Lushnje, zhvillohet panairi i shalqinit dhe pjeprit

U zhvillua në në Lushnje panairi i shalqirit dhe pjeprit ku morën pjesë edhe zyrtarë të lartë të qeverisë shqiptare. E pranishme në këtë aktivitet, ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Milva Ekonomi ndërsa shprehu kënaqësinë për pranimin e ftesës në këtë panair, tha se pa nga afër prodhimin e begatë të këtij sezoni.

Ajo vuri në dukje se puna fantastike e rreth 2700 fermerëve të kësaj zone, ia doli që ta shtonte prodhimin në 2000 ha dhe të prodhonte rreth 120 mijë ton, ku një pjesë e konsiderueshme e kësaj sasie shkon për eksport. Falë punës së 38 pikave të grumbullimit, sot rreth 35 % tregtohet si në vendet evropiane, ashtu edhe në ato të Ballkanit Perëndimor, ndërsa pjesa tjetër është për konsumin në tregun e brendshëm.

Ky panair ishte një mundësi e mirë për të promovuar prodhimet bujqësore, arritjet teknollogjike në shartimin e kultivarëve dhe ndjekjen e tregjeve nga pikat e grumbullimit-shkruan ministrja në postimet në rrjetet sociale. Përveç ekspozimit dhe prezantimit të prodhimeve të fushave, panairi ishte organizuar gjithashtu për të argëtuar pjesëmarrësit edhe me tinguj të muzikës popullore.

Aktiviteti me praninë e shumë fermerëve dhe qytetarëve u organizua në sheshin kryesor të Lushnjes. Në fund të panairit u ndanë çmime për prodhuesit me kokrrën më të madhe të shalqirit.

 

Na Ndiqni në: