Roli i mbulesës bimore në sekuestrimin e CO2atmosferik për zbutjen e efekteve të ndryshimeveklimatike

Karboni është baza e ciklit jetës tokë, por karboni ështëpërgjegjës edhe për modifikimin e sistemit klimatik të Tokës.  

Në nivel global Toka përmban 4,5 herë më shumë C sesa gjendetnë gjithë organizmat e gjalla dhe rreth 2-3 herë shumë sesa atmosferë. Toka është rezerva kryesore e karbonit duke qënë se,përveç karbonit i cili gjendet i magazinuar në tokë, ajo nëvazhdimësi kap dhe ruan C. Sasitë e karbonit në tokë ndryshojnë varësi klimës, llojit tokës, llojit të bimësisë dhe përmbajtjes sëmikroorgnizmavë në tokë.

Një burim karboni konsiderohet ai që lëshon dioksid karboni atmosferë. Shembuj burimeve karbonit përfshijnë djegien e lëndëve djegëse fosile si gazi, qymyri dhe nafta, shpyllëzimi dheshpërthimet vullkanike. Një rezervuar karboni Tokë është njërezervuar natyral ose artificial thith dhe ruan karbonin e atmosferës me mekanizma fizikë dhe biologjikë. Qymyri, nafta, gazi natyror, hidrati i metanit dhe guri gëlqeror janë gjithëshembuj rezervuarëve karbonit.

Karboni ruhet planetin tonë a) si molekula organike organizmat e gjallë dhe vdekur gjenden biosferë; b) si gaz formën e dioksidit karbonit atmosferë; c) si lëndë organike tokë dhe d) litosferë si lëndë djegëse fosile dhe depozitat e shkëmbinjve sedimentarë si gëlqerorët, dolomitet etj.

Problemi kryesor i karbonit dhe roli i tij në modifikimin e sistemitklimatik Tokës lidhet me përmbajtjen e karbonit në atmosferë icili gjendet në formën e CO2. Zbutja e efektit të ndryshimeveklimatike nënkupton reduktimin e sasisë së CO2 që gjendet nëatmosferë. Dhe kjo mund të bëhet nëpërmjet sekuestrimit tëkarbonit në tokë. Ka dy metoda për sekuestrimin e karbonit nëtokë: sekuestrimi biologjik dhe sekuestrimi gjeologjik.

Sekuestrimi biologjik ose tokësor nënkupton metodën e përdorimittë bimëve për kapur CO2 nga atmosfera dhe pas ruajtjen e tijsi karbon përbërjën e bimëve, mbetjeve bimore dhe tokë.

Sekuestrimi gjeologjik i karbonit nënkupton metodën e kapjes dheruajtjes së CO2 formacione thella gjeologjike për parandaluar çlirimin e tij atmosferë. Kjo mund të bëhetzakonisht duke e mbajtur CO2 nën presion derisa kthehet në lëng, dhe pas ai injektohet formacionet e thella shkëmbore poroze depozitat gjeologjike. Sekuestrimi gjeologjik i karbonit është njëstrategji e mirë por e vështirë për tu realizuar, kështu që strategjiamë e mirë për sekuestrimin e karbonit dhe zbutjen e efekteve tëndryshimeve klimatike është sekuestrimi biologjik.

Karboni atmosferik i sekuestruar nga bimët përmes fotosintezësmund ruhet si karbon organik i tokës nëpërmjet proceseve tëtransformimit të vazhdueshëm. Sekuestrimi i karbonit është njëproces natyror dhe një strategji e mundshme për zbutjen e ndryshimeve klimatike. Teorikisht, veprimet e ndërmarra për rritur shkallën e sekuestrimit karbonit në tokë mund kompensojnë emetimet e gazeve serrë nga burime tjera. Kështup.sh., të gjitha lagunat sekuestrojnë karbonin nga atmosfera përmesfotosintezës, i cili magazinohet në bimë, mbetjet bimore nëproces dekompozimi, në torfë, në toka më përmbajtje të lartë lëndeorganike dhe në sedimentet e krijuara gjatë mijëra viteve.

Sekuestrimi biologjik i karbonit ndodh përmes vegjetacionit, i cilisikurse theksuam, e kap në formën e dioksidit karbonit nga bimëtqë gjenden pyje, kullota, livadhe, sistemet bujqësore si dhe tokë dhe oqeane.

Pyjet që janë pjesa kryesore e vegjetacionit botëror thithin afro 16 miliardë tonë metrikë dioksid karboni vit dhe aktualisht mbajnë861 gigaton karbon degët, gjethet, rrënjët dhe tokat e tyre. Kjo ibën pyjet një nga rezervat kryesore të karbonit, në ciklin global tëtij dhe kjo bën që ruajtja dhe mirëmbajtja e pyjeve shëndetshmeështë një strategji efikase dhe jetike luftën kundër ndryshimeveklimatike.

Studime të ndryshme evidentojnë që kompensimi vjetor i CO2 ngadrurët pyjorë (pemë pyjore të larta) varijon nga 21,77 kg CO2/drurëderi 31,5 kg CO2/drurë. Kjo do thotë se një ton CO2 që mund lëshohet, kompensohet nga kapja mund bjnë 31 deri 46 drurë pyjorë. Një dru pyjor i maturuar gjatë një viti mund të thithë shumë se 48 kilogram dioksid karboni (CO2), i cili ruhetpërgjithmonë fibrat e tij derisa druri të mbyllë ciklin e tij jetësordhe të shpërbëhet nga mikroorganizmat nëpërmjet dekompozimitose nëpërmjet djegies nga zjarri.

Në qoftë se duam të bëjmë një llogaritje të thjeshtë: 1 tonCO2e ështëi barabartë me sasinë e karbonit që lëshohet nga djegia e afersisht5,466 kWh gaz natyror. N.q.se n familje mesatare konsumonrreth 12,000 kWh gaz natyror vit, kjo do thotë që kjo familjelëshon në atmosferë afërsisht 2 ton CO2e.

Perceptimi i CO2 si një nga gazet serrë kryesorë është pak e vështirëduke qenë se ai është një gaz pa ngjyrë e pa erë. Në se duam tëmendojmë se çfarë përbën 1 kg CO2 kjo është pak e vështirë. Mëgjithatë, mund ta argumentojmë praktikisht me një shembull: nëse keni një top të madh plazhi, i cili ka një diametër rreth 1 m, dheduam ta fryjmë, këtë mund ta bëjmë me 1 kg CO2.  Kjo sasi e dioksidit të karbonit (1 kg CO2) prodhohet nga një makinë me madhësi mesatare e cila përshkon 3,7 km.

Ose në se duam të marrim një shembull tjetër, atë që ne konsumojmë çdo ditë, kafja. Dhe pyesim sa CO2 prodhon konsumi injë filxhan kafje? Një filxhan kafe ka 15 g kafe. Konsumi i njëfilxhani kafe prej 15 g është i barabartë me 0,4 kg CO2e, ose ibarabartë me ngarjen e makinës për rreth 2 km.  

Por duhet të mendojmë që një pemë (dru i lartë) sekuestronafërsisht 25 kg CO2 gjatë një viti (ose mesatarist ndërmjet 10 dhe40 kg CO2/vit).

Niveli i absorbimit të karbonit nga bimët në fotosintezë varet ngalloji i bimësisë. Kështu p.sh., druri i lisit është pema efikase përkapjen e karbonit, duke qenë gjendje sekuestrojë rreth 10,994 ton ekuivalent CO2 gjatë gjithë jetës tij.

Por në përgjithësi bimët që rriten shpejt absorbojnë shumëdioksid karboni. Kështu p.sh. kallami bambu mund jetë i miri thithjen e CO.

Ka metoda ndryshme matjes karbonit sekuestruar ngalloje ndryshme bimore.  Magjithatë, një metodë e thjeshtëempirike për magazinim total karbonit bimë  llogaritet si: magazinimi total i karbonit = 0,5 x biomasa totale e ekosistemit konsideruar. Kjo bazohet faktin përafërsisht gjysma e peshës thatë bimore është karbon, ndaj ndani peshën e thatë një druriose një siperfaqje pyjore doni vlerësoni me 2. Rezultati natregon se sa kg karbon ruhet drurët pyjorë ose një pyll.  Nësee shumëzoni atë numër me 3.67, do zbuloni se sa kg dioksidkarboni është thithur nga pema gjatë gjithë jetës saj.

Ndërsa në nivel ekosistemi, eksistemet detare (oqeanet) kanënivelin më të lartë të sekuestrimit të karbonit dhe janë rezervuari i madh dhe afatgjatë për karbonin biosferë, duke ruajtur dhericikluar rreth 93% CO2 sistemit Tokësor,

ndërsa në sedimentet e depozituara në oqeane mendohet se përmbajnë 4 % të karbonit. Oqeani absorbon 25 % gjithaemetimeve dioksidit karbonit dhe kap 90 % nxehtësisë tepërt krijuar nga këto emetime por, njëkohësisht oqeanigjeneron rreth 50 % oksigjenit na nevojitet. Parë nga kykëndvështrim oqeanet mund të konsiderohen simushkëri tëplanetitpor dhe si rezervuari më i madh i karbonit në Tokë, duke qënë kështu një nga kontribuesit dhe mbrojtësit kryesorë të planetitnga ndikimi i ndryshimeve klimatike.

Por rezervuarë mëdhenj karbonit Tokë janë dhe toka dhepyjet.  

Sigurisht që kur diskutojnë për ndryshimet klimatike dhe zbatimine strategjive të mbrojtjes ndaj tyre, rëndësi të veçantë marrin masatzbutëse, me të cilat nënkuptojmëluftënqë duhet dhe mund tëbëhet nërrënjët” e problemit që lidhen me reduktimin e lëshimevetë gazeve me efekt serrë në atmosferë. Ndërhyrjet teknologjike qëmund të bëhen për sekuestrimin biologjik karbonit do luajnënjë rol të rëndësishëm për ndihmuar shoqërinë njerëzore që tëarrijnë objektivat e vendosura në marrëveshjet ndërkombëtare përtë arritur në zero lëshime neto deri vitin 2050.

Parë në këtë aspekt, ajo që ne mund të ndikojmë është sekuestrimibiologjik i karbonit dhe, sikurse cituam edhe më sipër, pyjet janënjë nga rezervuarët kryesorë të karbonit, prandaj vlerësimi i pyjevedhe vegjetacionit në përgjithësi, merr një rëndësi të veçantë nëzbatimin e strategjive zbutëse ndaj ndryshimeve klimatike. Por jo vetëm, pasi pyjet kryejnë edhe shumë funksione të tjera ekologjike, ekonomike e sociale në biosferë.

Drurët pyjorë sekuestrojnë sasi të mëdha të karbonit çdo vit duke reduktuar sasinë e karbonit në atmosferë. Kjo për faktin se drurëtpyjorë janë shumëvjeçarë dhe nga viti në vit ato akumulojnë e ruajnë sasi gjithnjë e më të mëdha të karbonit në biomasën e tyretrupore. Por jo vetëm mbulesat bimore pyjore (vegjetacioni pyjor)grumbullojnë CO2, por edhe çdo mbulesë tjetër bimore sekuestronsasi të ndryshme të karbonit.

Një kontribut shumë të madh në këtë drejtim mund të japin edhekulturat mbuluese bujqësore si bimët e arave, pemtoret, vreshtatdhe shumë bimë të tjera bujqësore. Kështu p.sh., studime tëndryshme vlerësojnë që sekuestrimi i karbonit nga kulturatmbuluese tokat bujqësore është 0.22 ton/ha/vit.

Parë në këtë aspekt, sot gjithnjë e më shumë po flitet për bujqësinëe karbonit e cila nënkupton zbatimin e praktikave bujqësore rrisin kapacitetin e sekuestrimit të karbonit nga atmosfera dhe e ruajnë atë tokë duke reduktuar çlirimin e karbonit në atmosferë. Kur zbatohet siç duhet, mbjellja me mbulesë ka potencialin për ndihmuar zbutjen e ndryshimeve klimatike si një praktikë e rekomanduar për bujqësinë e karbonit.

Në veçanti praktikat e bujqësisë së qëndrueshme janë praktika tëbujqësisë së karbonit. Por praktikat e sekuestrimit karbonit bujqësi, përveç reduktimit të lëshimeve në atmosferë, paraqet dheshumë përfitime të tjera për fermerët si përmirësimi i cilësive tëmjedisit, te cilësive të tokës, përfitime ekonomike dhe ruajtjen e biodiversitetit. Kështu kulturat mbulesë mund të përmirësojnëpjellorinë e tokës, të rritin përmbjájtjen e lëndës organike në tokë,të rrisin disponibilitetin e lëndëve ushqyese, të ruajnë shpëlarjen e nitrateve, të redutojnë përdorimin e plehërave të sintezës kimike, tëkontrollojnë më mirë dëmtuesit dhe sëmundjet, të përmirësojnëmikroflorën e tokës, rrisin reziliencën e sistemeve bujqësore ndajkushteve ekstreme motit, kontrollojnë erozionin, rrisinprodhimin e shumë përfitime tjera.

Por kjo kërkon zbatimin e praktikave të reja agroekologjike përmenaxhimin e tokës në sistemet bujqësore pasi ato mund tëdegradojnë dhe të çojnë në varfërim të karbonit organik të tokës. Format e humbjes së karbonit organik të tokës janë të shumta, atomund të vijnë nga praktikat e papërshtatshe të punimit të tokës, erozioni i tokës, mungesa e mbulesës së përshtatshme bimore etj.

Nisur nga konsideratat e mësipërme, mund të themi që duke ruajturdhe menaxhuar më mirë ekosistemet pyjore, livadhet, kullotat, lagunat dhe hapësirat bujqësore, do të rrisim aftësinë e këtyreekosistemeve për të sekuestruar dhe ruajtur karbonin ngaatmosfera, duke reduktuar kështu dioksidin e karbonit në atmosferëdhe duke kontribuar në reduktimin e impaktit të ndryshimeveklimatike.

Prof.Dr. Albert Kopali

Departamenti i Mjedisit dhe Burimeve Natyrore

Na Ndiqni në: