EKSPLORIMI DHE DOKUMENTIMI I KULTIVARËVE TRADICIONALË BUJQËSORËNË ZONËN E LIBRAZHDIT

Kultivarët tradicionalë në sfidën e mbijetesës së  tyre

Shqipëria karakterizohet nga një diversitet i lartë biologjik si të formave të egra ashtu dhe ato të kultivuara. Megjithëse territori i vendit është i vogël, më pak se 0.3% të sipërfaqes së kontinentit europian, ai është streh për rreth 30 % gjitha specieve njohura bimore, përfshirë këtu edheshumë specie endemike. Sipas studimeve mbi florën, rezulton se në territorin e Shqipërisë ekzistojnë rreth 3651 specie të bimëve; duke shtuar edhe 907 subspecie, numri arrin në rreth 4560 taksone (Vangjeli, 2021).

Rajonet bregdetare dhe ato largëta malore, që arrihen me vështirësi, janë nga më të pasurat. Në ato mjedise ka një larmi të madhe të specieve bimore, të afërm të egër të kulturave bujqësore, por edhe varietete lokale, kjo edhe për shkak të pozicionit gjeografik dhe dekadave të izolimit ekonomik. Megjithatë, gjatë tre dekadave të fundit, ka pasur një rënie progresive në numrin e specieve dhe varieteteve të egra dhe varieteteve lokale të bimëve të kultivuara. Me ndryshimet politike të vendit, u rrit humbja e biodiversitetit natyral, veçanërisht atij bujqësor (agrobiodiversitetit).

Është evidente që bujqësia komerciale përdor më pak llojetdhe varietetet lokale. Tek ne kultivarët lokal po zhduken me shpejtësi edhe për shkak të eksodit të popullsisë rurale (emigracioni i jashtëm, por veçanërisht ai i brendshëm kushumë familje janë larguar e po largohen nga zonat rurale, ku kanë mbetur kryesisht mosha e tretë); distancës së largët nga tregjet; infrastrukturës së dobët rrugore si dhe mungesës së kontrollit të tregtisë së farave. Bashkë me zhdukjen e kultivarëve lokal, vërehet dukshëm humbje e njohurive dhe praktikave të përdorimit dhe menaxhimit të tyre, si dhe të vet potencialit ekonomik.

Nisur nga këto arsyetime të mësipërme  në periudhën Tetor –Dhjetor, 2024 nga ana e Bankës Gjenetike (IRGJB) u krye një program pune me qëllim eksplorimin dhe koleksionimin e kultivarëve tradicionalë në zonën e Librazhdit në  njësitë adiminstrative Stëblevë, Librazhd Qendër, Orenjë  si dhe Trebisht (Bulqizë). Meqënëse kjo zonë përbënte një boshllëk në listën e të dhënave kombëtare, studimi synoi të kontribonte me informacion  si dhe material koleksionues.

Pse interes i lartë për to?!

Studimet kanë treguar se kultivarët lokal tradicionalë, si pjesë e agrobiodiversitetit, shquhen për disa cilësi të veçanta:

Kanë përshtatje mirë kushtet klimatike e tokësore lokale;
Dallohen për cilësi lartë organo-leptike produktit(ngjyrë, shije, aromë, etj);
Kanë vlera kulturore e historike, si pjesë e trashëgimisëpopullore;
Kanë qëndrueshmëri mirë ndaj sëmundjeve edëmtuesve, ruhen mirë gjatë dimrit, etj;
Piqen herët se kultivarët modern.
Kanë konsumator qëndrueshëm, në qytete e fshatra. etj.,

 

Kultivarët tradicionalë nën fokusin e ruajtjes  nga StrategjitëKombëtare dhe Ndërkombëtare

Eksplorimi, identifikimi dhe koleksionimi i kultivarëve tradicionalë, të afërmve të egër të tyre si dhe  bimëve medicinale aromatike gjatë projekteve kërkimorë janë nëpërputhje me misionin e Bankës Gjenetike në vendin tonë. Ky mision i  saj është në të njëjtën linjë me objektivat e Strategjisë Kombëtare për Zhvillimin Rural dhe Bujqësinë (SKZHB, 2014), Strategjisë Kombëtare për Biodiversitetin (SKB, 2015) si dhe Strategjisë Kombëtare për Ndryshimet Klimatike e Shqipërisë (2019), si një pjesë e angazhimeve të Shqipërisë në kuadër të Marrëveshjes së Parisit (2019) të cilat promovojnë një bujqësi të qëndrueshme duke u fokusuar në ruajtjen dhe përdorimi i resurseve gjenetike për të zhvilluar varietete të reja të përshtatura ndaj ndryshimeve klimatike, përdorimin e varieteteve tradicionale për zhvillimin e produkteve bujqësore me vlerë të shtuar si dhe mbështetjen e kërkimit shkencor në ruajtjen dhe përmirësimin e materialeve gjenetike. Kërkime të tilla jo vetëm përmbushin interesin kombëtar  por gjithashtu përmbushin dhe detyrimet ndërkombëtare në procesin e integrimit evropian për zbutjen e ndryshimeve klimatike si dhe adaptimin ndaj ndryshimeve klimatike duke synuar rritjen e qëndrueshmërisë ndaj ndikimeve klimatike në sektorë si bujqësia dhe biodiversiteti.

Rezultate të eksplorimit/koleksionimit në rajonin e Librazhdit

Procesi i eksplorimit/koleksionimit u krye në 35 fshatra që i përkisnin rajonit të Librazhdit dhe pjesërisht atijBulqizës. Materiali u identifikua, rregjistrua si dhe koleksionua në vetëm 17 nga 35 fshatra të eksploruar nëprogramin e punës . Numri total i aksesioneve të koleksionuara/rregjistruar ishte 90 ndërsa i aksesioneve të koleksionuara në  Bankën Gjenetike ishte 41. Rajoni me numrin më të madh të aksesioneve të evidentuar ishte Nj.A.Qendër Librazhd me 41 acc. rregjistruar / 22 acc. koleksionuar në të cilën bënte pjesë rajoni më i izoluar saj, fshati i Qarrishtës. Rajonet e tjerw u pwrfaqwsuan si vijon: Nj. A. Steblevw -14 acc. rregjistruar / 4 acc. koleksionuar;Nj. A. Trebisht -13 acc. rregjistruar / 3 acc. koleksionuar;NJ. A. Orenjw – 18 acc. rregjistruar / 8 acc. koleksionuar.

Mungesa e të dhënave në 18 nga 35 fshatra të eksploruar në total është rezultat i afërsisë së tyre me zonën urbane (fshatrat afër Librazhdit) ose të abandonuar totalisht sicishin fshatrat Koshorisht dhe Llangë.

Programi i punës mundësoi koleksionimin me farë për 25 specie bimësh, ku nga këto 7 specie i përkasin kulturave tëperimeve (fasule, bamje, spec, kastravec, domate, pras, kungull), 1 specie i përket drithërave (misër), 12 specie i përkasin pemëve frutore (mollë, man, dardhë, ftua, kumbull, rrush, arrë, fik, qershi, thanë, shegë, gështenjë) dhe 5 specie i përkasin bimëve mjeksore. Perimet përbënindominancën për nga numri i aksesioneve eksploruar/koleksionuar duke përbërë 30% aksesioneve total. Midis tyre paraqiteshin gjetjet rreth bishtajoret me gati 19 % numri total aksesioneve. Kështu lloji(Phaseolus vulgaris) u paraqit me numër të lartë aksesionesh (17 acc.) si bishtajë dhe fasule e zakonshme.

Drithërat paraqiteshin vetëm me kulturën e misrit me 5 aksesione. Një aksesion  i njohur në zonën e Qarrishtë  me emërtimin “Misër Doke” pretendohej se kultivohej vetëm në zonë për për paktën 100 vite.

Aksesionet e pemëve frutore të rregjistrura i përkisnin 12 specieve. Popullatat e tyre zakonisht paraqiteshin me 1-3 individë të lokalizuara kryesisht në kopshtet e fermerëve ose në gjendje gjysmë të egër. Nga to mollët, dardhat, kumbullat dhe arrat u paraqitën me numrin më të madh të aksesioneve.

Tipike ishte se të katër nën rajonet e marrë në studim për vetë karakterin e tyre kodrinoro malor si dhe specifikat e popullatës sipërfaqet e shfrytëzuara bujqësore ishin të vogla(ngastra) sidomos në fshatrat Qarrishtë, Lunik, Llange, Borovë, Sebisht, Klenjë. Llojet e tokave ishin të varfra dhe kryesisht pa ujitje në sezonin e verës duke mos favorizuar kultivimin periodik të kulturave bujqësore dukuri kjo e varur dhe nga ardhja më vonë e  stinës së pranverës në krahasim me rajonet e ulëta kodrinore. Një pjesë e mirë tokave ishin të lëna djerrë, kullotë për shkak të braktisjesnga procesi migrimit të popullatës lokale. Ulja e numrit të popullatës kishte ndikuar progresivisht dhe rënien e numri të fermërëve që kultivojnë kultura bujqësore në pothuajsenjë pjesë të mirë të fshatrave. Mbajtja dhe ruajtja e farërave autoktone ishte një proces që sa vinte e përkeqësohej si rezultat i uljes së moshës së banorëve që merreshin me bujqësi duke hequr dorë nga tradita e tyre. Fenomeni i ruajtjes ishte i dukshëm vetëm në zonat shumë të izoluara si psh. Qarrishtë, Klenjë, Borovë, Librazhd Katund dhe Funarës.

Shumica e banorëve që merreshin me bujqësi të tipit “bahce”, bimët (fidanët, farat) të perimeve apo drithërat i marrin të gatshme në zonën urbane më të afërt që ishteLibrazhdi ose Bulqiza.  Plotësimi kryesisht i nevojave vetjake, mungesa e linjave të agroturizmit vendas për produktet lokale, mungesa e infrastrukturës rrugore, migrimi i popullatës janë faktorë që sillnin qarkullim të pakët të farave autoktone të ruajtura ndër fermerë si dhe krijonin premisa për rritje të “erozionit gjenetik” bimor.

Vendi ynë ka nevojë për një inventar kombëtar të përditësuar të kultivarëve tradicional (landraceve) dhe të afërmve të egër kulturave bujqësore për siguruar dhënat bazë dhe për identifikuar nevojat e ruajtjes, për të realizuar ruajtjen sistematike, për të monitoruar ndryshimet dhe për të rritur përdorimin e kultivarëve tradicional (landraceve) në përmbushje të kërkesave të tregut dhe për promovimin dhe mbështetjen e agroturizmit në vend. Nëpërputhje me këtë qasje si dhe me misionin e bankës ky program pune është në vijim të procesit të ekpslorimit tëgjithë vendit tonë.

Koleksionimet e marra nga zona e Librazhdit dhe ruajtja e tyre në Bankën Gjenetike pas vlerësimit do të krijojnë mundësinë e ruajtjes afatgjatë dhe vitalizimit të tyre në të ardhmen.

      rgatiti:

Prof. As. Dr. Bledar Pepa

Institituti i Resurseve Gjenetike të Bimëve​​​08.01.2025

Na Ndiqni në: