Misrat e vendit dhe situata në të cilën ato ndodhen.

Misrat e vendit dhe situata në të cilën ato ndodhen.

Misri është një nder kulturat  e rëndësishme te drithërave  për vendin tone. Periudha  e introduktimit  dhe përdorimi i tij  ne vendin tone është prej shekujsh dhe kjo lidhet me vlerat  e përdorimit  dhe  përshtatjen e kësaj kulture me kushtet klimatike dhe tokësore te vendit tone. 

Misri gjithashtu ne nivelin global konsiderohet kultura me e veçante bujqësore sa i takon përshtatshmërisë ndaj mjedisit dhe kushteve klimatike si dhe sa i takon shkalles se përdorimin nga shoqëria njerëzorë. 

Periudha para viteve 90-te  ka qenë një periudhe ku misëri  zinte një nder  pozicionet me te rëndësishme te  drithërave përsa i përkiste sipërfaqes se mbjelle dhe prodhimit ne shkalle kombëtare. 

Pas viteve 90 me liberalizimin e ekonomisë dhe te tregut te produkteve bujqësore  prodhimi dhe tregtimi i misrit  pësoi një rënie  te theksuar kjo si rezultat i uljes se sipërfaqes se mbjelle dhe  rendimenteve te realizuara ne kushtet e  fermerëve private. Sipas te dhënave te INSTAT sipërfaqe e mbjelle me misër ne vitin 2020 është rreth 56 mije ha. 

Banka gjenetike e bimëve, ne varësi te Institutit te Resurseve Gjenetike te bimëve,  ruan ne koleksionin e saje 686 aksesione të misrit  ku një pjese e rëndësishme e tyre i përket  llojeve dhe popullatave te vendit. 

Edhe pse ka një rënie te tille misëri mbetet ende një kulture me rendësi  për   te ushqyerit e popullsisë  dhe veçanërisht ne kushtet e  përmirësimit te dietës se te ushqyerit dhe te impaktit qe kane  ndryshimet klimatike ne prodhimin bimor , ku misri veçanërisht llojet dhe popullatat e vendin  janë nder me te  adaptuarit ne këto kushte. 

Misri është i pasur  ne vitamina B dhe C si dhe ne  fosfor, kalium dhe magnez.  Misri është gjithashtu i pasur ne  proteina, karbohidrate qe konsiderohen si përbërës te rëndësishëm për  te ushqyerit e njerëzimit. 

Këto vlera bëhen edhe me te theksuara sidomos tek  llojet e vendit te misrit te cilat  veç te tjerave janë përshtatur  dhe  kane marre vlera specifike  ne kushtet klimatiko-tokesore ku ato  vazhdojnë te  kultivohen dhe ruhen nga fermerë te pasionuar te vendit tone. 

Nder  llojet dhe popullatat e vendit te cilët njëkohësisht janë studiuar se fundmi  mbi statusin e  gjendjes se tyre  ne zonat ku ato  janë  përshtatur  te cilat janë vlerësuar nga ekspertet e Institutit te Resurseve gjenetike te Bimëve mund te përmenden  llojet:

 

  • Misëri Sulova, 
  • Misëri  i verdhe  i dukatit;
  • Misëri i Recit, Shkodër;
  • Misër Gushtak (Puke-Mirdite); 
  • Misëri i Selcës, (Shkodër, Kelmend);
  • Misër vendi, çelike, (Tropojë);
  • Misër morave;
  • Misëri Selca e verdhe;
  • Misëri Korçe 
  • Misëri Qesarat 

Siç shihet edhe emërtimet e tyre  lidhen me  zonat klimatike ku ata janë përshtatur dhe kultivuar nder vite dhe ende ruhen dhe përdoren nga fermerët vendas. 

Ruajtja dhe përdorimi i popullatave te vendit nga fermerët dhe bizneset e agroturizmit.

 

Një pjese e mire e  popullatave te vendit  te misrit ruhen dhe përdoren nga fermerë te ndryshëm te pasionuar dhe  me një koncept me largpamës sa i takon këtyre vlerave  gjenetike qe ka vendi ynë. 

Aktualisht misri dhe produktet e tij  shihen si  balancues te dietës ushqimore dhe   njëkohësisht me vlera te veçanta  ushqyese. Ne kushtet ku ne shoqërinë tone dominon  mentaliteti  i te ushqyerit  e shëndetshëm  misëri shihet dhe do te   vlerësohet edhe ne te ardhmen si një produkt me vlera te veçanta te  ushqyerit për shqiptaret dhe ata qe vizitojnë Shqipërinë  për qëllime turistike apo për pune. 

Ne kushtet e zhvillimit te agroturizmit  te cilët duhen konsideruar si aktivitete te rëndësishme ekonomike për zhvillimit  e bujqësisë dhe te turizmit, bashkëpunimi i fermerëve  qe ruajnë dhe  përdorin ne mënyre te qëndrueshme këto resurse gjenetike te misrit është e rëndësishme te koordinojnë dhe promovojnë produktet e tyre  nga bizneset e agroturizmit.

Po ashtu  e rëndësishme mbetet edhe bashkëpunimi dhe stimulimi i fermerëve qe ende ruajnë dhe përdorin  ne mënyre te qëndrueshme  këto resurse gjenetike me vlera te veçanta për bujqësinë dhe ushqimin. 

Ne ketë kuadër është e rëndësishme qe te studiohen dhe te implementohen  modele te  insetivave ekonomike për te stimuluar edhe me tepër fermerët  dhe bizneset e agroturizmit për  një  ruajtje dhe përdorim me te gjere te këtyre resurseve.

Po ashtu e rëndësishme mbetet edhe ngritja e një sistemi  te monitorimit dhe vlerësimit te kushteve  dhe habitateve natyrore in situ  ne te cilat  ruhen dhe përdoren këto resurse. 

Prof. Dr.  Pëllumb Abeshi

Instituti i Resurseve Gjenetike

Universiteti Bujqësor i Tiranës

Na Ndiqni në: