Prof.Dr. Tatjana Dishnica (Universiteti Bujqësor i Tiranës)
Pjesa e tretë nga “Vështrim analitik i shërbimit të informacionit bujqësor ndër vite “
Fjalorë në fushën e bujqësisë
Fjalori i parë në fushën e bujqësisë konsiderohet Fjalori Teknik Bujqësor (Mario Bindoni,
1935) italisht-shqip dhe shqip italisht , më pas, Fjalori i plotë, në këtë fushë, në katër gjuhë,
shqip, latinisht, rusisht dhe italisht (Qafzezi, 1978).
Ndërsa në fjalorin “Enciklopedik Shqipëtar” (Akademia e Shkencave, 1985) për termat
bujqësorë, kontribuan afro 50 autorë. Një sërë botimesh me shumë vlera që në përmbajtjen e tyre
kanë pasur të dhëna statistikore dhe informacion në fushën e bujqësisë, në vitet ‘30-40, si botimi
i Dr. Zavalanit në gjermanisht, si dhe shumë artikuj e botime të personaliteteve të njohura në
fushën e bujqësisë dhe blegtorisë dhanë kontributin e tyre
Anuare të studimeve shkencore bujqësore të ILB-së filluan botimin në vitin ‘61 dhe
kishin një rol mjaft pozitiv gjatë gjithë periudhës së botimit të tyre.
Vjetarët e mirëfilltë të veprimtarisë kërkimore filluan në vitet ‘60 me botimin e vjetarëve
të Institutit të Kërkimeve Bujqësore Lushnjë dhe të Fakultetit të Agronomisë, të ILB. Më pas,
rreth viteve ‘80, disa institute (IMO – Shkodër, IST – Tiranë, IMB – Durrës, IKPK – Tiranë etj.),
botuan vjetarët e tyre, traditë kjo që nuk u konsolidua më vonë, por përkundrazi u shua. Një
numër institutesh kërkimore, sipas fushave specifike, kanë botuar buletinet e tyre, si p.sh.
Buletini i Veterinarisë, Buletini i Zooteknisë, Toka Bujqësore, Mbrojtja e Bimëve, Buletini i
Pemëtarisë, Buletini i Perimeve , të cilët vazhduan edhe në vitet e mëvonëshme.
Buletini i Shkencave Bujqësore (BSHB) si organ i Institutit të Lartë Shtetëror të
Bujqësisë filloi botimin që në vitet 1961-1962. Dega e botimeve Bujqësore në ILB u ngrit në
vitin 1961, me përgjegjësinë për botimin e teksteve mësimore, botime tekniko-shkencore, si dhe
Botimin e Buletinit të Shkencave Bujqësore. Duhet thënë se Buletini Teknik i Ministrisë së
Bujqësisë, i botuar gjatë viteve 1942-1943 , përbënte fillesën e Buletinit të Shkencave Bujqësore.
(BSHB)
Gjithashtu MBU vazhdonte të mbështeste botime me tituj të veçantë, të një karakteri
teknik për nivelin e specialistëve të lartë. Autorë të mirënjohur kanë lënë sot një trashëgimi me
vlerë në këto fusha, për të cilat duhet thënë se janë baza e botimeve të mëvonshme, në kontekstin
e koncepteve të përgjithshme. Duke filluar që prej krijimit të tij, në vitin 1951, ILB-ja mbështeste
botime të përgatitura nga pedagogë, specialistë të mirënjohur në fushën e tyre, të cilët kishin
përfunduar studimet e larta jashtë vendit. Botime të tilla kishin një interes shumë të madh për
qindra specialistë të fushave të ndryshme të bujqësisë, me një vlerësim mjaft të lartë për
përmbajtjen dhe cilësinë e tyre, edhe për vakuumin që ndihej në ato vite izolimi për informacion.
BSHB vazhdoi të botohej si organ i ILB-se deri në fillim të viteve ‘70.
Numri i parë (1962) dhe i fundit (2009) i Buletinit të Shkencave Bujqësore
Më pas, me ngritjen e një sërë institutesh kërkimore në shkallë vendi (Vendimet e vitit
1971), Buletini i Shkencave Bujqësore (BSHB) u emërtua si organ i Institucioneve Kërkimore
Shkencore dhe Mësimore të Bujqësisë dhe Shtëpia e Propagandës Bujqësore ishte përgjegjëse për
botimin e tij. Në vitin 1983, pjesa e zooteknisë dhe veterinarisë u nda nga Buletini i Shkencave
bujqësore, duke dalë me një botim të veçantë të emërtuar “Buletini i Shkencave Zooteknike dhe
Veterinare”, po kështu edhe pjesa e pyjeve me Buletinin “Ekonomia Pyjore” etj. Ndërsa “Buletini i
Tokave” vazhdoi të botohej deri në vitet 90’. “Buletini i Shkencave Bujqësore” që vazhdoi të
botohej ndër vite, luajti një rol shumë pozitiv në paraqitjen e artikujve shkencorë të instituteve
kërkimore të sistemit të MBU-së, Institutit të Lartë Bujqësor (sot UBT), të Fakultetit të Bujqësisë,
UFN-të Korçës dhe të të gjitha strukturave që lidheshin me fushën e bujqësisë.
Është fakt i gjithëpranuar se botimet e tjera në fushën e bujqësisë si Monografi,
Periodike, Fjalorë, Vjetarë etj, sidomos gjatë viteve ‘70-‘80, patën jo vetëm një “Produktivitet të
lartë” në aspektin sasior, por ishin të një niveli cilësor të lartë, sigurisht për kushtet e periudhës kur u
botuan. Shumë prej tyre, sidomos ato që përfaqësonin studime madhore me karakter teknik, mbeten
edhe sot si një guidë për brezat pasardhës.
Buletini vazhdoi të botohej deri në vitin 1991, dhe pas një ndërprerjeje 5-vjeçare, rifilloi
të dalë në janar të vitit 1996, fillimisht si organ i MBU-se (Drejtorisë së Shkencës dhe Kualifikimit).
Qendra e Informacionit Bujqësor, më pas e emërtuar si Drejtoria e Informacionit Bujqësor, kishte
përgjegjësinë për botimin e periodikëve të revistës Bujqësia dhe Buletinit. Buletini i Shkencave
Bujqësore u aprovua nga Komisioni i Vlerësimit të Titujve Akademikë (MASH) si organ për
publikimin e artikujve kërkimorë dhe problemorë.
Botoheshin artikuj të karakterit kërkimor aplikativ dhe on farm research, në fushën e
agronomisë, ekonomisë, pyjeve, veterinarisë, ushqimit dhe mjedisit, të cilat ishin artikuj/studime që i
shërbenin kryesisht nivelit të specialistëve të lartë dhe disa elementë të tyre edhe fermave tona, të
karakterit komercial. Buletini motivonte pjesën më të madhe të kërkuesve dhe të pedagogëve për
paraqitjen e punimeve të tyre. Për specialistët e instituteve kërkimore (më pas të QTTB-ve), ishte i
vetmi organ periodik në shqip që krijonte mundësinë që ata të bënin të njohura punimet e tyre
modeste, shtuar këtu që e kishin të domosdoshëm këtë periodik edhe në aspektin e mbrojtjes së
gradave dhe titujve shkencorë. Buletini botohej në dy numra në vit, me një tirazh prej 200 kopje, pra
kishte një shpërndarje më të kufizuar, kryesisht në qarqet e specialistëve të lartë, institucioneve
kryesore dhe bibliotekave. Çdo studim apo artikull shoqërohej edhe me një përmbledhje të shkurtër
në gjuhën angleze. UFN në Korçë gjithashtu botonte Buletinin shkencor.
Por, me gjithë kontributin e dhënë në drejtim të publikimeve të instituteve kërkimore,
vëreheshin një sërë shqetësimesh: Në mjaft raste, artikujt shkencorë linin për të dëshiruar në drejtim
të cilësisë dhe të çështjeve të aktualitetit. Ndihej një mungesë fryme debatuese për artikujt shkencorë
dhe “kompromiset” me recensentët “kolegë” në mjaft raste dëmtonin seriozisht cilësinë e punimeve.
Fenomeni i shumë “Bashkautorëve”, që vendosnin emrat e tyre në artikuj, në funksion të pasurimit
fiktiv të CV-ve të tyre, ishte problematik. (fenomen që për fat të keq vazhdon edhe tani). Mjaft
artikuj kishin mangësi në standardet e kërkuara etj. Gjithsesi, vitet 2008-2009 shënuan një kthesë të
konsiderueshme në përmirësimin e standardeve si në formë dhe në përmbajtje, të botimit të Buletinit
të Shkencave Bujqësore i cili, synonte të luante edhe rolin e vjetarëve të veprimtarisë kërkimore
Në vitin 2009, Buletini i Shkencave Bujqësore, pas afro 50 vitesh, (numri i parë më
1962), dhe Revista Bujqësia Shqiptare , pas ofro 90 vitesh (numri i parë ne 1921) , u vendos edhe
mbyllja përfundimtare e tyre, me gjithë reagimet dhe argumentet e forta për mosmbyllje, që u
paraqitën nga Drejtoria përkatëse. Në vitin 2002, UBT-ja kishte filluar botimin shkencor të titulluar
“Revista Shqiptare e Shkencave Bujqësore”. Në këtë kontekst, nëse mbyllja e Buletinit të Shkencave
Bujqësore mund të kompensohej pjesërisht nga botimi i kësaj reviste shkencore të UBT-së, e cila
për të thënë të drejtën, për një sërë arsyesh, ishte shumë më e hapur për artikujt e stafit akademik,
sesa për kërkuesit e QTTB-ve, mbyllja e revistës Bujqësia Shqiptare ishte tërësisht një veprim i
gabuar.
Gazeta Studenti i Bujqësisë Një gazetë, e botuar fillimisht në vitin 1969, jetëgjatë dhe
mjaft interesante, ku studentë të ILB-se kishin mundësinë për të shkruar artikujt e tyre modestë,
sigurisht brenda hapësirave që regjimi lejonte, ishte gazeta Studenti i Bujqësisë, me kryeredaktor të
parë të saj F.Memeli, por që u mbyll në vitin 1992. Botime të tjera modeste me interes në vitet e para
të demokracisë kanë qenë edhe Gazeta “Fermeri Shqiptar” si dhe “Biznesi Bujqësor”, drejtuar nga
njerëz të pasionuar pas gazetarisë bujqësore etj.
Gazeta Agrobiznesi e KASH-it, revista të tjera si “Jeto gjelbër” e FPK, si dhe shumë
botime të organizatave të ndryshme janë sot në duart e lexuesve të interesuar. Në vitin 2010 filloi të
botohej edhe Revista shkencore” IJAEIS, e fokusuar në fushën e informatikës në bujqësi dhe mjedis
Botime të tjera në fushën e Informacionit Bujqësor
Botimet “Albanian Agriculture in Figures”, në anglisht, gjatë viteve, ishin një botim shumë i
kërkuar, sidomos nga donatorët. Një botim i tillë, u realizua fillimisht në vitin 2005 (Albania
Agriculture toward the EU Integration”). Në vitin 2007 u botua “Albanian Agriculture in
Figures” (Dishnica.T, Rusi.V) dhe më 2011, “Albania Agriculture Fact Sheet” (Dishnica. T,
Topulli. E). Më pas, ky lloj botimi u ndërpre, megjithëse seria e tij duhet të vazhdohej së paku
një herë në 5 vite, si një nevojë e prezantimit të bujqësisë sonë, me shifrat më kryesore të kësaj
fushe. Mendoj se ky lloj botimi është i munguar, veçanërisht për interesin që kanë donatorët e
ndryshëm.
Ndër librat, me të dhëna shumëvjeçare dhe informacion shumë të pasur, në fushën e statistikave
bujqësore dhe informimit bujqësor, renditet botimi i vitit 2000 “Bujqësia Shqiptare në vite”
(shqip/anglisht) i statisticienit të njohur, Shkëlqim Agollit. Ndërsa për sa i përket historikut të
bujqësisë dhe agroindustrisë, në vendin tonë dhe veçanërisht vlerësimit të kontributit të
shkencëtarëve, kërkuesve, specialistëve të fushës së bujqësisë dhe agroindustrisë ndër vite, botimi
voluminoz i vitit 2003 është një kontribut i rëndësishëm i një grupi autorësh të njohur në fushën e
bujqësisë dhe agroindustrisë
Hapja e vendit tonë dhe dalja nga izolimi i dha një dimension dhe frymëmarrje të gjerë informacionit
bujqësor. Një sërë botimesh me vlerë, aktivitetesh kombëtare dhe ndërkombëtare, seminare,
konferenca, forume, trajnime e specializime, në fushën e informacionit bujqësor, vazhduan pas
viteve ‘90. Donatorë të shumtë, brenda implementimit të projekteve të ndryshme, mbështetën edhe
elementë të informacionit bujqësor, botime dhe aktivitete në këtë fushë.
Bibliografia
o Historia e Bujqësisë dhe Agroindustrisë Shqipëtare, 2003. Grup Autorësh
o Agolli. Sh. 2000, “Bujqësia Shqipëtare në vite “
o Akademia e Shkencave, 2008, Fjalor Enciklopedik Shqipëtar,vëllimi II
o Baku. Pasho, “Fjalor Enciklopedik, 2002”
o Dishnica. T, Topulli. E ‘Albania Agriculture fact sheet , 2011
o Dishnica.T and al. 2011, Agricultural Information (The Development of Thematic Knowledge
Networks), Budapest
o Dishnica.T, Xhixha.G, 2013 “VERCON –Like in Albania” (www.agro.al
o Dishnica.T, Metani.S & Myrta. A, 1997 “Research as a tool for agricultural development the
integration of Albania in the Mediterranean-cooperation. Prospettive e proposte mediterranee-
Rivista di Econiomia,Agricoltura e Ambiente. “Medit, vol 8, n.1, (March 1997), pp. 20-24
o EUROSTAT, European Commission Strategy for agricultural statistics for 2020 and beyond
o FAO, 2017. The future of food and agriculture – Trends and challenges. Annual Report, 296,
o FAO SWG -Book Final Albanian-language. Politikat bujqesore dhe integrimi europian 2015
o Imami.D, Zhllima. E. Dishnica.T, Evensen.C and Musabelli.B , 2013, Agricultural Markets in
Transition in Economy: An Albanian” Case Study /Edited by Catherine Chan-Halbrendt
o ITU Office for Europe and FAO, 2021 Report “Digital excellence in agriculture in Europe and
Central Asia Good practices in the field of digital agriculture
o ISARD 2014-2020 Strategjia Kombëtare Ndërsektoriale për Zhvillimin Rural dhe Bujqësor”
o IPESA “ Improvement of the performance and quality of the public extension service in the
livestock sector”- EuropeAid/136437/IH/SER/AL Strategic Action Plan 2021-2022- ANES and
IPESA Report 1 December, 2020
o Kodderitzsch. S, (1999). “Reforms in Albanian agriculture: Assessing a sector in transition,
(Vol.23) Ëorld Bank Technical Paper no. 431)
o MARD, Draft SARDF- Strategy for Agriculture, Rural Development and Fisheries 2021- 2027.
o MBU Vjetari statistikor, 2011
o Osmani. M, 2021,” Kohë për të mësuar nga Gabimet dhe Dështimet”
o Papoci.L, Dishnica.T , Alexandrovna.N, 2011 “The communication strategy for Albanian
Agriculture Extension –Research “FAO publication. ISBN: 978-9928-4132-9-1
o Shundi.A, 2001. “Bujqësia dhe veprimi agronomik në troje shqiptare”
o Treinen, S. (2010). VERCON–[Article and Abstract]. Agricultural Information worldwide, 3(1),