Australi, mbyllen rrugët për të mbrojtur gaforret e kuqe në migrimin e tyre të përvitshëm.

Miliona gaforre të kuqe në Australi kanë nisur migrimin e tyre të përvitshëm. Për këtë arsye rrugët janë mbyllur në ‘’Christmas Island’’, Ishullin e Krishtlindjes, për të mbrojtur speciet ndërsa përshkojnë udhëtimin e tyre drejt bregdetit.

Prej pak ditësh lajmi për rreth 50 milionë gaforre ‘kanibale’ që bllokuan rrugët e qyteteve në Australi duke i dhënë një tjetër pamje vendit, u bë viral në rrjete sociale e media të ndryshme.

 

Pamjet e shfaqura në media të shumta tregojnë gjallesat me ngjyrë të kuqe të ndezur që zbresin nëpër fshatra, në atë që konsiderohet, si një nga migrimet më të mëdha të kafshëve në planet, pamje të cilat nxitën edhe kuriozitetin e vendasve dhe turistëve.

Çdo vit, sipas ekspertëve vlerësohet se rreth 50 milionë gaforre dalin nga pylli pas reshjeve në tetor ose nëntor dhe shkojnë në oqean për t’u çiftuar. Gaforret në përgjithësi hanë gjethe, fruta, lule dhe fara, por kanë edhe një anë të errët pasi ata hanë edhe vegjlit e tyre, duke u cilësuar si gjallesa kanibaliste.

Fotografitë dhe videot e shpërndara nga Parks Australia tregojnë mijëra e mijëra gaforre nëpër rrugë dhe ura të ndërtuara posaçërisht për to.

 

(📷 Reuters)

#Crabs #Australia #BBCNews

 

https://www.instagram.com/p/CWh9NZNoSak/?utm_medium=share_sheet

 

 

Na Ndiqni në: