Mbi gjendjen dhe potencialin e bimëve mjekësore dhe aromatike të egra dhe mundësitë për kultivimin e tyre në Bashkinë Skrapar

Bashkia Skrapar shtrihet Brenda territorit të Qarkut Berat. Rajonigjendet në pjesën qëndrore dhe atë jugore të trungut të brendshëmtë vendit dhe ka si kryeqendër qytetin e Çorovodës. Në nivel qarku, Bashkia Skrapar shtrihet në pjesën juglindore dhe kufizohet në veri me Bashkinë e Gramshit të qarkut të Elbasanit ndërsa në lindje me bashkitë Maliq dhe Korçë të qarkut të Korçës. Në jug, kufizohet me bashkinë Këlcyrë dhe Përmet të qarkut të Gjirokastrës, dhe nëpërendim me bashkinë Poliçan të të njëjtit qark. Bimësia e BashkisëSkrapar konsiderohet shumë e pasur me bimë mjekësore, njëpotencial i madh për zhvillimin ekonomik dhe zhdukjen e varfërisë zonat e thella.

Grumbullimi i bimëve aromatike e mjekësore në gjendje te egër. Me një vlerë lartë ekonomike janë prezenca e 102 llojevemedicinale, aromatike dhe ushqimore me interes, të cilat mund kontribuojnë zhvillimin ekonomik të zonës dhe ndikojnë nëmirëqënjen e njerëzve jetojnë zonat e thella kësaj Bashkie. Ndër llojet më kryesore që grumbullohen janë: sherbela, lulemëllaga, murrizi, hithra, luleshtogu, agulice, dëllinjë, bar blete, lulebalsami, mollë e egër, gjethe lajthie, trendafil i egër, rigon iegër, caji i malit, xina, etj.

Industria e bimëve mjekësore dhe aromatike shikohet me njëperspektivë afatgjatë dhe mjaft fitimprurëse për zonat rurale tëbashkisë Skrapar. Nisur nga fakti kjo bashki ka një potencial madh bimëve mjekësore dhe aromatike, të cilat gjendjen gjendje egër, si dhe rëndësisë i është kushtuar vitet e funditkultivimit të tyre, del në pah një perspektivë për një zhvillim qëndrueshëm dhe afatgjatë kësaj industrie në territorin e bashkisë.

Grumbullimi i bimëve të egra aromatike mjekësore është një procesqë vazhdon në territorin e kësaj bashkie. Në bazë të të dhënave tëgrumbulluara, rezulton se potenciali ekonomik është ikonsiderueshëm kur kryhet vjelja mbi parimet e qëndrueshmërisë. Për më tepër, vlera e BMA-ve është potencialisht e lidhur me prodhimin organik si dhe kushtet e përshtatëshme të zonës. Kjo gjërrit interesin e bizneseve për aktivitet në këtë zonë si dhe krijonlidhje më të qëndrueshme në mes fermerëve dhe aktorëve të tjerë.Në pasqyrën e mëposhtme jepen të dhëna të përmbledhura për sasitë e BMA-ve dhe vlerat respektive të tyre.

Nr

Pjesa që vilet

Njësia e matjes

Sasia ton

Sasia qëvilet ton

Shuma tarifa (Tëardhura për bashkinë) Lekë

Vlera totale e shitjes (tëardhura për femerët) Lekë

1

Rrenjë

Ton

66

26.4

26,400

2,112,000

2

Gjethe

Ton

42

25.2

37,800

1,764,000

3

Lule

Ton

16

11.2

50,400

2,800,000

4

Herbë

Ton

169

118.3

82,810

11,830,000

5

Fruta

Ton

249

174.3

871,500

17,430,000

6

Degëza

Ton

15

4.5

4,500

270,000

7

Zhguall

Ton

10

7

24,500

280,000

8

Boce haloresh

Ton

15

10.5

21,000

525,000

Total

582

377.4

1,118,910

37,011,000

Kultivimi i bimëve aromatike e mjekësore. Kultivimi i bimëve aromatike – mjekësore (BAM) sipas sistemit organik ka filluar edhe tek fermerët e bashkisë Skrapar. Nxitja për shumë prej prodhuesve dhe tregëtarëve të BAM janë çmimet më të larta qësigurohen nga bimët e certifikuara si dhe të kërkesës së rritur të tregut “organik”. Megjithatë, sistemi “organik” kërkon që femeri dhe tregëtuesi të besojë tek parimet e sistemit organik që janë tëmundëshme të aplikohen në territorin e bashkisë Skrapar dhe jo thjeshtë të ketë një sjellje oportuniste të lidhur me çmimin, pamvarësisht nga shkalla e njohjes fermer-grumbullues/eksportues.  

Arsyet kryesore angazhimit fermerëve kultivimin e BMA-ve janë mbështetja për kultivim nga përpunuesit/eksportuesit, marzhi i lartë i fitimit dhe përdorimi i tokave që nuk janë shumëprodhuese për bimët bujqësore. Kushtet e terrenit në bashkinëSkrapar favorizojnë kultivimin “organik” për shkak të mungesës sëindustrisë dhe ndotjes së mundëshme të prodhimeve. Tek fermerët po rritet kujdesi për të mbajtur prodhimin të pastër duke u kujdesur për kushtet e vjejes dhe tharjes. Në këtë bashki, ndonëse në shkallëmodeste, ka filluar kultivimi i BMA-ve. Në fund të vitit 2021 gjendja paraqitet si më poshtë:

Nr

Llojet e mbjella

Sipërfaqja e kultivuardynym

Nr ifermerëve

Prodhim masës sëthatë  kg

Të ardhurat total lekë

Të ardhuramesatare për familje

Të ardhuratmesatare për llojin për 1 dynym

1

Cian

26

16

1,946

1,530,550

95,659

58,867

2

Kalendul

4.5

2

195

97,500

48,750

21,667

3

Mëllage

4

2

580

377,000

188,500

94,250

4

Sherbele

30

20

30,000

4,500,000

225,000

150,000

Total

64.5

40

32,721

6,505,050

139,477

81,196

Pavarësisht nga luhatjet e tregut ky sektor është premtues për tuzgjeruar në territorin e kësaj bashkie. Kultivimi aktual është bërëpër prodhim “organik” dhe kjo ka bërë që fermerët të mos kenëprobleme me shitjen e prodhimeve të tyre. Ndonëse në fillimet e tij,ka filluar të aplikohet edhe metoda e kontraktimit në mes fermerëvedhe bizneseve. Prania e tokave disponibël dhe që janë tëpërshtatëshme për kultivimin e BMA-ve është një potencial mjaft imadh për rritjen e të ardhurave që futen në këtë.

Bashkia Skrapar destinacion i pazbuluar për kultivimin e BMA-ve. Për nga ana e llojeve floristike territori i bashkisë ështënjë zonë e shtrirë, kjo për shkak vendndodhjes, ndryshueshmërisë morfologjike dhe edafike dhe shpërndarjesshumë madhe lartësi (nga 400 në 1593 m mbi nivelin e detit).Grumbullimi i BMA-ve të egra është një aktivitet i filluar kohë mëparë. Kerksesat në rritje për prodhime cilësore kanë sjellë nëvëmendje të fermerëve të zonës kultivimin e BMA-ve. Kultivimi ityre nuk ishte aplikuar, por së fundmi, duke parë qëndrueshmërinëe tregut, disa fermerë, ndonëse në numër të kufizuar, kanë filluarkultivimin.

Në territorin e bashkisë Skrapar ka kushte optimale për kultivimin“organik”, gjë që shton në mënyrë të ndjeshme vlerën e produktit. Bizneset janë të interesuara për prodhime të tilla. Në qarkun e Beratit ka biznese të konsoliduara që merren me eksportin e prodhimeve të BMA-ve dhe kjo është një mundësi më shumë për çmime konkuruese por edhe prodhim cilësor në Skrapar. Shërbimi iekstensionit është prezent si nga sektori publik ashtu edhe nga ai privat. Kjo është një ndihmë për fermerët që merren me kultivimin e BMA-ve.

Lehtësirat e ofruara nga bashkia. Bashkia Skrapar ka caktuar sinjë ndër prioritet stimulimin e investimit për kultivimin e BMA-ve. Bashkia Skrapar ofron një sasi të madhe toke që nuk është kultivuar për më shumë se 10 vite. Mundësi për gjetjen e plehut organik, pasi ka mundësi lidhjeje me fermerët që merren me blektori në zonë. Nga ana tjetër, konstatohet se ka fuqi punëtore të disponueshme që mund të anagazhohet në kultivimin e BMAV-ve. Bashkia Skrapar ka ngritur Komisionin Qeradhënës të Tokave Bujqesore të Pandara (KQTBP). Bashkia ofron konsulence me agronom për kultivimin e BMA-ve. Në bazë të kompentencave, bashkia shikon mudësinë e uljes së taksave me qëllim zhvillimin e këtij sektori.

Disa arsye për të investuar në kultivimin “organik” të BMA-ve në bashkinë Skrapar.

Nuk është zhvilluar bujqësia intensive dhe nuk ka industri që të ndosë ambjentin;
Gjendja e tokës së mundshme për të kultivuar BMA;
3067 ha nuk janë kultivuar prej vitesh gjë që favorizonkultivimin “organik”;
Kushtet klimaterike, pozicioni gjeografik dhe përbërja e tokësfavorizon kultivimin e bimëve në kushte cilësore;
Mundësia për të marrë tokë me qera;
Më shumë se 100 fermerë janë të gatshëm që të bashkëpunojme eksportuesit për kultivimin e BMA-ve;
Infrastukutura e përshtatëshme në ndihmë të kultivimit tëBMA-ve nga bashkia.

Janaq MALE

Shto Koment

Na Ndiqni në: