Pexels - www.pixabay.com

Pse Shqipёria duhet tё synojё qёndrueshmёrinё nё bujqёsi

Koncepti i bujqёsisё sё qёndrueshme

Nё ditёt e sotme sjellja nё vёmendje tё vazhdueshme e ndryshimeve klimaterike, tokёs bujqёsore tё shfrytёzueshme apo e menaxhimit tё mbetjeve, ka bёrё qё bujqёsia e qёndrueshme tё pёrfshijё nё mёnyrё domethёnёse sistemin bujqёsor nёpёr botё. Thёnё më thjeshtë, bujqёsia e qёndrueshme ёshtё bujqёsia qё pёrdor nё mёnyrёn mё tё mirё tё mundshme tё mirat e natyrёs, pa dёmtuar ambientin. Sfida bazё e bujqёsisё sё qёndrueshme ёshtё maksimizimi i pёrdorimit tё burimeve tё rinovueshme qё janё tё disponueshёm nё vend.

Kjo tingёllon bukur por a mund tё funksionojё? A ka burime e mundёsi tё mjaftueshme pёr tё kthyer ferma jo produktive nё ferma qё prodhojnё mё shumё? Pёrmirёsimi i qёndrueshmёrisё nё bujqёsi duket si njё objektiv i rёndёsishёm pёr tё ardhmen e afёrt pёr shumё vende prandaj dhe bёhet njё çёshtje ndёrkombёtare.

Ka pёrkufizime tё ndryshme lidhur me bujqёsinё e qёndrueshme por pika e pёrbashkёt e tё gjithё pёrkufizimeve vё nё pah rёndёsinё e aktivitetit bujqёsor pёr tё siguruar burime ushqimore. Qё njё aktivitet bujqёsor tё konsiderohet i qёndrueshёm, duhet tё plotёsojё 3 parakushte; nuk duhet tё dёmtojё mjedisin natyror ndёrsa nё tё njёjtёn kohё duhet tё bёjё diçka qё fermeri mund ta pёrballojё ekonomikisht e tё plotёsojё nevojat e shoqёrisё, prandaj dhe modeli duhet tё jetё ekonomikisht i zbatueshёm, i pёrgjegjshёm nga ana sociale dhe pozitiv nё aspektin ekologjik.

Zbatimi i bujqёsisё sё qёndrueshme

Vende të ndryshme po kёrkojnё gjithnjё e mё tepёr mёnyra pёr tё rritur prodhimin. Shpesh nё bujqёsi kёto mёnyra çojnё nё zgjidhje afatshkurtra dhe shpesh tё dёmshme pёr popullsinё. Zgjedhja e kimikateve pёr shkurtimin e kohёs sё prodhimit tё produkteve mund tё jetё problematike sidomos nё vende ku legjislacioni nuk ёshtё i rregulluar ose kur ka problematika nё zbatimin e tij. “Rruga mё e shkurtёr tё nxjerr mё gjatё” – thotë një fjalë e urtë popullore.

Shpesh ka zgjidhje tё thjeshta tё cilat mjaft mirё mund tё zgjidhin shumё probleme njёherёsh. Njё nga kёto zgjidhje ёshtё qёndrueshmёria nё sektorin bujqёsor. Jo rrallë ndodh që orientimi ёshtё drejt zhvillimeve tё fundit dhe nё fakt bioteknologjia sjell pёrmirёsime nё bujqёsi por ёshtё e shtrenjtё dhe kompanitё presin tё mbulojnё kostot, madje tё sigurojnё pёrfitime tё mёdha nga shitjet. Megjithatë jo tё gjithё kanё mundёsi tё aksesojnё zhvillimet e fundit teknologjike.

Fermerё tё varfёr nuk mund tё pёrballojnё teknologji moderne e tё shtrenjta qё mund tё rrisin prodhimet e tyre. Ajo pёr tё cilёn kanё nevojё pёr tё pёrmirёsuar fermat e tyre ёshtё aty, nё duart e tyre, e lirё dhe e thjeshtё. Fermerёt mund tё pёrdorin metoda tё qёndrueshme prodhimi dhe kjo realizohet nёpёrmjet integrimit tё proceseve tё natyrshme nё proceset e prodhimit tё produkteve bujqёsore. Ajo minimizon pёrdorimin e inputeve jo tё rinovueshme (pesticide e fertilizues) qё dёmtojnё ambientin dhe shёndetin e fermerёve e konsumatorёve. Bujqёsia e qёndrueshme pёrdor mё sё miri njohuritё dhe aftёsitё e fermerёve, duke pёrmirёsuar nё kёtё mёnyrё kapacitetet dhe mbёshtetjen tek vetja.

Teknologjitё dhe praktikat rigjeneruese (pjesё tё bujqёsisё sё qёndrueshme) sjellin shumё pёrfitim si pёr fermerёt, edhe pёr mjedisin rural. Pёrfitohet mё tepёr kapital natyror nga pёrdorimi i mё pak inputeve tё jashtme. Pёrmirёsimet janё tё dy llojeve bazё. Sё pari fermat e qёndrueshme po zёnё vend nё zonat me burime tё pakta nёpёr botё, ato qё kanё mbetur tё paprekura nga teknologjitё moderne nё 40 vitet e fundit. Në këto ferma ka 2-3 fish rritje tё prodhimit.

Pёrmirёsimi i dytё ndodh nё sistemet me input tё lartё ku i ashtuquajturi “Green Revolution” ka patur tashmё njё ndikim nё outputin ushqimor por ku ka shqetёsime se rritja e prodhimit ёshtё ngadalёsuar apo ndaluar dhe ku niveli i lartё i pёrdorimit tё pesticideve shkakton dёmtime nё shёndetin e njerёzve dhe nё mjedis. Kёtu pёrfitimi vjen nga ulja e pёrdorimit tё pesticideve, tё cilat zёvendёsohen nga praktika tё qёndrueshme nё bujqёsi, ndёrkohё qё prodhimi rritet me nivele tё ulta.

Rёndёsia e bujqёsisё sё qёndrueshme pёr Shqipёrinё

Bujqёsia ёshtё njё sektor i rёndёsishёm pёr mirёqёnien dhe rritjen ekonomike dhe kjo aplikohet si pёr vendet e zhvilluara ashtu edhe pёr ata nё zhvillim. Sipas FAO (2018) nё Shqipёri sipёrfaqja e kufizuar pёr kultivim  dhe produktiviteti i ulёt mbeten njё barrierё pёr rritjen e qёndrueshme, ndёrkohё qё pavarёsisht nga kushtet fantastike klimaterike dhe potencialet e saj, Shqipёria importon njё sasi tё konsiderueshme tё produkteve bujqёsore e ushqimore.

Problematike pёr Shqipёrinё mbeten migracioni nga zonat rurale, niveli i ulёt teknologjik dhe madhёsia relativisht e vogёl e fermave. Shumica e fermave bujqёsore prodhojnё pёr vetёkonsum, vetёm 12% e prodhimit tё tyre shitet nё treg (FAO, 2018). Nevoja pёr tё rritur eficencёn e tyre kёrkon praktika domethёnёse sic janё ato qё ofron bujqёsia e qёndrueshme. Madhёsia e firmave, mundёsia e vogёl pёr tё aksesuar risitё teknologjike nё sektor, problematikat nё sigurimin e kredive (qё vijnё pikёrisht nga madhёsia e funksionimi i tyre) janё elemente domethёnёs qё duhet tё drejtojnё fermerёt drejt modeleve tё suksesshme tё bujqёsisё sё qёndrueshme.

Por pavarësisht këtyre, çёshtja qёndron në faktin se fermat janё tё vogla, familjare dhe fermerёt kanё praktika tё trashёguara mё tepёr sesa tё mёsuara ndaj dhe bёhet e vёshtirё ndryshimi i praktikave qё ata tradicionalisht i kanё realizuar ose i praktikave qё japin rezultate tё shpejta. Pёr tё bёrё kёtё ndryshim nё praktikat e tyre, mund tё jetё e nevojshme ndёrhyrja nёpёrmjet politikave qeveritare ose ndёrhyrja e organizmave tё pavarur (OJF) nё trajnimin, zhvillimin dhe asistimin e fermerёve gjatё procesit tё ndryshimit.

Njohuritё janё tё nevojshme pёr aplikimin e qёndrueshmёrisё pasi njohuritё tё bёjnё tё kuptosh, tё ndёrgjegjёsoshesh, tё reagosh dhe tё jesh i pёrgjegjshёm, faktorё thelbёsorё kёta pёr tё kuptuar aplikimin e zgjidhjeve tё duhura nё bujqёsi (Uziak&Lorencoëicz, 2017). Gjithsesi duke qenё se bujqёsia ёshtё sektor kyç pёr Shqipёrinё, ёshtё e nevojshme qё tё ndёrhyhet nё mёnyrёn mё tё zgjuar tё mundshme nё mёnyrё qё kontributi i saj nё ekonominё e vendit tё jetё mё domethёnёs.

 

Dr. Brikene Dionizi
Departamenti Administrim-Biznesit, Fakulteti Ekonomik, Universiteti i Shkodrёs “Luigj Gurakuqi”.

Prof. Dr. Donika Kёrçini
Departamenti i Drejtimit  tё Agrobiznesit, Fakulteti Ekonomisё dhe Agrobiznesit, Universiteti Bujqёsor i Tiranёs.

 

Referenca
Uziak J., Lorencowicz E., 2017, Sustainable Agriculture-Developing Countries Perspective, IX International Scientific Symposium “Farm Machinery and Processes Management in Sustainable Agriculture”, Lublin Poland, DOI 10.24326/fmpmsa.2017.70
FAO, 2018, Small Family Farms Country Factsheets e disponueshme nё http://www.fao.org/3/I8914EN/i8914en.pdf

Na Ndiqni në: