INSEKTET KURKULIONIDË (HUNDËGJATË) DHE ROLI EKOLOGJIK I TYRE

 

Flatrafortët e familjes Curculionidae bëjnë pjesë në rendinColeoptera të klasës së Insekteve. Ata përbëjnë një grup larmishëm insektesh fitofagë me rreth 40.000 lloje kurkulionide klasifikuara rreth 400 gjini ku shumë specie të tyre janëdëmtues kulturave fushore, pemëtore si dhe ekosistemevenatyrore.

Përfaqësuesit e kësaj familjeje paraqiten me krahë fortë, përmasa vogla dhe me pjesën ballore kokës zgjatur sihundë ose e njohur si një trompë. rriturit përdorin mandibulat fund trompës tyre për t’u ushqyer me gjethe dhe sythelulesh. Shumica e specieve kanë një numër kufizuar bimëshme cilat ushqehen dhe shumë raste janë lidhura vetëmme një specie caktuar bimore. Për përcaktimin e tyre është e nevojshme njohja e mirë e formës së trompës.

Gjatë procesit të dëmtimit femrat përdorin mandibulat e tyre për hapur vrima vogla frutat zhvillim ose sythat e luleve në të cilat vendosin vezët. Larvat e dala ushqehen brendafrutit cfarë sjell rënien e frutave të rinj para kohës së pjekjesduke ulur rendimentin e tyre. Frutat të cilat shpohen ngakurkulionidët kontaminohen më pas prej insekteve të tjerë duke cuar kështu në rënien e tyre sidomos kur ato janë në fazat e para të formimit.

Larvat e kurkulionidëve prodhojnë gjithashtu një jashtëqitjekarakteristike ngjashme me tallashin e cila është dukshmerreth bazës bimëve. Larvat vjetra ushqehen pjesën e poshtme (kurorën) dhe zonën e rrënjëve bimëve. rrituritjanë insekte jetëgjatë dhe mund ketë tre deri pesë gjenerata vit.

Studimet në Shqipëri lidhje me këtë familje kanë filluar herëtnga kërkues huaj duke filluar me U. Scheiding vitin 1958, E.  Konigsmann vitin 1959 dhe duke vazhduar nga EkspeditaGjermane e Institutit Entomologjik Berlinit 1961 – DEI (G. Friese & L. Dieckmann). Disa nga rezultatet e punës së tyre përkëtë familje janë rpunuar dhe publikuar nga L. Dieckmann, Beitr. Ent., Berlin 34 (1982), 2 S.427-440, ku në këtë punim përShqipërinë janë paraqitur 154 lloje.

Nga studiuesit shqiptarë  vetëm ose në bashkëpunim me të huaj cilët  kanë hulumtuar  përfaqësuesit e  familjes  sëkurkulionidëve  si dhe kanë botuar  rezultatet e punës së tyre janë  Xh. Murraj vitin 1962 , A. Striniqi vitin 2005, A. Paparisto  në vitin  2008 si dhe M Koštal në vitin 2021.

Në total në Shqipëri së fundmi raportohen rreth 48 gjini dhe 175lloje kësaj familjeje ku 9 lloje prej raportohen si specie përherë parë Shqipëri.

Llojet e reja përcaktuara për herë parë janë Brachycerusfoveicollis, Otiorhynchus singularis, Cyphocleonus trisulcatus, Pentarthrum huttoni, Pselactus spadix, Larinus sturnus, Apionpomonae, Cionus griseopubens dhe Cionus hypsibatus.

Gjinia më e përhapur është ajo Apion e cila përfaqësohet me 45 lloje, më pas vijnë gjinia Otiorhynchus me 12 lloje, gjinitë iPauslidrus, Sitona; Larinus; Phyllobius, Lixus, Tychius përkatësisht me nga 8, 7, 6, 6, 6, 5 lloje ndërsa  gjinitë Hypera, Rhynchaenus; Ceutorhynchus, Nanophyes, Cionus; Rhynchites, Calandra, Anthonomus, Baris, Gymnaetron  dhe gjinitëCoenorhinus, Brachycerus, Cyphocleonus, Cleonis, Smicronyx, Ceuthorhynchidius, Miarus, Pentarthrum, Apoderus dhe Sibiniapërfaqësohen  me numër më të ulët të llojeve.

Disa përfaqësues të përshkruar për herë të parë në vendintonë

Otiorhynchus singularis

Ekologjia: rriturit ndeshen gjatë gjithë vitit, atadimërojnë tokë, midis mbeturinave gjetheveetj. Janë aktivë nga pranvera deri vjeshtë ku takohennë një sërë habitatesh si pyje, parqe, dunatbregdetare, kopshte shtëpiake, buzë rrugëve, kullotaetj. Ata janë ndër polifagët ndër kurkulionidëtme një spectër të gjerë floristic si drurë gjetherënësdhe halorë, shkurre gjetherënëse, bimë barishtore si dhe dhe njësërë frutash; pjesën madhe kohës ato shfaqen herëpas here numër madh dhe bëhen dëmtues seriozë pemëve dhe frutave komerciale. rriturit janë shumë vështirë për t’u kontrolluar pasi fshihen tokë gjatë ditës. Ata mund jetojnë deri tre vjet. Vezët vendosen tokë gjatë njësezoni gjatë, nga mesi i Majit deri fund Qershorit si dhemë pas përsëri gjatë Shtatorit dhe Tetorit. Ky lloj nuk paraqitetaq pjellorë sa anëtarët e tjerë gjinisë. Cdo femër lëshon rreth100 vezë sezon. Larvat e celura nga vezët zhvillohen tokëzakonisht deri një thellësi prej 50 cm. Ato ushqehen me rrënjë imta dhe buta. Gjatë verës ato rriten ndërkohë nëvjeshtë pupëzohen, Ndërkohë larvat dalin vonë zhvillohengjatë dimrit dhe pupëzohen fillim pranverës.

Të ushqyerit; Bimët me të prekura nga ky lloj janë molla, dardha, mjedra dhe hardhia, pishat. Individët e rritur ushqehenvazhdimisht dhe kanë tendencë sulmojnë sythat zhvillimdhe majat. Ata janë aktivë veçanërisht pranverë, kur bimëtfillojnë rriten. Tek pemët ato mund konsumojnë edhelëvoren e butëkryesisht tek lastarët e rij, gjethet, sythat dhe luletdhe duke shkaktuar në këtë mënyrë dëme mëdha duke cuar raste ekstreme, dëmtimin e të gjithë organizmit të bimës.

Cyphocleonus trisulcatus (Col., Curculionidae)

Të rriturit e kanë të lidhur regjimin ushqimor me gjethet e bimëve që formojnë rozetë, duke preferuargjethet e buta qendër saj. Vezët vendosen rrënjën e bimës pak nën sipërfaqen e tokës dhe çelinpër dhjetë deri dymbëdhjetë ditë. Larvatgërmojnë rrënjë dhe fillojnë ushqehen me to.  Larvat takohen në disa bimë por më së shumti preferojnefamiljen Compositae e kryesisht llojin Matricaria chamomilla. Nga ekperimentet e kryera në disa  bimë  është konstatuar që bimët e infektuara me C. trisulcatus zakonisht prodhojnë mesatarisht 50% pak lastarë dhe  lule sesa bimët e tjera painfektuara. Leucanthemum vulgare, është një një bimëshumëvjeçare me origjinë nga Euroazia e cial takohet edhe nëvendin tonë. Ajo është bërë pushtuese disa pjesë botës. Meqenëse ka mungesë metodave përshtatshme përmenaxhimin e qëndrueshëm kësaj bime peizazhet e pushtuara, një projekt mbi kontrolli biologjik  të saj ështëiniciuar Amerikën e Veriut dhe Australi. Ai merr për bazë përdorimin si një agjent kontrolli biologjik për  të kurkulionidit Cyphocleonus trisulcatus ushqehen me rrënjët e kësaj bimepër të parë implementimin e tij më pas në  kushtet e terrenit.

Brachycerus foveicollis

Regjimi ushqimor:   natyrë, lloji Brachycerusfoveicollis ushqehet kryesisht me gjethet dhe kërcellete zambakëve dhe të bimëve tjera ngjashme tëfamiljes Asparagacea (Ornithogalum comosum L.). kushte të rritjes artificiale, ata mund ushqehen me njëshumëllojshmëri zarzavate dhe perime me gjethe për siguruarnjë dietë ekuilibruar.

 

Pentarthrum huttoni,  

Ky lloj kurkulionidi zakonisht ndeshet ndërtesa vjetra, në lëndët drusore në dekompozim e sipër sitrarët, fucitë e verës si dhe në mbetje ushqimore tëdekompozuara të bodrume. Për shkak se ky lloj mund takohet në një mjedis shumë lagësht, infektimet aktivemund ndalen duke ulur lagështinë brenda ndërtesës nga 90% nën 60%.

Pselactus spadix 

Kjo specie ushqehet me lëndë drusore mjedisetdetare gjatë gjithë fazave jetës saj. Mund gjendet shpesh porte detare. Pselactus spadixsulmon ndët drusore detare të cilat karakterizohen ngavrima rrethore dhe tunele të dukshme në sipërfaqe tëtyre. Lëshimi i vezëve ndodh brenda tuneleve në të cilëtndodhen të rriturit. Historia e jetës Pselactus spadix ështëstudiuar drurët e pishës (Pinus sylvestris). Studimi tregoi qëky lloj mund përfundojë ciklin e tij jetësor pa dalë nga druri.

Larinus sturnus 

Femrat e Larinus sturnus shtrojnë vezët një sythlulor kryesisht të familjes Asteracea. Larvat zhvillohen kokat e luleve llojeve të familjes veçanërisht tekllojet me gjemba (Cirsium). Ata ushqehen me farat dheindet e luleve. rriturit mund takohen nga muajiMaj deri muajin Shtator. Ato shumti takohen tekspecie  Arctium lappa, Arctium tomentosum, Carduus nutans, Cirsium lanceolatum, Cirsium heterophyllum, Cirsium oleraceum, Cirsium palustre, Centaurea jacea, Centaurea scabiosa, Silybum marianum dhe Carlina acaulis. Ky llojpreferoj lengjet e bimës ky gjendet.

Apion pomonae

shumë se gjysma e gjitha specieve njohura tëkësaj gjinie janë lidhura me familjet Fabaceae (bizele dhe fasule etj) Asteraceae, Polygonaceae, Labiatae, Malvaceae dhe Lytraceae. Disa lloje janëdëmtues bishtajoreve rritura të kultivuara. Disa lloje të tjerazhvillohen brenda kokave luleve duke sjellë shkatërrimin e farave etj; brenda kërcellit Trifolium pratense ose të kërcellit gjinisë Medicago. Disa lloje nga kjo gjini janë provuar siagjentë biokontrolli për barërat e këqija invazive futura ngaEvropa.

Mbrojtja e bimëve nga dëmtimi i kurkulionidëve

Kontrolli kultural: Dëmtimet e bimëve nga larvat e curculionidëve mund shmangen masë të madhe duke përdorur varietete bimësh rezistente që kanë inde forta dhejanë më rezistente nga prania e larvave. Po ashtu një mënyrëtjetër është përdorimi i kultivarëve bimore me valencë të lartëekologjike në zonat e dëmtuara, kryesisht lëndinat. Këtokultivarë përhapen mënyrë të shpejtë duke rikuperuarekosistemin natyror. Plehërimi dhe ujitja e përshtatshmegjithashtu mund maskojë simptomat e dëmtimit ngakurkulionidët si dhe ndihmojë lëndinat riparojnë shpejtdëmtimet në to.

Kontrolli biologjik: Disa lloje nematodësh parazitarë insekteve si Steinernema carpocapsae dhe Heterorhabditisbacteriophora përdoren me efektivitet si kundër larvave ashtuedhe kundër insekteve rritur të kurkulionidëve duke ofruarkështu dhe një kontroll biologjik efikas të tyre.

Kontrolli kimik:  Trajtimet me insekticide janë suksesshmekur aplikohen pranverë për vrarë insektet e rritur para lëshimit vezëve. Kontrolli kimik është i vështirë kurcurculionidët janë fazën e larvare pasi insektet mbrohenbrenda bimës. Insekticidet e aplikuara arat e kultivuara ose nëzonat e lëndinave mund jenë një rrezik për insektet pjalmuese. Trajtimi duhet bërë i planifikuar llojet e kultivuar për tëshmangur periudhën e pllenimit të tyre. Ndërsa nëse livadhinatyror ka tërfil ose bimë lulëzuara përziera zonën e trajtuar duhet kositet për hequr gjitha lulëzimet përparaaplikimit insekticideve.

Feromonet e kurkulionidëve për menaxhimin e tyre sidëmtues

Feromonet e insekteve janë substanca kimike që prodhohen ngagjendrrat e tyre me qëllim grumbullimin  individëve të të njëjtitlloj si dhe  terheqjen e partnerëve të tyre të gjinisë së kundërt.Eksziston një sinergji midis substancave aromatike që emetojnëbimët si dhe feromeoneve të këtyre insekteve. Feromonet qëstimulojnë grumbullimin e individëve të insekteve dhevecanërisht të kurculionidëve përbëjnë një mjet të fuqishëm nëdetektimin e infestimit të bimëve. Monitorimi  dhe strategjitë e kontrollit  të bazuara specifikisht  në tërheqjen feromonale   dhesinergjinë me substancat aromatizuese  të bimëve përdorengjerësisht  në menaxhimin e dëmtuesve  kurkulionidë  dhe rritjene përfitimeve  ekonomike  nga kulturat  e bimëve.

 

Përgatiti: Prof. As. Dr. Bledar Pepa

Instituti i Resurseve Gjenetike Bimëve

Na Ndiqni në: