Për bletarët e rinj dhe për kureshtarët

Disa të dhëna për bletët

Përshkrimi fizik:

Pesha

Mbretëresha: 0,23 g

Punëtoria: 0,11 g

Mashkulli: 0,2 g

Gjatësia

Mbretëresha: 20–25 mm

Punëtoria: 12–14 mm.

Mashkulli: 15–17 mm

Numuri i Vezëve

Gjatë gjithë jetës së saj, mbretëresha mund të bëjë rreth 1,5 milionë vezë.

Faza Larvore

Mbretëresha: 16 ditë

Punëtoria: 21 ditë

Mashkulli: 24 ditë

Madhësia e Kolonisë

Shkon nga 10000 deri në 70000 bletë

Dieta Kryesore

Nektar dhe pjalm që kthehen në mjaltë.

Jeta Mesatare

Mbretëresha: deri 7 vite

Punëtoria: 5 javë verës;6 muaj dimrit

Mashkulli: 2 muaj

Bletët jetojnë në shoqëri e cila në një zgjua mund të ketë prej 10-70 mijë individë varësisht prej sezonit. Në zgjua dallohen mbretëresha (mëmëza), meshkujt dhe punëtoret të cilat janë me numrin më të madh.

Mbretëresha apo mëmëza, e cila është vetëm një, dallohet prej bletëve të tjera, sepse ka trup më të madh, bark më të gjatë dhe krahë më të shkurtër. Varësisht nga sezoni ajo pjell deri ne 2000 veze, mirëpo mëmat e seleksionuara e arrijn edhe deri ne 3000 numrin e vezëve. Bleta mbretëreshe ka një instinkt i cili e bën te dalloje larvat qe do bëhen blete punëtore, meshkuj apo mbretëresha. Kur ajo e kupton se është gati te linde një mbretëreshe tjetër e mbyt larvën. Meshkujt mbyten në dimër nga bletët punëtore për arsyen se nuk janë te afta te sigurojnë ushqim. Kjo bën qe ata te hane sasinë e mjaltit qe bëjnë bletët.

Bletët punëtore kanë trup më të vogël me ngjyrë pak a shumë të murrme dhe të mbuluar me push. 1 kg mjaltë qe ato prodhojnë çdo 200 dite pune duke grumbulluar nektarin e 800 luleve. Ato bëjnë ushqimin e larvave, ajrosjen e zgjoit dhe punë të tjera. Gjatë verës kur bën shumë nxehtë ato rrahin krahët për të mbajtur të freskët folenë. Edhe bleta trupin e ka të ndarë në kokë, kraharor dhe bark. Kur bleta thumbon, thumbi shkëputet nga trupi me gjëndrën e helmit të ngjitur dhe funksionuese. Thumbi i shkëputur lëshon një aromë që njofton dhe bletët e tjera në nxitje për sulm.

Në kokë ka një palë sy të përbërë dhe tre të thjeshtë të vendosur në majë të kokës, duke formuar një trekëndësh. Sytë e përbërë që janë dy, i shërbejnë per veshtrim në distanca të largët, ndërsa sytë e vegjël i shërbejnë vetëm për shikim nga afër. Në kokë po ashtu gjenden një palë antena. Në gojë gjendet gjuhëza me të cilën ajo mbledh nektarin e luleve. Nektari i mbledhur kalon në gushë ku aty e ruajnë deri ta sjellin në fole për përpunim të mëtutjeshëm. Me këtë mjaltë bletët mbushin hojet, por e përdorin edhe si ushqim gjatë dimrit. Dobitë që sjell bleta janë të shumta. Ato njeriut i japin mjaltin që ka vlerë të madhe ushqimore dhe dyllin. Rëndësia e bletëve është edhe në atë se ato duke fluturuar prej një lule në tjetrën, bëjnë pjalmimin e kryqëzuar të luleve, që ka rëndësi shumë të madhe për krijimin e veçorive të reja të bimëve.

Agim NELAJ, Mjek Veteriner, Sarandë

Na Ndiqni në: