Disa nga studentët e kursit të tretë të degës së dizajnit të mobilieve dhe interierit kanë zhvilluar së fundmi orë të praktikave mësimore në ambientet e kompanisë “Ardeno” e cila prej vitesh ofron mbështetje për studentët e Fakultetit të Shkencave Pyjore në Universitetin Bujqësor të Tiranës.
Administratori i kompanisë “Ardeno” Tonin Alia i shoqëroi të rinjtë gjatë prezantimit të punimeve ndërsa studentët u njohën nga afër me disa nga proceset kryesore të aktiviteteve që realizohen në këtë kompani. Gjithashtu studentët u njohën me pajisjet dhe makineritë me avangardë që kjo kompani zotëron dhe që mundësojnë prodhime cilësore.