Ka nisur punimet dita e dytë e konferencës së tretë ndërkombëtare ICOALS 3 në ambientet e Universitetit Bujqësor të Tiranës. Kjo konferencë shkencore është planifikuar të zhvillohet në disa sesione paralele gjatë ditës për t’u dhënë mundësi ekspertëve e specialistëve nga sektorë të ndryshëm të bujqësisë, shqiptarë dhe të huaj që të diskutojnë e të trajtojnë një sërë problematikash me të cilat përballet sektori në vend e më gjerë. Disa nga sesionet e parashikuara për sot lidhen me tema të tilla si: Roli i mbështetjes gjermane për UBT dhe bujqësinë shqiptare në tërësi; shkencat bujqësore dhe teknologjitë e prodhimit; politikat e zhvillimit rural dhe strategjitë e menaxhimit të agrobiznesit; shkencat e mjedisit dhe menaxhimi i burimeve të qëndrueshme natyrore të burimeve pyjore; shkencat mjekësore dhe mirëqënia e kafshëve, siguria ushqimore dhe shëndeti publik etj. Ashtu si edhe në sesionet e ditës së parë të Konferencës Ndërkombëtare të Bujqësisë dhe Shkencat e Jetës, ICOALS 3, të ftuar janë pedagoge/ë nga UBT, nga universitete të huaja europiane dhe jo vetëm, specialistë të fushave të ndryshme e sipërmarrës nga sektori privat etj.
Artikuj të ngjashëm
Roli i mbulesës bimore në sekuestrimin e CO2atmosferik për zbutjen e efekteve të ndryshimeveklimatike
Karboni është baza e ciklit të jetës në tokë, por karboni ështëpërgjegjës edhe për modifikimin e sistemit klimatik të Tokës. Në nivel global Toka përmban 4,5 herë më shumë C sesa gjendetnë gjithë organizmat e gjalla...
February 21, 2025
34 Shikime
EKSPLORIMI DHE DOKUMENTIMI I KULTIVARËVE TRADICIONALË BUJQËSORËNË ZONËN E LIBRAZHDIT
Kultivarët tradicionalë në sfidën e mbijetesës së tyre Shqipëria karakterizohet nga një diversitet i lartë biologjik si të formave të egra ashtu dhe ato të kultivuara. Megjithëse territori i vendit është i vogël, më...
February 17, 2025
23 Shikime
Një histori e shkurtër e përmirësimit gjenetik të bimëve
Mbarështimi i bimëve është përcaktuar si “arti dhe shkenca e përmirësimit të trashëgimisë së bimëve për të mirën e njerëzimit” (Sleper dhe Poehlman, 2006). Mbarështuesit e bimëve angazhohen në një proces ciklik...
February 17, 2025
54 Shikime