Menaxhimi i ekoturizmit me bazë komunitare, me synim kryesor qëndrueshmërinë

Menaxhimi i integruar bregdetar është një proces i vazhdueshëm dhe dinamik me anë të të cilit vendimet merren për përdorimin, zhvillimin dhe mbrojtjen e qëndrueshme të zonave të bregdetit.

Procesi përfshin bashkëpunimin dhe koordinimin e sektorëve të ndryshëm të shoqërisë, siç janë qeveritë, organizatat joqeveritare dhe komunitetet.

Në përpjekje për të përmirësuar integrimin midis sektorëve të ndryshëm dhe shoqërisë, koncepti i menaxhimit të komunitetit është zhvilluar. Kjo është përcaktuar si ndarje përgjegjësie dhe autoriteti në procesin e menaxhimit midis qeverive dhe komuniteteve. Qasja e menaxhimit të komunitetit përfaqëson një praktikë thelbësore për të arritur qëndrueshmërinë.

Axhenda 21 është një plan gjithëpërfshirës i veprimit që duhet ndërmarrë në nivel global, kombëtar dhe lokal nga organizatat e Sistemit të Kombeve të Bashkuara, qeveritë dhe grupet kryesore në çdo fushë ku shfaqen ndikimet njerëzore në mjedis.

Kjo e njeh ekoturizmin si një mjet të mundshëm për zhvillimin e qëndrueshëm rural, veçanërisht në mjedise të brishta, duke lehtësuar presionet që gjeneron turizmi tradicional, të tilla si ndotja dhe shkatërrimi i biodiversitetit.

Në një përpjekje për të harmonizuar aktorët dhe faktorët komunitarë me qëllimet e ekoturizmit, menaxhimi i këtij të fundit me bazë komunitetin, po rritet. Nismat e fundit janë ndërmarrjet në pronësi dhe të menaxhuara nga komuniteti duke përdorur të mirat e ekosistemit dhe shërbimet për të rritur mirëqenien e tyre. Arsyetimi për zhvillimin e bazuar në komunitet lokale, është të ndërtojë dhe mirëmbajë ato lokale, diversitetin etnik dhe biologjik. Përfshirja e komunitetit në menaxhim dhe aktivitetet e ruajtjes, inkurajojnë një angazhim lokal të ruajtjes së këtij të fundit. Megjithatë, qasja e menaxhimit të komunitetit nuk është ilaç dhe duhet parë si pjesë e një politike të integruar menaxhimi për ekoturizmin në veçanti dhe gjithë sistemit turistik në përgjithësi.

Studimet e suksesshme të rasteve të ekoturizmit të bazuara në komunitet tregojnë se sfidat kryesore janë minimizimi i ndikimeve në mjedis, barazia e ndarjes së përfitimeve dhe politikat e integruara kombëtare për zhvillimin rural. Shembujt përfshijnë ‘’Zonën Komunale në Zimbabve’’ apo ‘’Programin e Menaxhimit për Burimet Indigjene’’ që siguron stimuj për zonat rurale, ruajtjen dhe përmirësimin e jetesës së komunitetit apo rasti i komuniteteve ekoturistike në rajonin e Capirona, e cila gjeneron përfitime të konsiderueshme lokale.

Nisur nga ky koncept në disa studime duke përdorur tregues të bazuar në një qasje të integruar të menaxhimit, konkretisht në aspektet politike, socio-ekonomike dhe mjedisore, është vërejtur se menaxhimi i ekoturizmit i harmonizuar me komunitetet lokale ka qënë efektiv.

Treguesit politikë reflektojnë koordinimin rajonal midis sektorëve dhe organizatave, si dhe sovranitetin e komunitetit dhe organizimin socio-politik. Treguesit ekonomikë janë shoqëruar me ndarjen e përfitimeve të kapitalit dhe flukset e tregut. Aspektet sociale mund të jenë matur përmes kohezionit dhe organizimit të komunitetit, përmirësimit të gjendjes së jetës dhe ruajtjes së identitetit kulturor, kurse treguesit mjedisorë janë lidhur me veprimet dhe angazhimin për ruajtjen e ekosistemit, si p.sh minimizimi i ndikimeve dhe rehabilitimi i habitatit.

 

Dr. Arben Tërpollari

Departamenti i Menaxhimit tëTurizmit Rural, Fakulteti i Ekonomisë dhe Agrobiznesit, UBT

Na Ndiqni në: