Ne kuader te aktiviteteve te Projektit Erasmus+ ALMARS, nje nga aktivitetet qe duhet te realizoheshin ishte edhe Paketa e Punes nr.4, aktiviteti 4.2 me titull “Panel discussions, interviewing stakeholders and specifications of the requirements for development of online platform”.
Ne bashkepunim me nje nga partneret kryesor te projektit, me Ministrine e Bujqesise dhe Zhvillimit Rural, u zhvillua ky aktivitet ne sallen nr .307 te godines se Minstrise.
Ne kete takim pati perfaqesues nga te gjithe palet e interesuara duke perfshire, Universitetin Bujqesor te Tiranes, Unversitetin “Aleksander Moisiu” Durres, Universiteti I Vlores, Perfaqesues nga Ministria e Bujqesise dhe Zhvillimit Rural, Perfaqesues nga kompanite private si; “Alb Adriatico 2013” ,” Mare Adriatik”, “AlbaMar”, Studente Alumni te Departamentit te Akuakultures dhe Peshkimit si dhe kompania private “BME”, e cila ka fituar tenderin per te kryer sherbimin e ngritjes se platformes online, sipas qellimeve te projektit AlMars.
Fjalen e hapjes pershendetese te takimit, e mbajti koordinatori per Shqiperine, Prof, Asoc. Dr. Rigers Bakiu. Ai falenderoi Ministrine e Bujqesise dhe Zhvillimit Rural per mundesine e krijuar qe ne ambjentet e saj, te realizohet ky takimi shume i rendesishem per projektin dhe kompanite e perfshira ne te.
Ai theksoi se tanime, trendi i ekonomise eshte digjitalizimi I ekonomise dhe biznesit. Per kete arsye kjo plaforme online e cila eshte parashikuar te ndertohet ne kuader te ketij projekti, do tú japi nje ndihme ne kete aspekt jo vetem kompanive private te peshkimit dhe akuakultures te cilat jane te perfshira si partnere ne projektin Almars, por edhe kompanive te tjera private te interesuara ne kete.
Me pas perfaqesues I kompanise se ndertimit te platformes online “BME”, beri nje prezantim shume te qartw dhe te detajuar, mbi menyren se si ata kane konceptuar ngritjen e platformes online.
Nje ide per tú titulluar kjo platoforme nga ta ishte, emertimi: ”AQUA”
Prof. As, Rigers Bakiu, u kerkoi te pranishmeve te jepnin nje ide te tyre mbi akronimin e kesaj platforme. Ai sqaroi gjithashtu, se nga komunikimet online me te gjithe partneret e projektit eshte sygjeruar emertimi “Almars Online Platform”. Per kete duhet akronimi, per te cilen priten sygjerime.
Pas perfundimit te prezantimit, u realizua nje séance diskutimesh mes te pranishmeve, me pyetje, sygjerime mbi ndertimin apo permiresimin e platformes online.
Prof. Asoc. Rigers Bakiu gjithashtu sqaroi te pranishmit, se aktualisht nga perfaqesues te te tre universiteteve eshte realizuar nje database me te dhena shkencore, e cila do te pasurohet ne vazhdimesi.
Platforma do ti japi mundesi komunikimi, hedhje informacioni, njoftimesh, artikujsh shkencor si dhe mundesi punesimi per te rinjte te ofruara nga kompanite private te peshkimit dhe akuakultures ne Shqiperi.
I gjithe prezantimi u pa me shume interes dhe u pershendet nga te pranishmit.
Ne te ardhmen, persa i perket kesaj pakete pune, per perfundimin me sukses te kesaj platforme do te zhvillohen edhe 2 takime te tjera te cilat do te zhvillohen ne Universitetin Bujqesor te Tiranes si dhe ne Universitetin ‘ Aleksander Moisiu”ne Durres.
Pergatitur nga
Edlira Sadiku
Rigers Bakiu