Të njohim trashëgiminë kulturore te vendit tonë.

Duke vlerësuar rëndësinë e trashëgimisë kulturore, në kuadër të projektit të detyrave të kursit të realizuara në modulin e sociologjisë rurale dhe urbane, u theksua tematika “Të njohim trashëgiminë kulturore të vendit tonë”. Konkretisht studentët e kursit të parë – Bachelor, Menaxhimi Turizmit Rural trajtuan kulturën dhe traditën e zonës së Tiranës dhe Dibrës, sic ilustrohet dhe në fotot bashkengjitur artikullit. Dibra dhe Tirana paraqesin dy zona që kanë sa ngjashmëri dhe ndryshime në aspektin e kultures si: gatimet tradicionale të zonës, zakonet, dasmat dhe veshjet popullore. Që të gjithë kemi lexuar për kulturën dhe traditat e vjetra të vendit tonë, të cilat janë formuar për periudha të gjata kohore dhe trashëguar brez pas brezi. Sot, në kohët moderne e kemi të vështirë të përcaktojmë, se cila është tradita e kulturës tonë, cila është e huazuar nga kulturat e vendve të huaja si turqit, italianët, grekët e të tjerë me radhë. Kjo për faktin se ne i zbatojmë dhe ruajmë disa nga traditat dhe zakonet e trashëgimisë tonë kulturore, por në mënyrë të moderuar. Në shekujt e fundit, avancimi i teknologjisë, mjeteve të transportit, globalizimi kanë lejuar që kulturat e ndryshme të kenë kontakt me njëri-tjetrin, duke ndarë dhe shkëmbyer elemente, që mund të modifikojnë ngadalë aspekte të caktuara kulturore. Pavarësisht ndikimit dhe varësia nga zhvillimi, trashëgimia kulturore e secilit vend del nga kultura, traditat, zakonet dhe historia e banorëve të atij vendi, prandaj, duhet ruajtur dhe mbrojtur për gjeneratat e ardhshme. Pra, me anë të këtij artikulli të shkurtër përcillet mesazhi, që duhet të gjithë si shoqëri të luftojmë për të ruajtur kulturën, të njohim dhe vlerësojmë traditat dhe zakonet. Jemi një vend në të cilën vertet është shumë i vogel, por kemi një larishmëri të kulturës, që na identifikon dhe dallon nga popujt e tjerë.

M.Sc Ermelinda SATKA

Fakulteti i Ekonomisë dhe Agrobiznesit

Departamenti i Menaxhimit të Turizmit Rural

Kontribuar studentët “Menaxhimi i Turizmit Rural

 

Na Ndiqni në: