Kujdes, dëmtues në pyje

Kjo shkurre që shikoni në fotot e mëposhtme, Amelanchier ovalis Medik (bimë e familjes Rosaceae, gjinia Amelanchier) nuk është “dekoruar’” nga njeriu me mbulesën mbi të apo rreth saj, por është prekur nga një demtues i veçantë që e ka mbështjellë me rrjetën e tij të bardhë e të “mëndafshtë” siç mund të dallohet lehtësisht.

Bëhet fjalë për dëmtuesin “Flutura e bardhë e manit” (Hyphantria cunea Drury).

Larvat e mbështjella brenda rrjetës së mëndafshtë (por mund të shihet me sy të lirë që me këtë rrjetë janë mbështjellë edhe degët dhe gjethet e bimës) ushqehen me gjethet e bimës, duke e zhveshur krejtësisht atë.

Prania e dëmtuesit tek kjo bimë është një gjë e veçantë, pasi sipas literaturës, insekti rezulton që është polifag. Mirëpo në këtë rast insekti është vendosur vetëm në këtë lloj shkurreje/bime, duke e dëmtuar rëndë atë dhe duke i ngrënë praktikisht të gjitha gjethet.

Pamjet të tilla janë mundësuar përgjatë rrugës Kolsh-Surroj (Kukës).

 

Dr. Ramiz METALIAJ
Departamenti i Pyjeve, Fakulteti i Shkencave Pyjore, UBT.

Na Ndiqni në: