Universiteti Bujqësor i Tiranës ndërton laboratorin e parë në Shqipëri për sistemin e paralajmërimit të hershëm (warning system) ndaj Covid19 nëpërmjet analizimit të ujrave të ndotura, me mbështetjen e GIZ

U nënshkrua sot  në UBT marrëveshja për mbështetjen e projektit “COVID 19- Sistemi i paralajmërimit të hershëm (në kohë)’’ me GIZ Albania. Kjo marrëveshje është formalizimi i asistencës teknike, duke përfshirë edhe blerjen e pajisjeve laboratorike për Universitetin Bujqësor të Tiranës në lidhje me pjesëmarrjen e tij në projektin “COVID 19- Sistemi i paralajmërimit në kohë’’.

Falë marrëveshjes së firmosur, do të mundësohet ngritja e një laboratori të mirëpajisur në ambientet e UBT-së që do të mundësojë kryerjen e një sërë analizash dhe projektesh studimore që do t’i shërbejnë një sërë institucioneve në vend por edhe vetë konsumatorit.

Ngritja dhe vënia në zbatim e këtij laboratori në UBT do të jetë një vlerë e shtuar në zinxhirin e institucioneve të tjera në vend që mundësojnë kryerjen e analizave për ujin e pijshëm dhe jo vetëm.

Përmirësimi i menaxhimit të ujërave të ndotura ka marr një rëndësi edhe më të madhe me përhapjen e COVID 19 ku shumë institucione të ndryshme shkencore, universitete, laboratore monitoruese dhe administrata të ndryshme kudo në botë, zbuluan se gjurmë të SARS- CoV-2 mund të detektohen në ujërat e ndotura.

Sistemi i paralajmërimit në kohë të COVID 19 do të përgatitet nga Universiteti Bujqësor i Tiranës dhe do të shërbejë për detektimin e përhapjes së viruseve apo si një indikator i  baktereve në ujërat e ndotura. Ky hulumtim do të shërbejë për të informuar institucionet publike që të ndërmarrin masat e duhura për të parandaluar përhapjen e sëmundjeve në kohë reale.

koment

Na Ndiqni në: