Në një kohë kur gjimnazistët që sapo kanë përfunduar një cikël studimesh dhe po pregatiten për të filluar një tjetër, Fakulteti i Shkencave Pyjore në UBT ka ndërmarrë një fushatë takimesh me nxënës të maturave shtetërore në qytete të ndryshme të Shqipërisë. Kjo fushatë kishte si qëllim t’u bënte të ditur nxënesve apo studentëve të ardhshëm, degët apo programet që ofron ky fakultet dhe që mund të përzgjidhen prej tyre si dëge studimi.
Të gjitha programet e studimit janë unike dhe për herë të parë këtë vit diplomohen studentët e dizajnit të mobiljeve, i vetmi program i këtij lloji në tregun e punës, një domosdoshmëri dhe nevojë immediate që industria e drurit ka në sektorin e prodhimit të mobiljeve.
Të gjitha këto dhe shumë të dhëna të tjera shërbyen si një paketë informuese për këta nxënës të cilët ende nuk kanë vendosur se ku të studiojnë apo ku të profilizohen.
Karriera në dizajn shërben më së shumti për ata të cilët kanë një përqasje kreative dhe mund të bëjnë një lidhje të mirë midis ngjyrave, formave dhe tekstileve. Dizenjuesit janë të kërkuar pothuajse në të gjitha fushat si në dizenjimin e makinave, veshje, ndërtime, logo, sete teatrale, sete mallrash, peisazhe etj.
Dizajni ka shumëllojshmëri të gjerë të nënfushave duke përfshirë modelimin grafik, modelimin e modës, modelimin e brendshëm, krijimin e faqeve në internet, modelimin e seteve, modelimin industrial, modelimin vizual të mallrave etj. Secila nga këto kategori ka specifikat e veta dhe çdokush mund të përzgjedhë specializimin mbi bazën e interesave dhe dhuntive personale.
Dizajnerat mund të gjejnë një pozicion pune në një shtepi mode, në studio mediash të ndryshme, në industri mobiljesh, në një zyrë teknologjie, në një firmë ëeb- design etj. Një sërë dizajnerash e nisin karrerën e tyre si profesionistë të pavarur. Fushat më të reja apo inovatore janë Grafik Design, Fashion Design dhe Animim & Graphics.
Janë të shumtë ata që interesohen gjithmonë e më tepër në ndryshimin e arredimit të shtëpive të tyre dhe këtu lind nevoja e dizajner-it të mobiljeve dhe interierit.
Mundësitë e karrierës në dizajnin e mobiljeve dhe të interierit
-Firma arkitekture
Ata punojnë në firma arkitekture për të hartuar ambientet e brendshme të projektit për të cilin punon firma. Ata punojnë në skemën e ngjyrave, për materialin e dekorimit, stilimin e dhomës dhe modelin e mobiljeve
-Firmat e ndërtimit mund të jenë një tjetër mundësi e karrierës në dizajnin e mobiljeve dhe interierit.
-Zyrat urbane dhe institucione zyrtare.
Në këtë mënyrë ato kontribuojnë në organzimin më të mirë të zonës urbane dhe krijimit të një modeli të caktuar.
-Hotele dhe qendra shëndetësore
Industria e hoteleve dhe resorteve zë vendin më të madh të punësimeve të interior- dizajnerave. Ato ndihmojnë në formësimin apo arredimin më luksoz të ambienteve të brendshme e në një sërë sektorësh të tjerë.
-Studio dizajni
Ata punojnë në studiot e dizajnit për të punuar projektet e marra nga studio respektive. Atyre gjithashtu u kërkohet të punojnë në ekipe për të hartuar elemente dhe gjithashtu punojnë në projekte komplekse.
– Kompani të pasurive të patundshme
Kompanitë e pasurive të patundshme janë një fushë tjetër ku kërkohen dizajnerë të brendshëm. Detyra e tyre është të vlerësojnë, hartojnë, rekomandojnë dhe zbatojnë dizajnin e brendshëm. Kjo përfshin skemën e ngjyrave, dekorimet, stilimin e dhomës dhe modelimin e mobiljeve.
-I vetëpunësuar
Ata hapin firmat e tyre (ndërmarje ose biznes) ose marrin projekte në mënyrë të pavarur për t’u këshilluar për problemet e dizajnit të klientëve të tyre.
-Mësues në institute që ofrojnë kurse në interior- dizajn
Nëse jeni të prirur drejt mësimdhënies, atëherë si një dizajner i brendshëm me përvojë mund të bashkoheni si anëtarë të fakultetit në kolegje. Ju do të merrni një mundësi për të ndarë ekspertizën dhe njohuritë tuaja me dizajnerët e brendshëm që ‘’lulëzojnë’’.
Në këtë fushatë informuese, FSHP përzgjodhi në rang kombëtar 5 gjimnze prej të cilave dy profesionalë dhe konkretisht gjimnazin e Shkodrës ‘‘Kolë Margjini’’ dhe ‘’Karl Gega’’. Gjithashtu u zhvilluan takime me nxënës të gjimnazit ‘’Ibrahim Rugova’’ në Kamëz, ‘’Ibrahim Muça’’ në Librazhd dhe dy gjimnazet e Burrelit, ‘’Pjetër Budi’’ dhe ‘’28 Nëntori’’. Përzgjedhja e këtyre shkollave u krye në bazë të të dhënave për prurjet më të mëdha ndër vite nga këto zona dhe për vetë pozicionin strategjik që kanë në sektorin pyjor.
Nxënësit u njohën me mundësitë që ofron ky fakultet për të kryer praktika mësimore dhe mundësitë e punësimit në këto sektorë kaq prioritarë në tregun e punës dhe mjaft të rëndësishëm në ekonominë e vendit.