EDUCATION FARM – FERMAT EDUKATIVE

Ky projekt zbatohet si koncept për herë të parë në Shqipëri përmesprojektit SRD/GIZ dhe financohet nga qeveria gjermane, në mbështetjedhe të politikave të qeverisë për nxitjen e zhvillimit rural. Projekti po zbatohet nga QEK (Qendra për Edukim Kulinar www.qek.al) me mbështetjen e ekspertëve të GIZ dhe me konsulencë nga Agriplant Srl tëRegione Puglia. Projekti ka filluar në Qershor të vitit 2021 dhe do tëmbarojë në fund të Majit 2022.

Në thelb të projektit janë fermat, agroturizmet, fermat me potencial për tukthyer në agriturizme, fermerë të vegjël dhe shkollat e hotelerisë të cilatndodhen në zonat ku shtrihen këta operatorë që janë përzgjedhur dhekanë pasur dëshirë të jenë pjesë e projektit. Këto ferma janë të shtrira ngaKopliku deri në Ksamil. Po ashtu, dhe shkollat e kulinarisë të përfshira, janë nga Shkodra deri në Sarandë. Puna me këta operatorë po zhvillohet në krijimin e paketave turistike të cilat ofrojnë më tepër se sa thjeshtëkonsumimi i një vakti. Nxitja e aktiviteteve edukative në fermë ështëqëllimi kryesor i këtij projekti.  Paketat edukative në fermë mund tëlidhen me:

Aktivitete bujqësore;
Akstivitete blegtorale;
Kulinarinë;
Artizanatin;
Vreshtarinë;
Peshkimin;
Përpunimin e produkteve;
Zahiretë,
Etj.

Pra, qëllimi i konceptit është vënia në dukje e karakteristikave të fermavetë përzgjedhura dhe kthimi i tyre në aktivitete edukuese dhe rekreative për vizitorët. Fermat kanë marrë asistencë në këtë kuadër nga ekspertët e angazhur sipas fushave të ndryshme. Ekspertët e angazhur në projektjanë: i) Prof. Zef Gjeta; ii) Shef Sokol Prenga; iii) Shef. Armand Kikino; iv) Ida Boreli, eksperte ndërkombëtare për fermat edukative.

Janë zhvilluar gjatë kësaj periudhe një seri aktivitetesh që lidhen me:

mbjelljet stinore;
rivitalizimin e farave të mospërdorura prej kohësh (farëra autoktone);
ndarja e përvojës në fushën e agronomisë,
nxitja e llojeve të kultivareve që hyjnë në shërbim të gatesave tipikeshqiptare;
nxitja e gatesave shqiptare si pjesë të menuve;
nxitja e vazhdimit të traditës së zahireve;
nxitja e festave popullore në ferma;
nxitja e hapjes së pikave të vogla të shitjeve brenda agriturizmeve, etj.

Një paketë e rëndësishme do të jetë edhe paketa për fëmijët e shkollavefillore me qëllim afrimin e tyre në fermë dhe pajisjen e tyre me dije që lidhen direkt me natyrën, të mbjellat, frutat, lojra në natyrë, ushqim të shëndetëshme, etj.

Po kështu, ky projekt ka dhe një pikë tjetër të fortë, trajnimin me shkollathoteliere publike dhe shkollat profesionale bujqësore si potencial për tupunësuar në të ardhmen në këto ferma. Shkollat janë nxitur me anë të mini projekteve të njihen me fermat në rrethin e tyre, agroturizmet, karakteristikat bujqësore dhe blegtorale, karakteristikat kulinare, bimëtmjekësore dhe erëzat e zons, etj.

Në total janë 10 mësues dhe 75 nxënës të këtyre shkollave që janëpërfshirë në trajnim, nën kujdesin e mësuesve me shumë vite përvojë: i) Znj. Mukades Memajdini dhe ii) Shef Sokol Prenga.

Në fund të projektit, paketat do tu prezantohen edhe agjensive turistike qëjo vetëm të promovohet me të turizmi rural në prizmin domestik, por edhe në atë ndërkombëtar.

Shto Koment

Na Ndiqni në: