Ky monument natyre ndodhet në krahun e djathtë të sektorit të mesëm të luginës së Qarirshtës, parku Kombëtar “Shebenik-Jabllanicë”. Gjendet në lartësinë 850 m mbi nivelin e detit dhe përbën një areal të veçantë të shoqërimit të mështeknës (Betula alba), një bimë kjo e rezikuar për t’u zhdukur. “Mështekna e Qarrishtës’’ ka vlera shkencore (biologjike dhe ekologjike), kulturore, didaktike dhe turistike.
Burimi: #Administrata e zonave të mbrojtura Elbasan / agjencia kombëtare