Ndryshimet klimatike dhe menaxhimi irreziqeve nga dukuritë ekstreme të motit nëbujqësi

Ndryshimet klimatike në vitet e fundit gjithnjë e më shume po ndikojnë prodhimin bujqësor. Ato tashmë janë një realitet me tëcilin fermerët dhe komunitet rurale në mbarë botën po përballençdo ditë. Ato shprehen jo vetëm nëpërmjet rritjes së niveleve tëtemperaturave por edhe nëpërmjet modifikimit të sistemitklimatik dhe modeleve të paqëndrueshme të motit, shprehje mëe dukshme e të cilit janë dukuritë ekstreme të motit si rreshjetintensive, përmbytjet, stuhitë e breshërit, erërat e forta, ngricat, thatësirat e tejzgjatura, valët e të nxehtit etj. Këto dukuripërbëjnë një sfidë për bujqësinë. Kushtet ekstreme të motit, rezultat i ndryshimeve klimatike, rrisin mundësinë e fatkeqësivenatyrore, gjë që reflektohet në sasinë dhe cilësinë e prodhimitbujqësor dhe në kushtet e jetës të komuniteteve të fermerëve. Këto anomali klimatike si dimrat e ngrohtë, shirat intensive dhepërmbytjet, vitet me thatësira të gjata, valët e të nxehtit dhengricat ekstreme, krijojnë një mjedis të rrezikshëm përprodhimin bujqësor. Dhe më të prekshme janë komunitetetlokale të fermerëve të cilët janë më të cënueshëm ndaj këtyrendryshimeve, duke qenë se kanë kapacitete të kufizuarapërshtatëse. Për të përballuar ndryshimet klimatike në vijim dhepër të adresuar rreziqet që vijnë prej tyre, fermerët duhet tëmarrin masa për parandalimin dhe reduktimin e fatkeqësivenatyrore nëpërmjet përshtatjes së prodhimit bujqësor me kushtete reja të krijuara, përshtatjeve teknologjike dhe ekonomike ndajkushteve në ndryshim dhe dukurive ekstreme klimatike.

Mënyrat se si fermerët po përshtasin fermat e tyre ndaj efektevetë ndryshimeve klimatike dhe praktikat bujqësorë që zbatojnë,janë të ndryshme në rajone të ndryshme. Prandaj për të krijuarnjë përshtatje sa më efektive duhet:

1. Menaxhimi i bimëve. Duke qenë se ndryshimet klimatike, në mënyrë të veçantë lidhur me rritjen e temperaturës, do tëspostojnë zonat e kultivimit, është e nevojshme futja e teknologjive të reja, zgjedhja e variteteve të qëndrueshme; zhvendosje datave të kultivimit, duke mbjellë më herët, sidomos në zonën e Ultësirës Perëndimore të vendit. Gjithashtu, kërkohet të bëhen ndryshime në strukturën e kultivarëve, duke futur kultivarë të rinj, më rezistentë ndaj ndryshimeve të klimës, tëcilët po prodhohen nga programet e përmirësimit gjenetik tëbimëve. Rifutja e kultivarëve autoktonë dhe e llojeve lokale do të rriste qëndrueshmërinë e bimëve ndaj efekteve të ndryshimeve klimatike. Gjithashtu, diversifikimi i kulturave, duke mbjellë shumë lloje kulturash dhe duke mbarështruar raca kafshësh më të qëndrueshme, është një nga strategjitë nëefektive në kushtet e reja klimatike të krijuara.

2. Menaxhimi i tokës. Zbatimi i praktikave të qëndrueshmebujqësore si punimet minimale, mbjellja e kulturave mbuluese, brezave mbrojtës dhe pyllëzimeve, mulçimi i tokës, tarracimeve, bashkëshoqërimeve bimore dhe qarkullimeve të kulturave, kompostimi i mbetjeve bimore e blegtorale dhe ruajtja e biodiversitetit në fermë, janë praktika bujqësore që ruajnë e përmirësojnë shëndetin e tokës dhe e bëjnë atë më reziliente ndajndryshimeve të klimës.

3. Menaxhimi i ujit. Në kushtet e një klime në ndryshim tëvazhdueshëm dhe shfaqjes së dukurive ekstreme të motit, nëmënyrë të veçantë lidhur me rreshjet, ndryshimet e parametraveqë i karakterizojnë ato si sasia, shpërndarja, intensiteti dhefrekuenca, ndikojnë në krijimin e kushteve të thatësisë apo përmbytjeve me pasoja në prodhimin bujqësor dhe blegtoral. Me qëllim menaxhimin e ujit në fermat bujqësore, lidhur me kushtete thatësisë, është e nevojshme të përshtaten teknika innovative tëujitjes, të përmirësohen sistemet dhe skemat e ujitjes, të futen nëzbatim sistemet e riciklimit të ujit, të zbatohet ujitja me pika,  tërriten kapacitetet ujitëse (ruajtja e ujit në rezervuare), tëgrumbullohet uji i rreshjeve dhe të ruhet uji në fermë, të ruhenujrat nëntokësore, të modifikohen praktikat e menaxhimit të ujit, të përshtaten kalendarët e mbjelljeve (lidhur me kohën, dozën e ujitjes), futja e kultivarëve rezistentë ndaj thatësirës. Lidhur me tepricën e rreshjeve dhe menxhimin e përmbytjeve është e nevojshme: të menaxhohen sistemet e kullimit dhe përmbytjeve, të mbrohet toka nga erozioni dhe të përmirësohen kapacitetet e menaxhimit të fermës ndaj dukurive ekstreme të motit.

4. Menaxhimi i dëmtuesve. Duke qenë se ndryshimet klimatikesjellin variacione të mëdha të parametrave klimatikë, atondikojnë në biologjinë e dëmtuesve (sëmundje, insekte, barëra tëegra) duke ndryshuar në këtë mënyrë modelet e shpërndarjes sëtyre dhe shfaqjen e dëmtuesve të rinj në zona që nuk kanë qënëmë parë. Menaxhimi i tyre kërkon zbatimin e masave: parandaluese (agroteknike) dhe direkte (kimike). Në mënyrë tëveçantë masat agroteknike që konsistojnë në praktikat e rejabujqësore, përdorimin e variteteve rezistente etj. Por, strategjiamë e mirë  që fermerët duhet të ndjekin për minimizimin e dëmeve nga dëmtuesit në bujqësi  janë praktikat e Menaxhimittë Integruar të Dëmtuesve (IPM), të cilat bazohen mbi disaparime si identifikimi i dëmtuesve, i bimëve pritëse  dhe iarmiqve natyrorë të dëmtuesve, monitorimi i dëmtuesve dhepërcaktimi i mjeteve dhe i kohës kur duhet ndërhyrë. Kontrollibiologjik i dëmtuesve do të ishte një nga praktikat më tërëndësishme agroekologjike për menaxhimin e tyre dhe përreduktimin e përdorimit të pesticideve në kushtet e ndryshimeveklimatike.

5. Menaxhimi i blegtorisë. Edhe blegtoria, si një nënsektor i bujqësisë, është e ndikuar na efektet e ndryshimeve klimatike. Ndaj është e nevojshme që edhe për blegtorinë të zbatohen disa praktika menaxhuese si përzgjedhja e racave më rezistente, përmirësimi i menaxhimit të të ushqyerit gjatë periudhave të nxehta, hijezim nga dielli,  sisteme të kullotjes me qarkullim qëminimizojnë dëmtimet në kullota, zvogëlim i madhësinë së tufëskur ndodhin thatësira të zgjatura etj.

6. Menaxhimi i sistemeve të informimit. Është e domosdoshmetë forcohet  sistemi i këshillimit për fermerët, të gjendenmënyrat për përcjelljen e informacionit për ndryshimet klimatikedhe efektet që ato do të kenë në prodhimin bujqësor dheblegtoral,  informimi i fermerëve për masat që duhet të marrinpër përballimin e pasojave të ndryshimeve klimatike, rritjen e ndërgjegjësimit të fermerëve ndaj kërcënimive të ndryshimeveklimatike, përmirësimin e aksesit në informacion, programet përtë ndihmuar fermerët të menaxhojnë rrezikun në bujqësi, këshillim rajonal dhe edukim.

7. Menaxhimi i shëndetit të punonjësve të bujqësisë. Informimidhe ndërgjegjësimi i fermerëve për efektet e ndryshimeveklimatike shëndetin e punonjësve punojnë në bujqësi silëndime, invaliditet, prekshmëri nga stresi i nxehtësisë, sëmundje të transmetuara nga vektorët biologjikë, alergjitë etj, janë po aq të rëndësishme.

Prof.Dr.Albert Kopali

Departamenti i Mjedisit dhe Burimeve Natyrore

Na Ndiqni në: