Rektori i Universitetit Bujqësor të Tiranës, Prof. Dr. Fatbardh Sallaku shpreh mirënjohje dhe falenderime për kontributin e çmuar prej vitesh të inxhinierit dhe teknologut Nazif Tiravri, “Mjeshtër i Madh” në industrinë e përpunimit të qumështit.
Gjatë një aktiviteti të zhvilluar në ambientet e UBT në kuadër të promovimit të librit të Z. Tivari me titull “Të fshehtat e teknologut”, u prezantua pak nga jeta dhe veprimtaria profesionale e tij.
Gjatë fjalës së tij, Z. Tivari, tregoi mirënjohje për Universitetin Bujqësor dhe ftoi të rinjtë të arsimohen në auditoret e tij për të nisur rrugëtimin e suksesshëm profesional.
Dekani i Fakultetit të Bioteknologjisë dhe Ushqimit, Prof. Dr. Kapllan Sulaj vlerësoi punën e palodhur ndër vite të Z. Tivari me studentët e këtij fakulteti për t’i ofruar atyre njohuri mbi qumshtin dhe përpunimin e tij.
Fjalë të ngrohta dhe përgëzime u shprehën edhe nga Dekani i Fakultetit të Mjekësisë Veterinare, Prof. Dr. Rezart Postoli, Prof. Asoc. Dr. Anila Kopali, Kryetari i Këshillit të Agrobiznesit Z. Agim Rrapaj etj.