A keni parë ndonjëherë datën e skadimit në një paketim ushqimidhe keni pyetur veten nëse është ende e sigurt që tëkonsumohet? Nuk jeni vetëm! Shumë prej nesh bazohen në këtodata për të përcaktuar freskinë dhe sigurinë e ushqimit që ne hamë. Megjithatë, të kuptuarit se çfarë do të thonë në të vërtetëkëto data, mund t’ju shpëtojë nga hedhja e kotë e ushqimit, duke ju kursyer kohë dhe para, ndërsa gjithashtu siguron që nuk jeniduke rrezikuar veten duke konsumuar diçka që është prishur apo ka skaduar.
Si fillim, duhet të kuptojmë se çfarë do të thotë në të vërtetë data e skadimit. Ndryshe nga çfarë realisht besohet, ato nuk janëafate strikte që tregojnë kur automatikisht ushqimi bëhet ipakonsumueshëm. Në fakt, këto datat zakonisht janë tregues tëpikës së cilësisë dhe freskisë maksimale, ashtu siç ështëpërcaktuar nga prodhuesi. Ka disa lloje të datave të skadimit qëmund të hasni kur bëni blerje:
1. ‘’Best if used by’’ ose ‘’Best before’’: Kjo datë tregon kohëzgjatjen e periudhës gjatë së cilës produkti është në cilësinë e tij më të mirë. Ajo nuk do të thotë domosdoshmërisht që ushqimi nuk mund të konsumohet, por pas kësaj date shija, tekstura, dhe vlerat ushqimore mund të fillojnë të zvogëlohen.
2. ‘’Use by’’: Kjo datë gjendet më shpesh në ambalazhet eartikujtve që prishen shpejt, siç janë produktet e freskëta të qumështit dhe mishit. Ajo tregon datën e fundit të rekomanduar për konsumimin e produktit, ndërkohë që është në gjendjen e tij me të mirë. Konsumimi i produktit pas kësaj date mund të paraqesë rrezik për shëndetin tuaj.
3.’’Sell by’’: Kjo datë është kryesisht për tregtarët dhe tregondatën e fundit kur produkti duhet të shitet. Ajo nuk është një datë sigurie dhe shpesh është e papërfillshme për ciklin e jetës sëproduktit për konsumatorët.
Si mund të kuptoni nëse ushqimi juaj është akoma i sigurt për t’u konsumuar, madje edhe pasi ka kaluar data e skadimit? Mund tëkeni parasysh disa udhëzime:
1. Kontrolloni për shenja të prishjes: Kontrolloni ushqimin për çdo shenjë të dukshme të prishjes, si aroma e çuditshme, myku, ose ndryshimet në ngjyrë ose teksturë. Nëse ushqimi duket apo shijon keq, është mirë ta hidhni atë.
2. Besoni shqisat tuaja: Kur jeni në dyshim, bazohuni te shqisat tuaja, veçanërisht nuhatja ose pamja. Po ashtu, mund të provoni një sasi të vogël për të parë nëse ushqimi shijon ende i freskët dhe i konsumueshëm.
3. Kini parasysh mënyrat e ruajtjes: Mënyra se si është mbajtur ushqimi gjithashtu mund të ndikojë në konsumueshmërinë e tij, pavarësisht datës së skandencës. Ushqimet që janë ruajtur në mënyrën e duhur, në ambiente të freskëta, të thata, dhe të errëta kanë më shumë gjasa të mbeten të sigurta për t’u konsumuar për periudha më të gjata.
Ndërsa datat e skadimit shërbejnë si udhëzime të dobishme për mbajtjen e cilësisë dhe freskisë së ushqimit, ato nuk janë tregues të rreptë dhe të vetëm për sigurinë. Të kuptuarit e datave në mënyrë korrekte mund t’ju ndihmojnë të bëni blerje tëinformuara. Në këtë mënyrë, mund të reduktoni mbetjet e ushqimit, dhe të siguroheni që po i konsumoni vaktet tuaja me siguri dhe përgjegjësi, duke ruajtur veten, dhe në të njëjtën kohëmjedisin.
Pranvera Troka
Departamenti i Agrobiznesit, FEA