Karboni është baza e ciklit të jetës në tokë, por karboni ështëpërgjegjës edhe për modifikimin e sistemit klimatik të Tokës.
Në nivel global Toka përmban 4,5 herë më shumë C sesa gjendetnë gjithë organizmat e gjalla dhe rreth 2-3 herë më shumë sesa nëatmosferë. Toka është rezerva kryesore e karbonit duke qënë se,përveç karbonit i cili gjendet i magazinuar në tokë, ajo nëvazhdimësi kap dhe ruan C. Sasitë e karbonit në tokë ndryshojnë nëvarësi të klimës, llojit të tokës, llojit të bimësisë dhe përmbajtjes sëmikroorgnizmavë në tokë.
Një burim karboni konsiderohet ai që lëshon dioksid karboni nëatmosferë. Shembuj të burimeve të karbonit përfshijnë djegien e lëndëve djegëse fosile si gazi, qymyri dhe nafta, shpyllëzimi dheshpërthimet vullkanike. Një rezervuar karboni në Tokë është njërezervuar natyral ose artificial që thith dhe ruan karbonin e atmosferës me mekanizma fizikë dhe biologjikë. Qymyri, nafta, gazi natyror, hidrati i metanit dhe guri gëlqeror janë të gjithëshembuj të rezervuarëve të karbonit.
Karboni ruhet në planetin tonë a) si molekula organike nëorganizmat e gjallë dhe të vdekur që gjenden në biosferë; b) si gaznë formën e dioksidit të karbonit në atmosferë; c) si lëndë organikenë tokë dhe d) në litosferë si lëndë djegëse fosile dhe depozitat e shkëmbinjve sedimentarë si gëlqerorët, dolomitet etj.
Problemi kryesor i karbonit dhe roli i tij në modifikimin e sistemitklimatik të Tokës lidhet me përmbajtjen e karbonit në atmosferë icili gjendet në formën e CO2. Zbutja e efektit të ndryshimeveklimatike nënkupton reduktimin e sasisë së CO2 që gjendet nëatmosferë. Dhe kjo mund të bëhet nëpërmjet sekuestrimit tëkarbonit në tokë. Ka dy metoda për sekuestrimin e karbonit nëtokë: sekuestrimi biologjik dhe sekuestrimi gjeologjik.
Sekuestrimi biologjik ose tokësor nënkupton metodën e përdorimittë bimëve për të kapur CO2 nga atmosfera dhe më pas ruajtjen e tijsi karbon në përbërjën e bimëve, mbetjeve bimore dhe në tokë.
Sekuestrimi gjeologjik i karbonit nënkupton metodën e kapjes dheruajtjes së CO2 në formacione të thella gjeologjike për tëparandaluar çlirimin e tij në atmosferë. Kjo mund të bëhetzakonisht duke e mbajtur CO2 nën presion derisa të kthehet në lëng, dhe më pas ai injektohet në formacionet e thella shkëmbore porozenë depozitat gjeologjike. Sekuestrimi gjeologjik i karbonit është njëstrategji e mirë por e vështirë për tu realizuar, kështu që strategjiamë e mirë për sekuestrimin e karbonit dhe zbutjen e efekteve tëndryshimeve klimatike është sekuestrimi biologjik.
Karboni atmosferik i sekuestruar nga bimët përmes fotosintezësmund të ruhet si karbon organik i tokës nëpërmjet proceseve tëtransformimit të vazhdueshëm. Sekuestrimi i karbonit është njëproces natyror dhe një strategji e mundshme për zbutjen e ndryshimeve klimatike. Teorikisht, veprimet e ndërmarra për tërritur shkallën e sekuestrimit të karbonit në tokë mund tëkompensojnë emetimet e gazeve serrë nga burime të tjera. Kështup.sh., të gjitha lagunat sekuestrojnë karbonin nga atmosfera përmesfotosintezës, i cili magazinohet në bimë, në mbetjet bimore nëproces dekompozimi, në torfë, në toka më përmbajtje të lartë lëndeorganike dhe në sedimentet e krijuara gjatë mijëra viteve.
Sekuestrimi biologjik i karbonit ndodh përmes vegjetacionit, i cilisikurse theksuam, e kap në formën e dioksidit të karbonit nga bimëtqë gjenden në pyje, kullota, livadhe, sistemet bujqësore si dhe nëtokë dhe oqeane.
Pyjet që janë pjesa kryesore e vegjetacionit botëror thithin afro 16 miliardë tonë metrikë dioksid karboni në vit dhe aktualisht mbajnë861 gigaton karbon në degët, gjethet, rrënjët dhe tokat e tyre. Kjo ibën pyjet një nga rezervat kryesore të karbonit, në ciklin global tëtij dhe kjo bën që ruajtja dhe mirëmbajtja e pyjeve të shëndetshmeështë një strategji efikase dhe jetike në luftën kundër ndryshimeveklimatike.
Studime të ndryshme evidentojnë që kompensimi vjetor i CO2 ngadrurët pyjorë (pemë pyjore të larta) varijon nga 21,77 kg CO2/drurëderi në 31,5 kg CO2/drurë. Kjo do të thotë se një ton CO2 që mundtë lëshohet, kompensohet nga kapja që mund të bjnë 31 deri në 46 drurë pyjorë. Një dru pyjor i maturuar gjatë një viti mund të thithëmë shumë se 48 kilogram dioksid karboni (CO2), i cili ruhetpërgjithmonë në fibrat e tij derisa druri të mbyllë ciklin e tij jetësordhe të shpërbëhet nga mikroorganizmat nëpërmjet dekompozimitose nëpërmjet djegies nga zjarri.
Në qoftë se duam të bëjmë një llogaritje të thjeshtë: 1 tonCO2e ështëi barabartë me sasinë e karbonit që lëshohet nga djegia e afersisht5,466 kWh gaz natyror. N.q.se një familje mesatare konsumonrreth 12,000 kWh gaz natyror në vit, kjo do të thotë që kjo familjelëshon në atmosferë afërsisht 2 ton CO2e.
Perceptimi i CO2 si një nga gazet serrë kryesorë është pak e vështirëduke qenë se ai është një gaz pa ngjyrë e pa erë. Në se duam tëmendojmë se çfarë përbën 1 kg CO2 kjo është pak e vështirë. Mëgjithatë, mund ta argumentojmë praktikisht me një shembull: nëse keni një top të madh plazhi, i cili ka një diametër rreth 1 m, dheduam ta fryjmë, këtë mund ta bëjmë me 1 kg CO2. Kjo sasi e dioksidit të karbonit (1 kg CO2) prodhohet nga një makinë me madhësi mesatare e cila përshkon 3,7 km.
Ose në se duam të marrim një shembull tjetër, atë që ne konsumojmë çdo ditë, kafja. Dhe pyesim sa CO2 prodhon konsumi injë filxhan kafje? Një filxhan kafe ka 15 g kafe. Konsumi i njëfilxhani kafe prej 15 g është i barabartë me 0,4 kg CO2e, ose ibarabartë me ngarjen e makinës për rreth 2 km.
Por duhet të mendojmë që një pemë (dru i lartë) sekuestronafërsisht 25 kg CO2 gjatë një viti (ose mesatarist ndërmjet 10 dhe40 kg CO2/vit).
Niveli i absorbimit të karbonit nga bimët në fotosintezë varet ngalloji i bimësisë. Kështu p.sh., druri i lisit është pema më efikase përkapjen e karbonit, duke qenë në gjendje të sekuestrojë rreth 10,994 ton ekuivalent CO2 gjatë gjithë jetës së tij.
Por në përgjithësi bimët që rriten shpejt absorbojnë më shumëdioksid karboni. Kështu p.sh. kallami bambu mund të jetë më i miri në thithjen e CO₂.
Ka metoda të ndryshme të matjes së karbonit të sekuestruar ngalloje të ndryshme bimore. Magjithatë, një metodë e thjeshtëempirike për magazinim total të karbonit në bimë llogaritet si: magazinimi total i karbonit = 0,5 x biomasa totale e ekosistemit tëkonsideruar. Kjo bazohet në faktin që përafërsisht gjysma e peshëssë thatë bimore është karbon, ndaj ndani peshën e thatë të një druriose të një siperfaqje pyjore që doni të vlerësoni me 2. Rezultati natregon se sa kg karbon ruhet në drurët pyjorë ose në një pyll. Nësee shumëzoni atë numër me 3.67, do të zbuloni se sa kg dioksidkarboni është thithur nga pema gjatë gjithë jetës së saj.
Ndërsa në nivel ekosistemi, eksistemet detare (oqeanet) kanënivelin më të lartë të sekuestrimit të karbonit dhe janë rezervuarimë i madh dhe afatgjatë për karbonin në biosferë, duke ruajtur dhericikluar rreth 93% të CO2 të sistemit Tokësor,
ndërsa në sedimentet e depozituara në oqeane mendohet se përmbajnë 4 % të karbonit. Oqeani absorbon 25 % të të gjithaemetimeve të dioksidit të karbonit dhe kap 90 % të nxehtësisë sëtepërt të krijuar nga këto emetime por, njëkohësisht oqeanigjeneron rreth 50 % të oksigjenit që na nevojitet. Parë nga kykëndvështrim oqeanet mund të konsiderohen si “mushkëri tëplanetit” por dhe si rezervuari më i madh i karbonit në Tokë, duke qënë kështu një nga kontribuesit dhe mbrojtësit kryesorë të planetitnga ndikimi i ndryshimeve klimatike.
Por rezervuarë të mëdhenj të karbonit në Tokë janë dhe toka dhepyjet.
Sigurisht që kur diskutojnë për ndryshimet klimatike dhe zbatimine strategjive të mbrojtjes ndaj tyre, rëndësi të veçantë marrin masatzbutëse, me të cilat nënkuptojmë “luftën” që duhet dhe mund tëbëhet në “rrënjët” e problemit që lidhen me reduktimin e lëshimevetë gazeve me efekt serrë në atmosferë. Ndërhyrjet teknologjike qëmund të bëhen për sekuestrimin biologjik të karbonit do të luajnënjë rol të rëndësishëm për të ndihmuar shoqërinë njerëzore që tëarrijnë objektivat e vendosura në marrëveshjet ndërkombëtare përtë arritur në zero lëshime neto deri në vitin 2050.
Parë në këtë aspekt, ajo që ne mund të ndikojmë është sekuestrimibiologjik i karbonit dhe, sikurse cituam edhe më sipër, pyjet janënjë nga rezervuarët kryesorë të karbonit, prandaj vlerësimi i pyjevedhe vegjetacionit në përgjithësi, merr një rëndësi të veçantë nëzbatimin e strategjive zbutëse ndaj ndryshimeve klimatike. Por jo vetëm, pasi pyjet kryejnë edhe shumë funksione të tjera ekologjike, ekonomike e sociale në biosferë.
Drurët pyjorë sekuestrojnë sasi të mëdha të karbonit çdo vit duke reduktuar sasinë e karbonit në atmosferë. Kjo për faktin se drurëtpyjorë janë shumëvjeçarë dhe nga viti në vit ato akumulojnë e ruajnë sasi gjithnjë e më të mëdha të karbonit në biomasën e tyretrupore. Por jo vetëm mbulesat bimore pyjore (vegjetacioni pyjor)grumbullojnë CO2, por edhe çdo mbulesë tjetër bimore sekuestronsasi të ndryshme të karbonit.
Një kontribut shumë të madh në këtë drejtim mund të japin edhekulturat mbuluese bujqësore si bimët e arave, pemtoret, vreshtatdhe shumë bimë të tjera bujqësore. Kështu p.sh., studime tëndryshme vlerësojnë që sekuestrimi i karbonit nga kulturatmbuluese në tokat bujqësore është 0.22 ton/ha/vit.
Parë në këtë aspekt, sot gjithnjë e më shumë po flitet për bujqësinëe karbonit e cila nënkupton zbatimin e praktikave bujqësore qërrisin kapacitetin e sekuestrimit të karbonit nga atmosfera dhe e ruajnë atë në tokë duke reduktuar çlirimin e karbonit në atmosferë. Kur zbatohet siç duhet, mbjellja me mbulesë ka potencialin për tëndihmuar në zbutjen e ndryshimeve klimatike si një praktikë e rekomanduar për bujqësinë e karbonit.
Në veçanti praktikat e bujqësisë së qëndrueshme janë praktika tëbujqësisë së karbonit. Por praktikat e sekuestrimit të karbonit nëbujqësi, përveç reduktimit të lëshimeve në atmosferë, paraqet dheshumë përfitime të tjera për fermerët si përmirësimi i cilësive tëmjedisit, te cilësive të tokës, përfitime ekonomike dhe ruajtjen e biodiversitetit. Kështu kulturat mbulesë mund të përmirësojnëpjellorinë e tokës, të rritin përmbjájtjen e lëndës organike në tokë,të rrisin disponibilitetin e lëndëve ushqyese, të ruajnë shpëlarjen e nitrateve, të redutojnë përdorimin e plehërave të sintezës kimike, tëkontrollojnë më mirë dëmtuesit dhe sëmundjet, të përmirësojnëmikroflorën e tokës, të rrisin reziliencën e sistemeve bujqësore ndajkushteve ekstreme të motit, të kontrollojnë erozionin, të rrisinprodhimin e shumë përfitime të tjera.
Por kjo kërkon zbatimin e praktikave të reja agroekologjike përmenaxhimin e tokës në sistemet bujqësore pasi ato mund tëdegradojnë dhe të çojnë në varfërim të karbonit organik të tokës. Format e humbjes së karbonit organik të tokës janë të shumta, atomund të vijnë nga praktikat e papërshtatshe të punimit të tokës, erozioni i tokës, mungesa e mbulesës së përshtatshme bimore etj.
Nisur nga konsideratat e mësipërme, mund të themi që duke ruajturdhe menaxhuar më mirë ekosistemet pyjore, livadhet, kullotat, lagunat dhe hapësirat bujqësore, do të rrisim aftësinë e këtyreekosistemeve për të sekuestruar dhe ruajtur karbonin ngaatmosfera, duke reduktuar kështu dioksidin e karbonit në atmosferëdhe duke kontribuar në reduktimin e impaktit të ndryshimeveklimatike.
Prof.Dr. Albert Kopali
Departamenti i Mjedisit dhe Burimeve Natyrore