Sfida kryesore që shtrohet përpara bujqësisë në të gjithëbotën është siguria ushqimore e cila gjendet përballë dyproblemeve kryesore globale. Nga njëra anë rritja e kërkesëspër ushqim, pasojë e rritjes së shpejtë demografike tëpopullsisë botërore, e cila sipas një raporti të OKB-së, brenda2030 do të shkojë 8.6 miliard banorë dhe brenda 2050 do tikalojë 9.8 miliard, me një rritje rreth 83 milion banorë në vit.
Nga ana tjetër, sipas të gjithë grupeve të skenarëveparashikues klima do të vazhdojë të ndryshojë dhe ndikimi indryshimeve klimatike do të ketë efekte të mëdha në bujqësime pasojë rënien e prodhimit.
Në këtë kontekst, çështja që parashtrohet është se si do tëzgjidhen këto dy probleme me qëllim që të sigurohet ushqimi mjaftueshëm për një popullsi në rritje në kohën e ndryshimeve klimatike?
Zgjidhja e këtyre dy problemeve kërkon që sistemetbujqësore të implementojnë strategjitë e zbutjes e tëpërshtatjes ndaj ndryshimeve klimatike.
Duke qënë se bujqësia është shumë e prekshme ngandryshimet klimatike, kjo kërkon që bujqësia të ndryshojëqasjen e saj drejt modeleve të reja të prodhimit, të cilat me praktikat e tyre reduktojnë lëshimin e gazeve me efekt serrënë atmosferë, pra zbusin ngrohjen globale dhe krijojnëmundësi më të mëdha përshtatje për sistemet e fermave duke shfrytëzuar mundësitë e dobishme dhe duke ruajturqëndrueshmërinë e prodhimit. Vetëm në këtë mënyrë do tëbëhet i mundur sigurimi i ushqimit dhe plotësimi i kërkesësgjithnjë në rritje për ushqime.
Në përpjekjet për të realizuar objektivat e saj në kushtet e njëklime në ndryshim, bujqësisë i vjen në ndihmë edhe kërkimishkencor dhe inovacionet teknologjike.
Ndërmjet shumë sistemeve të reja të bujqësisë që janë krijuar, të cilat janë në gjendje të zbusin efektet e ndryshimeveklimatike mbi prodhimin, sikurse Bujqësia e Zgjuar ndajKlimës (Climate Smart Agriculture), Bujqësia Organike, Sistemet Agropyjore etj., të cilat i kemi trajtuar në shkrimettë mëparshme, janë dhe Sistemet Hidroponike, Aeroponikedhe Akuaponike.
Sistemet hidroponike, aeroponike dhe akuaponike janë njëalternativë e ekonomisë së gjelbër “green economy”.
Këto sisteme, me praktikat e prodhimit që zbatojnë, ndikojnëdukshëm në drejtim të reduktimit të impakteve tëndryshimeve klimatike.
Kur flasim për Sisteme Hidroponike, bëhet fjalë për sistemetë kultivimit “pa tokë” të cilat janë në gjendje të prodhojnë nëkushtet e burimeve ujore të kufizuara dhe mungesës sëburimeve tokësore apo degradimit të tyre në shumë rajone tëbotës.
Mungesa e burimeve ujore është një ndër problemet me tëcilat përballet bujqësia, sidomos në disa rajone siç ështëpellgu i Mesdheut, ku bën pjesë edhe Shqipëria, i cili nëkushtet e ndryshimeve klimatike, sipas të gjithë skenarëveparashikues, do të ketë gjithnjë e më pak reshje me pasojëgjithnjë e më pak burime ujore në dispozicion të bujqësisë.
Nga ana tjetër nën ndikimin e ndryshimeve klimatike dhepraktikave bujqësore intensive, toka në bujqësi po humbet me shpejtësi pjellorinë e në shumë zona po shkon drejtdegradimit të saj.
Përballimi i këtyre problemeve në bujqësi, por dhe shumë tëtjerave me të cilat ndeshet prodhimi bujqësor, kërkon që atyku është e mundur të zbatohen sistemet hidroponike tëprodhimit ose si quhen ndryshe sistemet e kultivimit “pa tokë”.
Hidroponia nënkupton kultivimin e bimëve pa tokë. Është njësistem që bën të mundur kultivimin me disa nivele ose me atëqë quhet bujqësia vertikale. Hidroponia dhe kultivimi vertikalshpesh konsiderohen si teknika komplementare.
Kultivimi hidroponik është një teknikë inovative me përdorime të gjëra veçanërisht në sektorin e prodhimit tëperimeve, por është dhe një teknikë moderne e kultivimit. Si e tillë ajo kërkon dhe njohje të thelluara të fushës së bujqësisë, kimisë e hidraulikës, por dhe të teknologjisë e veçanërisht tësistemeve të kontrollit digjital në kultivim.
Hidroponia mund të zbatohet me sukses në hapësirabujqësore ku ka kufizime lidhur me sipërfaqen e tokësbujqësore apo me kufizime të tjera të burimeve si ato ujoreetj.
Sistemet e prodhimit hidroponik zbatohen nga fermerët e vegjël në fermat e tyre por edhe në fermat e mëdha tregtare.Fermerët në shumë vende të botës kanë zbatuar me suksesdhe kanë filluar të shohin përfitimet duke rritur rendimentet e kulturave bujqësore dhe efikasitetin e sistemit bujqësor.
Hidroponia, në raport me sistemet e tjera të kultivimit sjellnjë sërë përparësish, të cilat evidentohen në shumë drejtime.
Kultivmi hidroponik mund të realizohet si në mjedise tëmbrojtura (serra) gjatë gjithë vitit ashtu dhe në fushë të hapurdhe mund të zbatohet kudo.
Hidroponia është një metodë që paraqet interesa sidomos nëvende ku ka kufizime të tokës, ku ka kufizime klimatike, oseaty ku toka ka humbur pjellorinë e saj; ku ka probleme tëndotjes të tokës nga agjentë kimikë apo dhe është degraduar.
Kjo metodë, duke qënë kultivim “pa tokë” shmang shumëprobleme që krijohen me tokën gjatë kultivimeve si ngjeshjae tokës, reduktimi i kapacitetit ujëmbajtës, kripëzimi, erozioni i tokës etj., dhe duke kontrolluar mirë ushqyesit, tëcilët u dërgohen bimëve aq sa ato duan, mbron tokën ngandotja.
Kultivimi hidroponik kërkon shumë më pak ujë se metodat e tjera të kultivimit qoftë ai tradicional apo akoma më shumë se kultivimi konvencional. Kultivimi hidroponik kursen ujinduke qënë se ai mund të riciklohet pas përdorimit. Në raportme bujqësinë tradicionale konsumi i ujit reduktohet deri në90%.
Kultivimi hidroponik krijon mundësinë e prodhimit gjatëgjithë vitit duke qënë se zbatohet si në fushë dhe në mjedisetë mbrojtura në të cilat mund të kontrollohen faktorëtklimatikë.
Kjo metodë kultivimi kufizon në maksimum përhapjen eparaziteve si sëmundjet kërpudhore, dëmtuesit dhe barërat e egra, duke qënë se mungon kontakti me tokën, ku një pjesë emadhe e tyre dimërojnë. Kështu ajo kufizon dukshëmpërdorimin e pesticideve dhe herbicideve të cilat shkaktojnëndotje të mjedisit në sistemet e tjera të kultivimit.
Nga të dhënat rezulton se kultivimi hidroponik jeprendimente më të larta se metodat e tjera të kultivimit. Sipasdisa të dhënave prodhimtaria rritet deri në 20% më shumë.
Prodhimi i realizuar në kultivimin hidroponik rezulton mecilësi ushqimore më të lartë duke qënë se bimët rriten nëkushte natyrore, ushqimi i bimëve është rigorozisht ikontrolluar dhe faktorët e rritjes si drita, temperatura, lagështia etj. janë të kontrolluar nëpërmjet sensorëvedigjitalë.
Në kultivimin hidroponik shpejtësia e rritjes të bimëve ështëmë e madhe; nga studimet rezulton se shpejtësia e rritjes sëbimëve është 30-50% më e lartë se bimët që kultivohen nëtokë, për pasojë dhe koha e pjekjes vjen më përpara. Ështënjë sistem që shmang efektet konkuruese të bimëve gjatëkultivimit.
Gjithashtu kjo metodë kultivimi kursen të gjitha proceset e punës që bëhen me tokën si punimi, përgatitja etj.
Në aspektin mjedisor dhe të kontributit të bujqësisë nëndryshimet klimatike sistemet hidroponike çlirojnë shumë mëpak gaz karbonik (CO2) krahasuar më sisteme të tjerakultivimi për njësi prodhimi.
Kjo metodë kultvimi ka dhe disa kufizime lidhur me kostot e ngritjes të impianteve, të cilat janë më të larta se në sistemintradicional. Kërkon monitorim dhe mirëmbajtje tëvazhdueshme të impiantit. Mund të ketë kufizime që mund tëvijnë nga ndërprerjet e energjisë elektrike e cila shërben përtë vënë në lëvizje sistemet e kontrollit dhe ushqimit tëbimëve. Por dhe ky kufizim mund të zgjidhet me anë tëinstalimit të paneleve diellore fotovolatike për prodhimin e energjisë elektrike, kjo dhe në kuadrin e përdorimit tëenergjive të rinovueshme duke kontribuar në reduktimin e ndryshimeve klimatike.
Një pyetje që lind natyrshëm në rastin e sugjerimit të këtijsistemi kultivimi, pavarësisht të gjitha përparësive që ai sjell,është se cila është kostua e zbatimit të tij. Kuptohet që kysistem duke qënë se kontrollohet dhe funksionon në mënyrëdigjitale ka një kosto më të lartë se në sistemet e tjera tëkultivimit, por këto kosto të larta mbulohen e tejkalohenshumë herë nga sasia e lartë e prodhimit të realizuar, hershmëria, cilësia, prodhimi gjatë gjithë vitit etj. Në se ndërtojmë një mjedis të mbrojtur (serrë) me të gjitha sistemettë instaluara si sisteme kontrolli, ushqimi, ngrohje, ftohje, ventilim etj., sipas disa studimeve, kostua shkon 90 – 100 dollarë/m2 por raporti shpenzime/të ardhura/m2 shkon deri1:3. Sipas studimeve investimi i sistemit hidroponik kthehetnë 2 – 4 vjet me një norme kthimi 20 – 40%.
Kultivimi hidroponik është i sukseshëm në se plotësohenkërkesat teknike lidhur më faktorët e prodhimit si atamjedisore (dritë, ajër, temperaturë, lagështi, ujë, nxehtësi dhehapësirë), por në mënyrë të veçantë ushqimi i bimëve.
Sistemet e kultivimit “pa tokë” mund të jenë zbatuar në dymënyra:
1) në kultura të vendosura në substrat, i cili mund të jetëorganik ose inorganik (artificial) ose përzierje në të cilindërgohet uji dhe nëpërmjet ujit lëndët ushqyese dhe;
2) në kultura pa substrat të vendosura në mjedis të lëngshëm(në solucion ushqyes ujor).
Në rastin e parë bëhet fjalë për bujqësinë hidroponike me substrat dhe në rastin e dytë për bujqësinë hidroponike papërdorim të substratit por të ujit.
Kultivimi hidroponik me substrat nënkupton përdorimin e substratit i cili vendoset në mbajtëse të përshtatshme dheshërben si mjedis për mbështetjen dhe zhvillimin e rrënjëve tëbimëve por edhe për të përcjellë ushqimin e bimëve. Substratimund të jetë perlit, vermikulit, zeolit, rërë, torfë, etj.
Substrati duhet të jetë i tillë që të mbajë lagështinë por edhetë largojë ujin e tepërt i cili mund të dëmtojë bimët apo tëfavorizojë zhvillimin e sëmundjeve rrënjore. Vendosja e substratit duhet të bëhet e kombinuar me qëllim që ai edhe tëdrenojë ujin e tepërt në shtresën e poshtme, por edhe të mbajëujin në shtresën e sipërme. Substrati duhet të përcjellësolucionin ushqyes i cili përbëhet nga uji dhe kripëratushqyese të tretshme në ujë si N, P, K, Ca, MG, S por edhemikroelementët si Cu, Fe, B, Mo, e Mn. Dërgimi i tyre përbimët bëhet i kontrolluar në varësi të llojit të bimëve, kërkesave ushqyese, fazës së zhvillimit etj.
Kultivimi hidroponik pa substrat nënkupton vendosjen e sistemit rrënjor të kulturave me në solucion ujor.
Kultivimi hidroponik bëhet i mundur në sajë të qarkullimit tëujit nëpërmjet të cilit dërgohen në bimë edhe lëndët ushqyesetë tretura në të. Pra është një lloj kultivimi i bimëve jo nëmjedis tokësor por në mjedis ujor.
Modeli më i zakonshëm në kultivimin hidroponik është ai nëtë cilin bimët vendosen mbi një vaskë me ujë dhe rrënjët e tyre qëndrojnë brenda në ujë nga ku marrin dhe lëndëtushqyese. Bimët qëndrojnë mbi vaskën me ujë me ndihmën e një shtrese polisteroli e cila vendoset mbi sipërfaqen e ujit. Kur bimët rriten, në varësi të llojit të bimëve, atyre jukrijohen sisteme mbështetje.
Zbatimi i një sistemi hidroponik kërkon ujë, solucion ushqyese kripëra minerale, kontroll të vazhdueshëm të temepraturës, qarkullimit të ajrit, dritës dhe materiale mbështetëse.
Kultivimi hidroponik është një teknikë moderne kultivimisepse kërkon njohje dhe kontroll rigoroz të faktorëve tëprodhimit si lëndët e nevojshme ushqyese, drita, temperatura, oksigjeni, sasia e ujit etj. Kontrolli dhe vendosja e raportevetë ekuilibruara nërmjet faktorëve kryesorë të prodhimit (ujit, kripërave ushqyese dhe oksigjenit) por dhe e faktorëve tëtjerë si pH i solucionit ujor, lagështia, temperatura e dritagjatë kultivimit përcakton sasinë dhe cilësinë e prodhimit qëmerret.
Në se gjatë kultivimit ruajmë raporte të ekuilibruara ndërmjetkëtyre faktorëve të prodhimit thuajse të gjitha llojet e bimëve, me pak përjashtime, mund të kultivohen me këtë teknikë.
Shumë bimë perimore, të cilat nuk formojnë biomasë tëmadhe dhe nuk kërkojnë shumë sipërfaqe si sallata, spinaqi, rukola, disa bimë aromatike, por dhe domatet, specat e kastraveci mund të kultivohen me sukses gjatë verës nëmjedise të hapura me këtë teknikë. Sallata është një ngabimët e cila mund të kultivohet gjatë gjithë vitit në serra. Bimët frut-rrënjore si karrotat, rrepat etj, nuk janë tëpërshtatshme për këtë teknikë kultivimi.
Sipërfaqet me kultivim hidroponik janë rritur me shpejtësi nëvitet e fundit, ato janë përhapur në shumë vende të botës dhekanë qënë shumë të suksesshme. Ky sistem në bujqësi bën tëmundur marrjen e prodhimit në sasi dhe cilësi dhe me nivel tëulët të përdorimit të inputeve.
Kultivimi hidroponik, nëpërmjet kursimit të burimeve ujoredhe kufizimeve të sipërfaqes tokësore shikohet si një ngaalternativat më të mira të sistemeve bujqësore për të luftuarndryshimet klimatike.
Prof.Dr. Albert Kopali
Departamenti i Mjedisit dhe Burimeve Natyrore