me qellim të koordinimit midis organizatorëve dhe për një njoftim dhe shpallje të këtij grafiku vjetor me qëllim që të bëhet i njohur për palët e interesuara dhe për të siguruar pjesëmarrjen e tyre.

Promovimi dhe organizimi i panaireve kombëtare dhe ditëve të lira të tregut për varietet lokale dhe ato të ruajtura on farm

RGJB janë një pasuri e madhe për kombin tonë. Vlerat e tyre nuk mund të konsiderohen të ezauruara nëse ato nuk reklamohen dhe nuk bëhen të njohura për publikun e gjerë, fermerët, punonjësit e kërkimit shkencor, bizneset private të fokusuara në fushën e agroturizmit dhe kulinarisë etj.

Institucionet shtetërore përgjegjëse për ruajtjen dhe përdorimin e qëndrueshëm të RGJB kanë për detyrë që të organizojnë aktivitete për prezantimin e tyre. Një ndër mënyrat më efikase është organizimi i panaireve në nivel kombëtar, rajonal dhe lokal për prezantimin e RGJB me vlera për bujqësinë dhe ushqimin dhe produktet e tyre.

Për organizimin e panaireve duhet të ketë një program dhe një grafik të qartë me qellim të koordinimit midis organizatorëve dhe për një njoftim dhe shpallje të këtij grafiku vjetor me qëllim që të bëhet i njohur për palët e interesuara dhe për të siguruar pjesëmarrjen e tyre.

Në ditët e panaireve kombëtare mund dhe duhet të ftohen të marrin pjesë:

  • bizneset e fokusuara në agroturizëm
  • agjensitë turistike të cilat bëjnë të mundur ardhjen e turistëve të huaj në vendin tonë
  • institucionet homologe të vendeve të rajonit të interesuara për RGJB
  • organizata të shoqërisë civile
  • përfaqësues të universiteteve
  • përfaqësues të mediave kombëtare dhe ndërkombëtare
  • përfaqësues të institucioneve qendrore, rajonale dhe lokale

Organizimi i panaireve kombëtare duhet të kthehet në një traditë ku secili të paraqesë produktet e tij që kanë vlera jo vetëm kombëtare por dhe ndërkombëtare.

Çertifikimi i materialeve mbjellëse për varietete të fermerit

Aktualisht në vendin tonë nuk ka një sistem të çertifikimit të materialeve mbjellëse për varietetet e fermerit. Çertifikimi i farave është një proces i cili garanton prodhuesin, tregtuesin dhe konsumatorët që janë pjesë e këtij tregu për materiale mbjellëse cilësore në aspektin e treguesve varietore dhe të cilësisë. Ky proces ende nuk funksionon në vendin tonë. Çertifikimi si proces përmbush një sërë objektivash si më poshtë:

  • Sistemi i çertifikimit garanton dhe siguron një pastërti varietore të plotë duke garantuar tregun e farave e fidanëve dhe fermerët të cilët janë të interesuar për këto fara dhe fidanë;
  • Sistemi garanton gjithashtu një cilësi të arritur mbi bazën e një dokumentacioni dhe informacioni të plotë që sigurohet nëpërmjet procesit të çertifikimit.
  • Siguron një informacion të nevojshëm dhe të domosdoshëm sidomos për përdoruesit e këtyre farave dhe fidanëve që janë fermerët që do të blejnë dhe kultivojnë këto fara dhe fidanë në fermat e tyre

Regjistri kombëtar i varieteteve të fermerit

Hapja e një regjistri kombëtar për varietetet e fermerit është një proces i cili duhet të përmbushet. Pasi të vlerësohen e çertifikohen, këto varietete duhet të regjistrohen në regjistrin kombëtar. Ky informacion është i nevojshëm dhe i domosdoshëm për të gjithë të interesuarit për varietetet e fermerit në vendin tonë.

Tregu i farave të fermerëve për varietete të ruajtura on farm

Farat e prodhuara dhe të çertifikuara krijojnë mundësitë ligjore dhe praktike që të krijohet dhe konsolidohet një treg farash për këto varietete. Tregtimi i farave duhet t’i nënshtrohet respektimit të një sërë kërkesash dhe standardesh që lidhen me legjislacionin kombëtar për farat dhe fidanët si material mbjellës.

I gjithë procesi i prodhimit dhe tregtimit të farave dhe fidanëve për varietetet e ruajtura on farm kërkon rishikimin dhe përshtatjen e legjislacionit kombëtar për materialet mbjellëse, si hartimin dhe miratimin e një rregulloreje të detajuar dhe të saktë ligjore nga institucionet përkatëse të ngarkuara me ligj, së cilës duhet t’i nënshtrohen të gjithë prodhuesit dhe tregtuesit e këtyre materialeve shumëzuese.

 

Prof. Dr. Pëllumb Abeshi
Instituti i Resurseve Gjenetike të Bimëve, UBT.

Na Ndiqni në: