(STICKER TUMOR)
Prof. Paskal GJINO Universiteti Bujqësor i Tiranës, Fakulteti i Mjekësisë Veterinare,
Departamenti i Lëndëve Klinike.
Tumori venerian i transmetueshëm (TVT) në qen, i njohur gjithashtu si sarkoma infektive, granuloma veneriane, limfosarkoma e transmetueshme ose tumori Sticker është një tumor beninj retikulo-endotelial që prek kryesisht organet gjenitale të jashtme dhe herë pas here manifestohet me metastaza në brendësi të organeve tëkavitetit abdominal. TVT është një tumor i zakonshëm i qenve që prek të dy gjinitë. Vërehet në qen të cilët kanë aktivitet seksual të pakontrolluar. Tumori është shumë herë i kufizuar në vetvete dhe sulfati i vincristine konsiderohet aktualisht terapia më efektive.
TVT është patologji mjaft shqetësuese në botë por gjithashtu edhe në vendin tonë. Zakonisht vërehet tek qentë që janë në kontakt të ngushtë me njëri-tjetrin, ose tek qentë endacakë dhe të egër që shfaqin veprimtari të pakufizuar seksuale. Mosha më e prekur varion nga 2-5 vjeç.
Dëmtimi i mukozave të organeve gjenitale favorizon transmetimin. TVT-të mund të zhvillohen me ngadalësi ose mund të jenë agresive të shoqëruara me metastaza nëlëkurë dhe nënlëkurë, nyjet limfatike, sytë, bajamet, mëlçinë, shpretkën, mukozën orale, hipofizën, peritoneumin, trurin dhe palcën e kockave.
Shenjat klinike ndryshojnë në varësi të lokalizimit të tumoreve. Qentë me lokalizim tumoral në organet gjenitale manifestojnë klinikisht hemorragji tëkonsiderueshme. Në meshkuj lezionet zakonisht lokalizohen kranialisht glans penis ose në bulbus glandis. Masat tumorale shpesh vërehen në bazën e penisit dhe mund të shoqërohen me phimosis. Klinika mund tëngatërrohet me uretritin, cistitin ose prostatitin. Përfshirja e nyjeve limfatike rajonale është e shpeshtë tek meshkujt me tumore të mëdha.
Në qen femra tumoret mund të lokalizohen në pjesën e pasme të vaginës, duke dalë nga vulva dhe duke shkaktuar shpesh deformim të rajonit perineal. Mund të vërehet hemorragji e konsiderueshme e cila çon nëgjendje të theksuar anemie nëse patologjia vazhdon për një periudhë të gjatë kohore. Hemorragjia mund tëkonsiderohet gabimisht si gjendje afshi nga ana e pronarëve ose mjekëve veterinerë pa përvojë. Më rrallëTVT mund të lokalizohet në mitër.
Diagnoza përfundimtare bazohet në ekzaminimin fizik dhe gjetjet citologjike tipike të TVT.
Trajtimi TVT nuk është shumë i lehtë. Për trajtimin e kësaj patologjie aplikohen disa teknika të kombinuaa duke përfshirë kirurgjinë, radioterapinë, imunoterapinë, dhe kimioterapinë. Kirurgjia përdoret gjerësisht për trajtimin e TVT-ve të vogla, të lokalizuara, megjithëse rishfaqja e patologjisë mund të jetë e lartë 50-68% në rastet e tumoreve të mëdha invazive. Kontaminimi i formacionit tumoral është gjithashtu një burim i përsëritjes. Metodat për të parandaluar përsëritjen pas operacionit rekomandojnë largimin kirurgjikal tëformacionit tumoral të shoqëruar me kauterization, aplikimi i kriokirurgjisë ose kimioterapia pas largimitkirurgjikal.
Përdorimi i Vincristinës si kimioterapi ka rezultuar si terapia më efektive dhe praktike. Vincristina, administrohet çdo javë në një dozë prej 0.5 deri 0.7 mg/m2 të sipërfaqes së trupit ose 0.025 mg/kg, IV. Përtharja e lezioneve është gradual, megjithëse është veçanërisht i dukshëm dhe domethënës në fillim të trajtimit. Shërimi i plotë ndodh në më shumë se 90% të rasteve të trajtuara. Një shkallë shërimi që i afrohet 100% arrihet në rastet kur patologjia trajtohet që në fazat fillestare të diagnostikimit, veçanërisht në raste me kohëzgjatje më pak se 1 vit, dhe të pavarur nga prania ose jo e metastazave.
Kemioterapia me Vincristinë shoqërohet me efekte anësore mjaft të shprehura. Agjentët citostatikë, të tilla si vincristine, mund të shkaktojnë mielosupresion dhe efekte gastrointestinale duke shoqëruar me leukopeni dhe të vjella. Paresis është përshkruar gjithashtu si një efekt anësor për shkak të neuropatisë periferike.
Në përfundim duhet theksuar se TVT është neoplazia më e përhapur e organeve gjenitale të jashtme në qen meshkuj dhe femra. Diagnostikimi bazohet në manifestimin klinik dhe gjetjet citologjike. Përdorimi javor IV i vincristinës është konfirmuar si terapia më efektive dhe praktike. Studime të mëtejshme eksperimentale që do të realizohen në grupe më të mëdha të popullatës së qenve, janë të domosdoshme për të trajtuar këtë patologji mjaft të vështirë dhe të përhapur nëvendin tonë.