Sektori i mishit

Blegtoria është një sektor agroushqimor shumë i rëndësishëm në Shqipëri. Mishi është një nga artikujt ushqimorë bazë të shportës së konsumit të familjeve shqiptare dhe shporta e konsumit të mishit dominohet dukshëm nga mishi i viçit (ai përbën rreth 1/2 e furnizimit total të mishit për konsum), megjithëse është shumë më i kushtueshëm krahasuar me mishin e shpendëve ose atë të derrit. Kjo është një panoramë krejt e ndryshme nga ajo e BE-së, ku mishi i viçit zë një përqindje shumë më të ulët.

Importet zënë një pjesë të konsiderueshme të konsumit lokal për të gjitha llojet e mishit. Zinxhiri i vlerës i mishit konsiderohet si sektor me përparësi duke pasur parasysh potencialin për zëvendësimin e importeve.

Që në fillim të viteve 2000, prodhimi i mishit të gjitha llojeve (i viçit, shpendëve, të imtave dhe derrit) ka pasur një trend rritës. Në përgjithësi, prodhimi i mishit ka si destinacion tregun e brendshëm, kështu që rritja e prodhimit është e nxitur kryesisht nga rritja e kërkesës vendase.

Pavarësisht rritjes së prodhimit, importet kanë mbetur të larta, kështu që çdo investim ose zhvillim biznesi do të duhet të konsideronte si përparësi zëvendësimin e importeve, ndërsa eksportet nuk janë premtuese për të ardhmen e afërt (përveç të imtave në kushte të caktuara). Një shqetësim kryesor është mungesa e pajtueshmërisë me standardet, gjë që e pengon Shqipërinë të eksportojë produkte blegtorie (mishi) në tregjet e BE-së.

Sërish AASF), i cili është një program i financuar dhe zhvilluar nga BERZH (Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim) në bashkëpunim dhe me mbështetje nga qeveria shqiptare, i cili ka nisur aktivitetin në vitin 2016, sjell nëpërmjet raporteve studimore të dhëna dhe sugjerime në lidhje me këtë sektor. Ai informon institucionet financiare dhe palë të tjera të interesuara për mbështetjen e sektorit të mishit për mundësitë kryesore për të financuar në këtë sektor.

Disa nga mundësitë më të mira për financim në nivel ferme janë investimet për blerjen e kafshëve të racave të përmirësuara (gjedhë, të dhirta, të leshta dhe derra), përmirësimin e kushteve të stallave dhe të ushqimit të kafshëve. Ndonëse investimi për thertore të reja nuk është shumë i nevojshëm, përmirësimi i teknologjisë në thertoret ekzistuese përbën një mundësi për financim. Përmirësimi i një sërë pikash therjeje në mënyrë që ato të përmbushin standardet e sigurisë ushqimore mund të jetë gjithashtu një fushë interesante në rajonet/bashkitë ku ka mangësi thertoresh të licencuara.

Mundësi të tjera në lidhje me financimin janë ndërtimi dhe/ose rinovimi i objekteve për ruajtjen e ushqimit të kafshëve, financimi për pajisjet e transportit të kafshëve në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian për mirëqenien e kafshëve, përmirësimi i teknologjisë në ndërmarrjet e vogla aktuale të përpunimit të mishit, pajisjet e ruajtjes frigoriferike dhe mjetet frigoriferike të transportit të karkasës dhe produkteve të mishit, investimet për trajtimin e mbetjeve në nivel ferme dhe përpunimi.

Vendosja e marrëdhënieve të bashkëpunimit ndërmjet bizneseve të mëdha në rritjen e shpendëve dhe fermerëve të interesuar në rritjen e pulave mund të përbëjë një mundësi të rëndësishme në financimin sipas qasjes së zinxhirit të vlerës. Kur hartojnë ndërhyrje apo financime investimesh në këtë sektor, institucionet financiare duhet të marrin në konsideratë se mbështetja për investime varet në mënyrë thelbësore nga zhvillimet në zbatimin e standardeve të sigurisë i cili është një kusht paraprak për investimet e reja në sektorin e blegtorisë (shembulli klasik janë thertoret) dhe se mund të përdorin bashkëfinancim për investimet: financimi nga banka i kombinuar me mbështetjen financiare publike nëpërmjet skemave mbështetëse të qeverisë shqiptare ose skemave të IPARd.

Politika aktuale e granteve të pjesshme ka implikime të rëndësishme për institucionet financiare. Ata kanë mundësinë për të bashkëfinancuar investimet për investimin e 100% të shumës, nga e cila 50% mund të jetë kredi afatshkurtër (pjesa që duhet të rimbursohet nga granti pas përfundimit të investimit) dhe maksimumi 50% kredi afatgjatë për pjesën që duhet të paguhet nga përfituesi.

 

AASF
https://aasf.com.al/

Na Ndiqni në: