Cila nga këto fjali është e vërtetë?
- a) Salmoni i rritur në rezervat lyhet me ngjyrë rozë, sepse ne fakt ai është i bardhë.
- b) Shkencëtarët mund ta kthejnë gjalpin e kikirikut në diamant dhe dinamit.
Përgjigja e saktë: Të dyja.
Ka shumë fakte tronditëse për ushqimin , ne mblodhëm ato më befasueset.
- Shkencëtarët mund ta kthejnë gjalpin e kikirikut në diamant dhe dinamit.
Për shkak të përmbajtjes së lartë të karbonit tek gjalpi i kikirikut, studiuesit kanë qenë në gjendje ta shndërrojnë gjalpin e kikirikut në një diamant duke e lidhur atë me një karbon. Sidoqoftë, transformimi është mjaft i ngadalshëm.
- Patatet mund të thithin dhe reflektojnë sinjalet Wi-Fi.
Për shkak të përmbajtjes së ujit dhe kimisë tek patatet , ato janë në gjendje të thithin dhe reflektojnë sinjalet e valëve të radios në të njëjtën mënyrë siç bëjnë njerëzit. Boeing Co i përdori patatet për të testuar sinjalin e tyre Wi-Fi gjatë fluturimit, duke vendosur thasë me patate në një ulëse për ditë të tëra në të njëjtën kohë, në mënyrë që të kryente eksperimentin e tij.
- Salmoni i rritur në rezervat lyhet me ngjyrë rozë sepse në fakt ai është i bardhë
Salmoni i egër është rozë për shkak të konsumimit të krustaceve, siç janë karkalecat. Salmoni i kultivuar, megjithatë, ha ushqim të koncentruar, duke rezultuar në një ngjyrë gri në të bardhë. Më pas ai lyhet me ngjyrë rozë në mënyrë që të tërheqë më shumë konsumatorët.
- Dylli i përdorur për të prodhuar karamelet dhe makinat është i njëjtë.
Carnauba, i quajtur si dylli i Brazilit dhe dylli i palmës, nuk përdoret vetëm për të prodhuar karamelet e vogla xhelatinoze (gummy candies), por edhe për makinat tuaja për t’i bërë ato të duken me shkëlqim.
- Ngjyrosësi ushqimor i kuq,i përdorur tek Skittles dhe karamelet e tjera, bëhet nga zierja e insektit të nusepashkës, një lloj brumbulli.
- Numri i rreshtave në një kalli misri është pothuajse gjithmonë i barabartë dhe shumica e tyre kanë një mesatare prej 16 rreshtash dhe 80 kokrrash.
- Shumë djathëra të grirë dhe drithëra të copëtuara përmbajnë celulozë (pulpe druri).
Celuloza, e cila në thelb është tallash, përdoret shpesh në produkte të ndryshme të djathit të grirë dhe drithëra të copëtura për të parandaluar ngjitjen e tyre.
- Luleshtrydhja është i vetmi produkt bujqësor që mban farat e saj në anën e jashtme të frutit.
- Kokrrat e rrushit shpërthejnë nese i vendosni në mikrovalë.
- Mishi i pulës përmban 266 për qind më shumë yndyrë sesa 50 vjet më parë.
Një studim pohon se mishi i pulës aktualisht ka më shumë yndyrë sesa proteina.
Përshtati nga Interneti
Elsa Zela