CentrArredo - www.pixabay.com

Covid 19 dhe industria e drurit

Mënyra e jetesës ndryshon dita-ditës duke ndikuar në peshën që ka vendosur pandemia në të bërit tregti, në mënyrën se si ne punojmë apo si drejtojmë biznesin tonë.
Ndikimi i krizës nga Covid-19 në sjelljen e konsumatorëve dhe tendencat e prodhimit ka shkuar në rritjen dhe rëndësinë e dixhitalizimit dhe automatizimit në industrinë e mobiljeve. Konsumatorët online me mend, të cilët kërkojnë përvoja të personalizuara në blerje, gjithashtu dhe çmime konkurruese, po i shtyjnë prodhuesit e mobiljeve të përtërijnë rrjedhat e tyre ekzistuese të punës. Ndërkaq përparimet në teknologjinë dixhitale dhe mjetet e komunikimit po fuqizojnë drejtuesit e mobiljeve për t’iu përgjigjur më shpejt ndryshimeve në kërkesën e konsumatorit, për të fituar përfitime nga kursimi i kostos dhe për të rritur efikasitetin e tyre operativ.

Konsumatorët janë të fokusuar në shtëpitë e tyre dhe ndryshimet që mund të bëjnë për ta përmirësuar atë. Pandemia po forcon kërkesën e konsumatorit për markat me vlera të larta në shoqëri dhe për produktet që respektojnë mjedisin. Në përgjigje të efektit të COVID-19 në shëndetin personal dhe korrelacionit të tij me ndotjen dhe shkatërrimin e habitatit mjedisor, shumë konsumatorë po zhvendosin sjelljen e tyre drejt zakoneve më të shëndetshme të jetesës, konsumit dhe përmirësimit të shoqërisë përmes vetë-përmirësimit. Kështu, për industrinë e mobiljeve, përmasat e zgjerimit të tregut të mobiljeve eko-friendly, vlerësohet të arrijnë 59.8 miliardë dollarë (USD) deri në vitin 2027. Ky faktor ilustron më së miri përparimin e shpejtë të këtyre trendeve të konsumatorit.

Për fatin e mirë të prodhuesve të mobiljeve, është konstatuar se konsumatori pas COVID, ka një dëshirë të madhe për të përmirësuar hapësirën e tij të jetesës. Pandemia detyroi gati 58% të popullsisë së botës të qëndrojë në shtëpi, duke shkaktuar një shpërthim të papritur të punës nga shtëpia, shkollimit on-line, dhe një sërë aktivitetesh “në shtëpi”, e kjo solli dhe nevojën për azhurnim të rehatisë dhe të stilit. Me distancën shoqërore që është pjesë e normalitetit të ri, pritet një rritje e shpenzimeve të konsumatorëve për mobilje dhe orendi shtëpiake.

Periudha e zgjatur në shtëpi po ndikon gjithashtu në mënyrën se si konsumatorët duan të blejnë produkte. Gjatë muajve të​e karantinës globale u pa një rritje prej 12% e blerësve të cilët bënin blerje për herë të parë on-line, duke rritur komoditetin e konsumatorit për blerjen e produkteve të ndryshme. Për sa i përket prodhueseve të mobiljeve të cilët kërkojnë të arrijnë këtë nga  konsumatorë të lidhur ngushtë me dixhitalizimin, do t’u duhet të rrisin praninë e tyre në internet dhe t’i përgjigjen pritjeve dhe nevojave në rritje për transparencën e çmimeve, shpejtësinë e dorëzimit të produktit dhe cilësinë e produktit që ato ofrojnë në treg.

Matt Damiani, CEO i ‘’Loves Furniture and Mattresses’’, në një deklaratë në lidhje me zgjerimin e fundit të kompanisë se tij, tha: “Klientët duan produkte me cilësi të lartë, çmime transparente dhe ata duan shërbim të dobishëm. Ata duan që kjo përvojë të mund të lehtësojë blerjet në internet dhe ta lidhin me përvojën që kanë pasur në blerjet në dyqan, kjo është gjithçka që klientët po kërkojnë sot.”

Konsumatori i mobiljeve në internet është duke kërkuar stile unike që pasqyrojnë vlerat e tyre shoqërore dhe përmirësojnë komoditetin dhe funksionalitetin e shtëpisë së tyre. Kompanitë që kërkojnë të pozicionohen për një kthim të suksesshëm në treg dhe të përmbushin kërkesat e këtij konsumatori në një situatë post-COVID, do të duhet të vendosin ekuilibrin e duhur midis shpejtësisë, komoditetit dhe çmimeve konkurruese të mobiljeve ekologjikisht të shëndetshëm.

Në anën tjetër të ekuacionit, atë të shitjeve, prodhuesit po marrin masa agresive për t’u mbrojtur nga rënia ekonomike. Shumë kompani të mobiljeve po arrijnë të ulin kostot duke rritur efikasitetin e tyre operacional. Teknologjia dixhitale po u mundëson drejtuesve të mobiljeve që të rrisin kapacitetin e prodhimit, të përmbushin porositë e minutës së fundit dhe të parandalojnë vonesat në kohën e dorëzimit pa rritur kostot e punës.

Për shembull, për të përmbushur kërkesën e konsumatorit për shpërndarje sa më të shpejtë, kompanitë e mobiljeve po shkurtojnë ciklet e tyre të prodhimit. Kjo është arritur si pasojë e lidhjes së software-ëve të tyre me forma cloud me sistemin e tyre IT, ku prodhuesit mund të përpunojnë automatikisht porositë e klientëve dhe njëkohësisht të gjenerojnë një punë të saktë për pozicionin e prerjes së produktit siç janë: materiali, shënuesi, parametrat e prerjes, adresat e shkarkimit dhe caktimi i linjës së prerjes.

Për të luftuar efektin e COVID-19 në nivelet e personelit, siç vihet re nga mungesa e papritur e punës, performanca më e ulët e punonjësve dhe prodhimi më i lartë i punonjësve që mendojnë përpara, po zgjedhin sisteme të rrjetit të prodhimit dhe fabrika të mençura për ta bërë më të lehtë rritjen më shpejt të punonjësve të rinj, të ruajnë talentin dhe prodhojnë më shumë produkte me më pak punëtorë.

Tendenca në investimet e industrisë, me sensorë inteligjentë, optikë dhe aftësi automatizimi, për të krijuar rrjedha të punës të digjitalizuara dhe të lidhura midis tyre, është një prirje që ka të ngjarë të vazhdojë edhe pas uljes së pandemisë. Për të mundësuar që proceset e tyre operacionale të punojnë më mirë së bashku, shumë prodhues po thellojnë investimet e tyre në teknologjinë e automatizimit. Parashikimi i madhësisë së tregut për prodhimin inteligjent dhe dixhitalizimin e proceseve industriale është 514.3 miliardë dollarë (USD) deri në vitin 2027.

Pandemia e koronavirusit po krijon ndryshime dramatike për industrinë e mobiljeve. Konsumatorët, më shumë se kurrë më parë, po i bazojnë vendimet e tyre të blerjes në vlerën e shoqërisë. Ata duan ta bëjnë botën dhe shtëpinë e tyre një vend më të mirë. Përveç kësaj, ata po thellojnë rehatinë e tyre me blerjet në internet dhe kanë pritur që të ofrojnë sa me shpejtë çmime më konkurruese.

Për të ecur në hap me këto ndryshime dhe për t’iu përshtatur kërkesave të reja të konsumatorit të sotëm, shumë të lidhur me dixhitalizimin, prodhuesit e mobiljeve po investojnë me shpejtësi në teknologjinë dixhitale dhe zgjidhjet e automatizimit. Qëllimi është të forcojnë pozicionin e tyre në treg duke optimizuar procesin e prodhimit për të ofruar produkte inovative më të shpejta pa rritur kostot dhe pa kompromentuar cilësinë.

 

Dr. Ina Vejsiu
Departamenti i Pyjeve, Fakulteti i Shkencave Pyjore, UBT.

Na Ndiqni në: