Prof. As. Albana Jupe, Prof. Dr. Magdalena Bregasi
Në jetën ekonomike kontabiliteti i ndërmarrjeve private dhe kontabiliteti publik konsiderohen bazë e mbajtjes së informacionit financiar dhe evidentimit të treguesve të krijimit të vlerës së re, rritjes dhe zhvillimit. Mbi këtë problematike, artikulli kërkon të analizojë shkurtimisht njërin aspekt, reformën e kontabilitetit publik në vendin tonë bazuar në Standardet Ndërkombëtare të Kontabilitetit Publik, SNKSP.
Fillimisht, duhet nënvizuar se kontabiliteti publik tradicionalisht ështe bazuar tek buxheti, pra ka furnizuar mbarevajtjen e tij me baze pushtetin qendror dhe vendor, administraten publike dhe ndermarrjet publike. Por nevojat e perforcimit te qeverisjes publike mbeten baza e reformimit te kontabilitetit publik per te siguruar vendimmarrje me te dobishme.
Qeveria shqiptare është e angazhuar për të përshtatur pjesërisht SNKSP duke udhëhequr me institucionet përkatese nje proces reformimi cilësor. Duhet theksuar se SNKSP janë hartuar nga Bordi Ndërkombëtar i Standardeve të Kontabilitetit të Sektorit Publik i cili u krijua në maj 1996 dhe vazhdon të fokusohet në nevojat e kontabilitetit dhe raportimit financiar të qeverive kombëtare, rajonale dhe vendore, agjencive qeveritare të ndërlidhura dhe zonave që u shërbejnë. SNKSP në përgjithësi bazohen në Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar/Standardet Ndërkombëtare të Kontabilitetit të përshtatura me situatën e sektorit publik.
Në reformat e ngjashme eksperienca e vendeve të ndryshme tëzhvilluara ka evidentuar se pas viteve 2000 po gjen zbatim kontabiliteti i të drejtave dhe detyrimeve të konstatuara, i cili konsiderohet si me produktiv sa i përket informacionit dhe transparencës së tij. Për herë të parë, kontabiliteti i kontabiliteti i të drejtave dhe detyrimeve të konstatuara u krijua nga Federata Ndërkombëtare e Kontabilisteve. Ai lejon nje drejtim dhe kontroll më të mirë në shpenzimet publike dhe vendimmarrjen monetare. Ndërkohë që të gjitha vendet e Ballkanit perindimor duhet që në vitin 2030 të ndërtojnë Pasqyrat Financiare sipas SNKSP, dhe për këtë të gjitha këto vende janë duke marrë hapa konkrete në reformimin e kontabilitetit publik (tabela 1).
Tabela 1: Indeksi I SNKSP në vendet e Ballkanit Perëndimor
|
2020 Bazat e raportimit financiar |
2020 Kuadri iraportimit financiar |
2025 Bazat e raportimit financiar |
2025 Kuadri iraportimit financiar |
2020
|
2025 |
2030 |
|
|
|
|
|
Të dhëna të raportimit financiar |
||
Shqipëri |
Bazë e modifikuar |
Standarde Kombëtare |
Bazë e modifikuar |
Standarde Kombëtare |
JO |
JO |
PO |
Bosnja&Herzegovina |
Bazë e modifikuar |
Standarde Kombëtare me referenca te SNKSP |
Të drejta dhe detyrime |
Standarde Kombëtare duke ju referuas SNKSP |
JO |
PO |
PO |
Kosovo |
Cash |
SNKSP pa modifikime |
Cash |
SNKSP pa modifikime |
JO |
JO |
Po |
Montenegro |
Cash |
Standarde Kombëtare Të tjera |
Bazë e modifikuar |
Standarde Kombëtare duke ju referuas SNKSP |
JO |
JO |
Po |
North Macedonia |
Cash |
Standarde Kombëtare Të tjera |
Bazë e modifikuar |
Standarde Kombëtare Të tjera |
JO |
JO |
Po |
Serbia |
Bazë e modifikuar |
SNKSP pa modifikime |
Të drejta dhe detyrime |
SNKSP tëmodifikuara nëkontekstion lokal |
JO |
PO |
PO |
Burimi: IFAC – CIPFA report 2021, https://www.ifac.org/system/files/publications/files/IFAC-CIPFA-International-Public-Sector-Accountability-Index.pdf
Akset kryesore të reformes së kontabilitetit publik nëShqiperi mund të përmblidhen si më poshtë:
Cilat janë përfitimet e përdorimit të SNKSP në Shqipëri?
Përmirësimi i cilësisë së raportimit financiar të sektorit publik është themeli i një sektori publik që funksionon mirë dhe në zemër të një sektori publik që ofron vlerë për paranë.Përmirësimi i cilësisë së informacionit të raportimit financiar në Shqipëri do të ketë një ndikim të rëndësishëm dhe pozitiv për qytetarin shqiptar dhe për komunitetin e gjerë ndërkombëtar.
Përfitimet nga përmirësimi në raportimin financiar të sektorit publik janë të shumta.Sipas ACCA (the Association of Chartered Certified Accountants), 2017, ato renditen nëdrejtimet vijuese
Çfarë mësimesh dalin për rastin shqiptar:
Cilat do të jenë sfidat në zbatimin e kësaj reforme në raportimin finaciar?
Kontabiliteti në sektorin publik në Shqipëri mbahet në bazë monetare me element kontabilitetit në bazë të të drejtave dhe detyrimeve të konstatuara për aktivet dhe detyrimet (Baza e modifikuar). Njësitë e sektorit publik të cilat kanë funksione administrimi për qëllime raportimi bazohen tek udhëzimi i Ministrisë së Ekonomise dhe Financave nr. 8, datë 9.03.2018 “Për procedurat e përgatitjes, paraqitjes dhe raportimit të pasqyrave financiare vjetore në njësitë e qeverisjes së përgjithshme”. Ndërkohë që ndryshimet në kontabilitetin publik janë paraprirë nga një bazë e rëndësishme legale e bërëtransparente në ëebsite të Ministrise së Ekonomise dhe Financave e cila përmbledh si vijon:
Në këndëvështrimin tonë ka diferenca të rëndësishme midis raportimit finanicar sipas udhezuesit dhe dy standardeve ndërkombëtare të kontabilitetit në sektorin publik 1 dhe 2, standarde mbi raportimin financiar sipas SNKSP.
Disa nga këto ndryshime janë përmbledhur në tabelën 2:
Tabela 2. Diferencat në raportimin financiar në sektorin publik
Zërat |
Udhëzuesi |
IPSAS 1&2 |
Njohja e të ardhurave |
Baza monetare |
Kontabiliteti i të drejtave dhe detyrimeve |
Diferencat nga kurset e këmbimit |
Aktive dhe pasive në bilancin kontabël |
Humbje/fitim në pasqyrën e pozicionit financiar |
Raportimi iinventarit |
Njohja si shpenzim dhe ndryshim gjendje inventari |
Vetem ndryshim gjendje inventari |
Pasqyrat financiare |
Të klasifikuara ku cdo zë lidhet me llogaritë përkatëseClassified in tables ëhere each item is associated ëith the corresponding account |
Jo formate vetëm zërat që duhet të përfshihen |
Terma |
Termi pasive |
Zëvendësohet me termin “detyrime” |
Raportimi ishpenzimeve |
Bazuar vetëm në llojin sipas natyrës |
Sipas natyrës dhe funksionit |
Pasqyra e cash floë |
Vetëm metoda direkte |
Të dyja metodat direkte dhe indirekte |
Shënimet shpjeguese |
Pyetësorë |
Paraqitja narrative |
Burimi: Autorët
Këto janë ndryshime të rëndësishme që do kërkojnë zhvilluarit e trajnimeve dhe udhëzuesve përkatës për t.u vënë në zbatim. Zbatimi i këtyre standardeve do të rriste ndjeshëm transparencën, përgjegjshmërinë dhe mirëmenaxhimin e pasurisë publike kombëtare të vendit tonë duke maksimizuar përfitimet dhe dobinë individuale të të gjithë popullsisë kombëtare.