Nëse qumështi është pjesë e një diete të shëndetshme, pretendimet se ai mund të parandalojë ose kurojë koronavirusin janë të pabazuara. Baza e këtyre pretendimeve duket se mbështetet në dy përbërës të tij që ndikojnë pozitivisht mbi imunitetin dhe janë : laktoferina dhe vitamina D.
Laktoferina është një proteinë që gjendet në shumicën e sekrecioneve tek gjitarët, dhe është veçanërisht e lartë në qumësht. Kjo proteinë ka disa veti antimikrobike dhe hulumtimet sugjerojnë se transferimi i laktoferrinës nga nëna tek foshnja nëpërmjet qumështit të gjirit, mund të sigurojë një mbështetje imune për sistemin imunitar ende në zhvillim të foshnjës. Ndersa laktoferina e përqëndruar promovohet si një shtesë diete në ushqime si psh formulat për foshnjat, nuk ka asnjë provë që sugjeron se laktoferina e gjetur në qumështin e lopes, krijon ndonjë përfitim specifik imunitar tek njerëzit që e përdorin atë.
Përbërësi i dytë i qumështit që sugjerohet si i dobishëm është vitamina D. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, qumështi është i pasuruar me vitaminë D, një vitaminë e tretshme në yndyrë e lidhur me shumë funksione në trup, duke përfshirë rritjen dhe përgjigjen imune. Pretendimi se vitamina D në qumësht mbron nga koronavirusi duket se bazohet në një meta-analizë të botuar në 2017 në British Medical Journal, e cila zbuloi se plotësimi i vitaminës D, ul rrezikun e infeksionit akut të frymëmarrjes. Është e rëndësishme të theksohet se ky studim hetoi plotësimin e vitaminës D në doza shumë më të larta se ato që gjenden në produktet e qumështit. Ai gjithashtu nuk përfshiu COVID-19 në përkufizimin e infeksionit akut të frymëmarrjes. Në të dyja rastet, sugjerimi duket se I referohet konsumimit të qumështit, për një imunitet specifik më të lartë ndaj virusit.
Qumështi si pjesë e një diete të shëndetshme
Ndërsa qumështi mund të mos japë përfitime specifike imune për të shmangur koronavirusin, ai mund të jetë pjesë e një diete të shëndetshme që do të optimizojë shëndetin human dhe do të rrisë gatishmërinë e trupit për të luftuar infeksionet e çdo lloji. Përveç përbërësve të listuar më sipër, qumështi përmban gjithashtu vitaminë A, e cila ndihmon në shëndetshmërinë e të parit dhe lëkurës. Qumështi përmban Ca ( calcium) që ndihmon në shëndetshmërinë e kockave dhe ndihmon në përthithjen e vitaminës D. Po ashtu ai përmban vitamina B të rëndësishme për metabolizmin e energjisë, në bashkëpunim me disa minerale thelbësore. Qumështi është gjithashtu një burim i mirë i proteinave. Qumështi i plotë mund të jetë një burim përfitues i kalorive për fëmijët e vegjël (mosha 1-2 vjeç). Komponentët e listuar më sipër mund të gjenden edhe në ushqime të tjera si peshku yndyror, mëlçia, arrat, perimet me gjethe jeshile të errët dhe drithërat e fortifikuara. Duke zgjedhur një dietë të larmishme me ushqime të përpunuara minimalisht, ne keni mundësi më të mira për t’u siguruar që po konsumojmë të gjithë lëndët ushqyese thelbësore në sasi të mjaftueshme.
Mbrojtja më e mirë kundër koronavirusit dhe informacionit të rremë
Mbrojtja më e mirë kundër sëmundjes nga COVID-19 është ndjekja e udhëzimeve të përcaktuara nga Komiteti Shtetwror kundra Covid. Keshillat si : lani duart shpesh me sapun dhe ujë, përdorni dezinfektues duarsh me bazë alkooli kur uji dhe sapuni nuk janë në dispozicion, praktikoni distancimin social, vishni një maskë pëlhure për fytyrën në zonat ku distancimi social mund të jetë i vështirë (dyqan ushqimesh) dhe qëndroni në shtëpi kur nuk ndihen mire, janë këshillat më efektive.
Nëse shihni një postim në mediat sociale dhe nuk mund ta gjurmoni në burime të besueshme, është më mirë të kontaktoni ekspertë të fushës përpara se të zbatoni këshillat. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka një koleksion të dobishëm për koronavirusin..
Burimi i informacionit
1 https://www.frontiersin.org › fimmu.2018.00143.
JENNIFER ONOPA, MS, RDN LDN : Expert of Food Families & Health Food Safety & Quality Nutrition Health Promotion & Disease Prevention Retail Food Safety Home Food Preservation
Andy Hirneisen, MA: Expert of Food Safety Food Quality Environmental Monitoring Home Food Preservation
Përgatitur nga
Prof. Dr. Bizena Bijo