PROF. LLAZAR TRESKA
1909 – 1987
Është një nga figurat më të spikatura të shkencës bujqësore shqiptare. Pasi kreu shkollimin bazë dhe atë të mesëm, studimet universitare i
kreu me shumë sukses në Fakultetin e Pyjeve, në Nancy të Francës dhe në vitin 1931 diplomohet si Inxhinier Pyjesh. Pas kësaj, u angazhua
si specialist i fushës, por u dadhua edhe për veprimtari atdhetare. Në vitin 1948 organizoi kursin e parë për kualifikimin e pylltarëve në
shkallë vendi, që për kohën ishte një arritje mjaft e shënuar. Më pas, në vitin 1953 udhëhoqi Inventarizimin e parë të Pyjeve në Shqiperi, që
përbënte të parin studim kombëtar të organizuar deri në atë kohë në lidhje me pyjet e vendit.
Por, Prof. Llazar Treska ishte lagpamës dhe vizionar, duke “lobuar” për arsimin e lartë në lidhje me pyjet. Me kontributin kryesor të tij, në
vitin 1959, hapet Fakulteti i Pyjeve, dhe Prof. Treska emërohet Dekan i këtij Fakulteti, pozicion në të cilin qëndroi deri në vitin 1977. Në
vitin 1970, i jepet titulli “Profesor”, që përbën të parin titull për inxhinierët e pyjeve në Shqipëri.
Por, Ai nuk u ndal vetëm në veprimtarinë e tij drejtuese të institucionit me rëndësi të Fakultetit të Pyjeve, por Prof. Llazar Treska dha një
kontribut me vlera në pikëpamje të shkencave të pyjeve, pasi me kontributin e tij, vendosi bazat e disiplinave më të rëndësishme të
fakultetit, si: Mbarështrimi Pyjor, Silvikultura dhe Dendrometria. Për këto kontribute, Prof. Llazar Treska është i vlerësuar dhe do të
kujtohet për veprimtarinë e tij të rëndësishme në ndihmë të shkencës bujqësore shqiptare.
Shto Koment