lobozunino - www.pixabay.com

Dardha që rritet mbi lis

Ndodh pothuajse kurrë të shohësh dardhën të shartuar mbi lis, e megjithatë një gjë e tillë krejtësisht e rrallë është regjistruar në vendin tonë, në veri të Shqipërisë. Pema e stërmadhe e dardhës me diametër rreth 60 cm vijon ende të prodhojë fruta dhe kjo falë përkujdesjes dhe trajtimit të mundësuar nga fermeri i apasionuar Sait Velaj.

Dardha e shartuar mbi lis mund të shihet e të vizitohet jo vetëm nga banorë të zonës dhe atyre përreth por edhe nga kureshtarë e turistë të ndryshëm që duan të informohen e të dinë më tepër rreth këtij kultivari të shartuar çuditshëm por me produktivitet. Atë mund ta gjeni në fshatin Shtuf, lagjja Velaj, në komunën Ana e Malit. Pema e kësaj dardhe gjendet në një luginë të vogël mes dy kodrave të mbuluara me pyje dushku.

Eksperët thonë se janë të njohura shumë lloje shartimesh por rasti në fjalë, ai midis dy gjinive krejt të ndryshme dhe kaq të largëta në tipologji e cilësi, është diçka pothuajse e pabesueshme. Dardha bën pjesë ne familjen e Trëndafilorëve (Rozaceae) dhe në gjininë Pyrus me rreth 30 specie ndërsa lisi bën pjesë ne familjen Fogaceae, në gjininë  Querqus me mbi 150 specie. Megjithatë siç mund të dallohet edhe nga fotot, kjo dardhë shekullore është një dëshmi e gjallë e këtij realiteti, jetësuar nga Sait Velaj.

Po sipas specialistëve përputhshmëria mes tyre është e habitshme pasi si nënshartesa (lisi) dhe mbishartesa (dardhë vendi verdhukla) kanë të njëjtin zhvillim, të njëjtën trashësi por që dallohet qartë pika e shartimit.

 

Instituti i Resurseve Gjenetike të Bimëve, UBT.

Na Ndiqni në: