Pjepri Qarrës i Tiranës

Specia: Cucumis melo, var reticulatus. L.
Përhapja: Në Shqipërinë e mesme, kryesisht në zonën fushore, njihet e kulti- vohet për më se 100 vjet. Fara është mbajtur dhe trashëguar brez pas brezi nga bahçevanët. Aktualisht zë më pak se 5 % të sipërfaqes së mbjell me pjepër në zonë.
Përshkrimi:
Formon bimë me 3-4 lastar të rendit të parë, mesatarisht të gjatë. Gjethet janë të mëdha, ovale, me ngjyrë jeshile. Frutat janë të rrjetëzuar, oval, me ngjyrë të verdhë në portokalli, me madhësi 2-3 kg, por nuk përjashtohen rastet edhe të frutave deri 5.0 kg. Tuli ka ngjyrë portokalli, me konsistencë të butë, me aromë të mirë dhe ëmbëlsi mesatare.
Kultivimi: Mbillet me farë dhe fidanë. Në traditën e bahçevanëve mbillej me farë në gropëza të përgatitura mirë me pleh organik. Fara mbillet në fushë nga fundi muajit prill- fillimi majit dhe vjelja e prodhimit fillon në fund qershorit dhe vazhdon deri në gusht.
Rendimenti:
rreth 25 -30 kv/dynym.
Veçantitë
Pozitive: Jep prodhim të hershëm, fruta aromatik dhe të ëmbël.
Negative:
Qëndrueshmëri me- satare ndaj sëmundjeve. Prodhimtari relativisht të ulët. Nuk i qëndron trans- porteve të gjata.
Përdorimi:
Për konsum të freskët, në familje dhe tregun lokal.
Rreziku: Me futjen e farërave të importit po mbillet gjithnjë e më pak dhe vetëm në kopshtet familjare, pra është në rrezik zhdukjeje.

Shto Koment

Na Ndiqni në: