qimono - www.pixabay.com

6 korriku, Dita Botërore e Zoonozave

Çdo vit kujtohet në 6 korrik, Dita Botërore e Zoonozave me qëllim për të rritur ndërgjegjësimin mes njerëzve dhe për t’i kujtuar ata se është e nevojshme të ndërmerren veprimet e duhura në lidhje me këto sëmundje. Sipas ekspertëve, ekzistojnë rreth 200 sëmundje zoonoze.

Zoonozat janë sëmundje që mund të barten nga kafshët tek njerëzit. Në fakt, dy në çdo tre sëmundje infektive tek njerëzit e kanë origjinën nga kafshët. Kjo është arsyeja se përse mbrojtja e shëndetit të kafshëve është kaq e rëndësishme. Parandalimi dhe administrimi i sëmundjes tek kafshët, është një hap mjaft i rëndësishëm dhe i domosdoshëm për t’i paraprirë shëndetit të njerëzve. Nëse sëmuren kafshët, qofshin ato në fermë apo shoqëruese të njeriut, një situatë e tillë rrezikon edhe shëndetin e njeriut. Sipas të dhënave, rreth 60% e sëmundjeve në botë janë zoonotike, që do të thotë se mund të përhapen nga kafshët tek njerëzit.

Sëmundjet Zoonotike janë përgjegjëse për të paktën 2.4 miliardë raste të sëmundjeve tek njerëzit dhe 2.2 milionë vdekje brenda vitit.

Disa nga sëmundjet zoonotike janë: antraksi (plasja), gripi i shpendëve (influenca), tuberkulozi, bruceloza, cisticerkoza, ebola, hepatitis-E, leptospiroza, listerioza, ethet-Q, Reabiesi (tërbimi), infeksionet me salmonellë dhe E. Coli, toksoplazmoza, trihineloza, tularemia, virusi i Nilit Perëndimor etj.Hapat e thjeshtë si larja e duarve, parandalimi i mushkonjave dhe teknikat e duhura të gatimit të ushqimit, janë disa nga mënyrat për të parandaluar sëmundjet zoonotike.Parandalimi i sëmundjes është thelbësor si për kafshët ashtu edhe për njerëzit ndaj dhe çdo vit kujtohet 6 korriku.

Na Ndiqni në: