Bujqësia biodinamike një sistem ushqimi cilësor dhereziliente ndaj ndryshimeve klimatike

Bujqësia, sikurse kemi trajtuar në shkrime të mëparshme, renditet si një nga kontributorët kryesorë në lëshimin e gazeveme efekekt serrë në atmosferë. Sektori i bujqësisë ështëpërgjegjës për rreth 33% të emetimeve të gazeve serrë në tokë.Së bashku me sektorët e tjerë ekonomikë, nga ky kuptim, ajo mund të konsiderohet si një nga shkaqet e ndryshimeve klimatike.

Sistemet bujqësore kontribuojnë në mënyra të ndryshme nësasitë e lëshimeve të gazeve serrë. Sigurisht që sasitë më tëmëdha të këtyre gazeve lëshohen nga sistemet bujqësore tëmenaxhuara në mënyrë konvencionale ose industriale dhe mëpak nga sistemet e bujqësisë organike, biodinamike, konservative, apo të integruar.

Këto sisteme, me praktikat bujqësore të përshtatshme qëzbatojnë, kontribuojnë në mënyrë aktive në reduktimin e lëshimeve të gazeve serrë, në sekuestrimin e karbonit dhe nëpërshtatjen më të mirë ndaj impakteve të ndryshimeve klimatike.

Por bujqësia pëson dhe efektet e ndryshimeve klimatike. Nga ky këndvështrim, ajo në lidhje me ndryshimet klimatike duhet parë e konsideruar në lidhjen shkak-pasojë.  

Në situatën aktuale në të cilën ndodhemi, në kushtet e ndryshimeve të shpejta të sistemit klimatik, shoqëruar me rritje të frekuencës dhe intensitetit të ndodhive meteorologjike ekstreme, si temperaturat e larta, valët e të nxehtit, mungesa e reshjeve, thatësirat e tejzgjatura, përmbytjet, zjarret etj., ështërritur prekshmëria e sistemeve bujqësore duke zvogëluar potencialisht prodhimin e shumë kulturave.

Aktulisht bujqësia po bëhet gjithnjë e më pak e parashikueshmepërballë një klime në ndryshim të shpejtë.

Ndaj përballë kësaj situate është shumë e rëndësishme që ne tëzgjedhim dhe të përshtasim sistemet tona bujqsore në raport mëndryshimet e shpejta të sistemit klimatik. Kjo do të thotë që ne duhet të ndryshojmë qasjen tonë në bujqësi, duhet të ndryshojmëmënyrën e menaxhimit të bujqësisë në raport me ndryshimetklimatike.

Në duhet të zgjedhim një sistem menaxhimi bujqësor i cilizbaton praktika në përshtatje me ndryshimet klimatike osepraktika të bujqësisë së zgjuar ndaj klimës si dhe tëkontribuojmë në zbutjen e ndryshimeve klimatike nëpërmjetreduktimit të gazeve serrë.

Ndërmjet sistemeve që zbatojnë praktika kultivimi miqësore me mjedisin, që reduktojnë lëshimin e gazeve serrë dhe përshtatenmë mirë me ndryshimet klimatike si bujqësia e zgjuar (smart) ndaj klimës, bujqësia organike, bujqësia konservative, të cilat ikemi trajtuar më parë, është dhe bujqësia biodinamike, njësistem i hershëm kultivimi, i cili përveç prodhimit të ushqimeveshumë cilësore, ka një kontribut të madh në zbutjen dhepërshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike.

Bujqësia biodinamike ofron shumë përparësi për të luftuarndryshimet klimatike. Fermerët biodinamikë me prakaktikat qëzbatojnë janë më pak të prekshëm ndaj efekteve të mundshme tëndryshimeve klimatike, por nga ana tjetër reduktojnë dukshëmlëshimin e gazeve serrë në atmosferë. Dhe nga kjo pikëpamje, ky sistem është dukshëm më miqësor ndaj klimës sesa bujqësiakonvencionale.

Po çfarë përbën sistemi i bujqësisë biodinamike?

Bujqësia biodinamike është një sistem prodhimi i konceptuarnga Rudolf Steiner në shekullin e 20-të. Termi “biodinamik” nëetimologjinë e tij vjen nga një kombinim i dy fjalëve greke: “bios“, që do të thotë jetë dhe “dynamos“, që do të thotë energjiose forcë.

Bujqësia biodinamike e konsideron fermën bujqësore si njëekosistem të mbyllur, holistik, ku pëbërësit ndërveprojnë menjëri tjetrin por dhe me përbërës të tjerë jashtë sistemit dheshumë aktivitete bujqësore si mbjellja, krasitjet etj. bazohen nëfazat Hënore.

Qëllimi kryesor i bujqësisë biodinamike është të prodhojëushqime cilësore dhe të ruajë mjedisin e kultivimit. Objektivatqë parashtron bujqësia biodinamike janë vendosja e një ekuilibrimidis prodhimit bujqësor dhe ekosistemit tokësor, ruajtja epjellorisë së tokës, mbrojtja e biodiversitetit dhe rritja e cilësisësë produkteve. Gjithnjë e më shumë njerëzit po kërkojnë ushqimtë shëndetshëm, me respekt për mjedisin dhe pa mbetje kimike. Bujqësia biodinamike është ajo lloj bujqësie që plotëson këtokërkesa.

Bujqësia biodinamike, me praktikat që përdor është njëalternativë në prodhimin bujqësor. Ajo mbështetet mbi parimetnatyrore të funksionimit të ekosistemit, përdor vetëm plehraorganikë natyrorë dhe zbaton kalendarët hënorë të kultivimit. Bujqësia biodinamike punon me forcat natyrore që i japin jetëTokës.

Parimet e bujqësisë biodinamike janë ideuar nga filozofi austriakRudolf Steiner (1861 – 1925), i cili njihet edhe si themeluesi ikëtij sistemi bujqësor. Gjatë kursit të vitit 1924 për fermerët, Rudolf Steiner shpjegoi se si proceset e natyrës së gjallë janërezultat i veprimit të përbashkët të forcave të studiuara ngashkencat fizike dhe kimike, me forcat formuese kozmike. Ai sugjeroi që bashkëpunëtorët e tij të eksperimentonin me këtomarrëdhënie kozmike duke studiuar ndikimet e Hënës dhePlanetëve.

Ky sistem bujqësor bazohet në përdorimin e lëndëve bimore oseshtazore dhe sipas parimeve ezoterike siç janë fazat Hënore, përtë kryer aktivitetet bujqësore. Karakteristika kryesore e këtijsistemi bujqësor është vlerësimi i raporteve ndërmjet njeriut dhetokës si një qenie e gjallë. Në këtë sistem Toka, bimët, kafshëtdhe njeriu konsiderohen si një tërësi, përbërësit e të cilitfunksionojnë në harmoni me njëri tjetrin. Forcat kryesore që ivënë në lëvizje janë ato natyrore, është Dielli dhe Hëna.

Parimet themelore mbi të cilat mbështet bujqësia biodinamikejanë:

ferma si një organizëm i vetëmbajtshëm;
përdorimi i preparateve biodinamike, si plehu organik idinamizuar dhe kompostimet me origjinë bimore dheshtazore;
kryerja e aktiviteteve bujqësore sipas kalendarëve hënorë;
përzgjedhja e farave nga varietetet autoktone;
ruajtja dhe mbrojtja e biodiversitetit;
qarkullimet bujqësore dhe bashkëshoqërimet bimore;
punimet e tokës sipas cikleve kozmike;
përdorimi i plehrave organike në tokë;
kufizimi i përdorimi të produkteve të sintezës kimike siplehërat kimike dhe pesticidet.

Bujqësia biodinamike bazohet mbi teknikat tradicionale tëbujqësisë dhe përdor preparate natyrore si dhe punon me forcatuniversale ose kozmike që ndikojnë mjedisin bujqësor. Në këtësistem ruajtja e pjellorisë së tokës dhe plehërimi arrihet përmespreparateve natyrore biodinamike.

Preparatet biodinamike i përkasin pjesës “dinamike” tëbujqësisë biodinamike dhe mund të konsiderohen si katalizatorëpër të stimuluar fenomene jetësore dhe natyrore. Ka 8 preparate biodinamike: 2 që përdoren direkt për spërkatje në fushë dhe 6 që vendosen në kavaletat e kompostimit për të nxitur dhepërmirësuar formimin e humusit. Preparatet biodinamike janë dylloje: preparate për spërkatje (500) dhe (501) dhe preparate përkompost (502 – 507).

Preparatet biodinamike që përdoren për spërkatje, preparati 500 dhe 501, fitohen nga dy përbërje të ndryshme. Preparati 500, është preparati kryesor në bujqësinë biodinamike dhe përftohetnga futja e plehut organik të freskët në bririn e lopës (tëlaktacionit të dytë) në fillim të vjeshtës dhe groposet deri nëpranverë në një kopësht. Përmbajtja merret nga briri dhe ruhetnë një vend të freskët. Preparati 501, ose silici i brirëve, fitohetduke përzier kuarcin e bardhë të bluar imët me ujin e shiut dheduke e futur këtë përzierje në bririn e lopës të laktacionit të dytë. Brirët vendosen nën tokë deri në fund të verës. Në fund tështatorit ose në fillim të tetorit, nga brirët nxirret përmbajtja dheruhet në një kavanoz qelqi në një vend me diell.

Të dy këta preparate aktivizohen duke përzier sasi të vogla tëtyre në sasi të mëdha uji dhe më pas përzihen me lëvizje rrethoretë alternuara në të dy drejtimet përmes një procesi “dinamizimi” që transmeton energjinë e preparatit në ujë. Përgatitja e prepratit500 spërkatet në arë mundësisht në fillim të periudhësvegjetative të kulturave. Gjatë vitit përdoret menjëherë para mbjelljes ose gjatë mbjelljes. Preparati 501 përdoret në varësi tëllojit të bimës, kur janë formuar gjethet ose kur formohen frutat. Veprimi i tij është të forcojë efektet e dritës dhe nxehtësisë nëbimë dhe të nxisë rritjen e shëndetshme.

Preparatet biodinamike që përdoren për kompost fitohen ngabimët mjekësore si Bar pezmi (Achillea millefolium L.)(preparati 502); Kamomili (Matricari Chamomilla L.) (preparati503); Hithra (Urtica dioica L.) (preparati 504); Lisi i kuq(Qercus ruber L.) (preparati 505); Luleverdha ose lulequmështorja (Taraxacum Officinalis W.) (preparati 506); Valeriana (Valeriana Officinalis L.) (preparati 507); të cilatpërzihen me kompostin sipas mënyrave të caktuara dhe dinamizojnë lëndët ushqese në tokë.

Të gjitha praktikat bujqësore biodinamike kryhen në sintoni me ciklet hënore dhe zbatojnë kalendarin biodinamik. Bujqësiabiodinamike bazohet në ciklet hënore dhe astrale, ashtu siç bëhejnë kohët e lashta. Të gjitha kultivimet e bimëve dhembarështimet e kafshëve kryhen sipas “Kalendarit Mbjelljes” të botuar çdo vit nga Maria Thun që nga viti 1963. Kalendaritregon saktësisht periudhat në të cilat duhet të fillohet mbjellja e një kulture, shërbimet agroteknike si p.sh., krasitja apo korrja e prodhimit bazuar në pozicionin ngjitës ose zbritës të Hënës.

Fermat biodinamike përdorin një shumëllojshmëri të farave dhevarieteteve. Diversiteti i lartë gjenetik u jep atyre një nivel më tëlartë të elasticitetit ndaj kushteve ekstreme të motit.

Produktet e bujqësisë biodinamike janë të çertifikuara. Çertifikimi i produkteve të këtij sistemi përfshin një verifikimrigoroz dhe të plotë të procesit të prodhimit të produktit, duke garantuar respektimin e saktë të rregulloreve të kultivimit dheprodhimit të tij, nga kultivimi në fushë deri në ambalazhimin e produktit final.

Logo e produkteve bujqësore biodinamike “Demeter”përfaqëson një standard të krijuar që në 1928 dhe menaxhohetnë mbarë botën nga Demeter International. Ky standard garanton plotësimin e kërkesave të rregulloreve organikeevropiane të vendosura nga Demeter International për prodhiminbiodinamik. Prodhimet e bujqësisë biodinamike janë prodhimecilësore dhe të kërkuara nga tregu.

Sipërfaqet e kultivuara në mënyrë biodinamike kanë ardhur nërritje; vetëm në dekadën e fundit ajo është rritur me 57%, duke arritur në 255 000 hektarë në vitin 2022, me të cilën merren mëshumë se 7 000 fermerë në mbarë botën. Në një studim të vitit2020, të publikuar nga Instituti Amerikan i Shkencës, u ndërtuanjë hartë e vendeve ku ushtrohet kjo lloj bujqësie, e cila përfshin55 vende për një total global prej 251,842 hektarëshbiodinamikë të çertifikuar. Gjermania kryeson në botë me 84,426 hektarë, e ndjekur nga Australia me 49,797 hektarë, Franca me 14,629 hektarë dhe Italia me 10781 hektarë.

Bujqësia biodinamike shikohet si zgjidhje inovative për tëardhmen si përsa i takon prodhimit të produkteve cilësore ashtudhe përsa i takon reziliencës që ky sistem paraqet ndajndryshimeve klimatike.

Sistemet e bujqësisë organike funksionojnë si sisteme të mbyllurduke rritur qëndrueshmërinë e tyre ndaj ndryshimeve klimatike.Kontributi kryesor i bujqësisë organike e biodinamike është”dekarbonizimi” i sektorit bujqësor. Tokat biodinamike janë mëelastike ndaj dukurive ekstreme klimatike. Tokat në fermatorganike kanë një potencial 26 % më të madh për ruajtjenafatgjatë të karbonit se sa tokat në fermat konvencionale. Ruajtjae humusit në tokë që realizohet në fermat biodinamike rritreziliencën e sistemit ndaj stresit klimatik. Niveli i lartë ibiodiversitetit që ka në fermat biodinamike ndikon nëkarakteristikat e fermës duke rritur qëndrueshmërinë dhereliziencën e fermës. Fermat biodinamike janë të detyruara që tëpaktën 10 % e territorit të fermës të jetë e zënë nga mbulesavegjetative shumëvjeçare e cila rrit sekuestrimin e karbonitatmosferik, parandalon erozionin e tokës dhe krijon habitate tëpërshtatshme për pjalmuesit dhe kafshët e egra dhe kjo në pajtimme rekomandimet e IPCC si një strategji përshtatje ndajndryshimeve klimatike.

Nga konsideratat që dhamë më lart, mund të themi që bujqësiabiodinamike është një sistem cilësor prodhimi i ushqimeve, i cilinë se mbështetet me kërkime dhe investime për thellimin e njohurive ekologjike në sistem, sidomos në drejtim tëreziliencës, do të ishte një nga alternativat më të mira tësistemeve bujqësore në luftën ndaj ndryshimeve klimatike.

Prof.Dr. Albert Kopali

Departamenti i Mjedisit dhe Burimeve Natyrore

Na Ndiqni në: