Bioferma Rramilli 04, një histori suksesi.

Prof. Dr. Diana Shehu
Departameniti Menaxhimi i Turizmit Rural (FEA)

Bioferma Rramilli 04, një histori suksesi.
Një problem i rëndësishëm sot në fushën e bujqësisë është dhe ngritja e fermave bio, të cilat jo
vetëm sigurojnë produkte bujqësore dhe blegtorale bio, por luajnë një rol të rëndësishëm për
zhvillimin e turizmit.
Bioferma Rramilli 04 shpk është subjekt juridik që ushtron aktivitetin tregtar me qëllim kryesor,
prodhimin dhe tregëtimin e qumështit dhe mishit të freskët të gjedhit. Shtrihet në fshatin Likesh,
Njësia administrative Gjepalaj, Shijak, Durrës.
Kompleksi ka nje sipërfaqe rreth 30.000m² ndërsa sipërfaqja e ndërtimit është 13200 m².
Sipërfaqja e tokave të blera bujqësore është rreth 106 ha, që janë çertifikuar si pronë e
Biofermës 14 ha, pjesa tjetër është në proces hipotekimi. Sipërfaqe toke të marrë me qira me
përdorim 5- vjecar janë rreth 55 ha. Në këtë sipërfaqë kultivohen foragjere për prodhimin e bazës
ushqimore për blegtorinë si jonxhë, misër kokër dhe misër për silazh, bar loliumi dhe për silazh,
lakër foragjere, panxhar etj. Duke filluar nga viti 2009 e deri më sot, 20 ha tokë është mbjellë
kultura e ullirit, duke i dhënë përparësi kultivimit të ullirit dhe në perspektivë përpunimit të tij.
I. Në “Biofermën Rramilli 04” janë bërë investime të mëdha për ndërtimin e ambjenteve të
kompleksit blegtoral me qëllim krijimin e kushteve moderne për mbarështimin e blegtorisë.
Ambjentet e ndërtuara janë përshkruar me poshtë:
 Stallat për mbarështimin e gjedhit për prodhim qumeshti,
 Stalla e maternitetit,
 Stalla e viçave femra për remont,
 Stalla e majmërisë,
 Ambjentet e mjeljes se lopëve,
 Kapanonet për mjetet bujqësore,
 Ofiçina për mekanikën bujqësore
 Ambjent për përpunimin e bazës ushqimore,
 Ambjentet për pastrimin dhe higjenën e lopëve,
 Hangaret për grumbullimin e bazës ushqimore, gropa silazhi, gropa plehu organik,

2

 Kabinat elektrike,
 Puse dhe depo uji,
 Ambjente të jashme të gjelbëruara,
 Kompleksi i Agroturizmit,
 Rrugë komunikimi brenda kompleksit blektoral,
 Shtrimin e shesheve, sistemimin e tyre si dhe rrethimin e gjithë kompleksit të ndërtimit.
Kapaciteti i plotë i kompleksit blegtoral është 800 krerë dhe deri më sot shfrytëzojmë 65 % e
stallave.
 Kompleksi përmban këto rraca gjedhi:
a) Rraca “Holshtein” 95 %
b) Rraca “ Brune Alpine” 4 %
c) Raca “Simental” 1 %
Shtimi i tufës ka ardhur kryesisht nga importi i mushqerave barse nga vendet e Bashkimit
Europian si Gjermani, Hollandë etj. Raca e importuar kryesisht ka qenë Holshtein me drejtim
prodhim qumësht me prodhimtari të lartë 6000-8000 litra/krerë, të përshtatshme me kushtet
klimaterike të Biofermës. Gjithashtu faktor i rëndësishëm në shtimin e tufës janë mushqerat tona
të remontit, për të cilat po tregohet një kujdes i veçantë për trajtimin e tyre sipas standarteve
bashkëkohore.
Nje karakteristikë kryesore e drejtuesve të fermës ka qenë ambicia për të kryer investime të
vazhdueshme në biznes duke u përqëndruar me shumë në biznesin e prodhimit të një bande
gjenetike duke afruar në treg mushqera barse cilesore, gjë që ndikon ndjeshëm në përmirësimin
racor të kompleksit blektoral.
Në biofermë janë bërë investime të konsiderueshme për blerjen dhe instalimin e paisjeve e
teknologjisë bashkëkohore të mbarështimit të gjedhit, ku do të vërejmë:

1. Sistemi modern komjuterik i mjeljes model hale peshku viti prodhimit 2006.
2. Sistem i automatizuar dhe i sterilizuar i depozitimit të qumështit në tanket ftohës.
3. Sistem i të ushqyerit të gjedhëve në mënyrë moderne.
4. Sistemi i silloseve për mbajtjen dhe përzjerien e automatizuar të ushqimit.
5. Sistemi i pastrimit të plehut brenda stallave me rasketa automatike prodhime të
vitit 2006 dhe 2012.

3
6. Gropat e silazhit modele të tipit Austriak. ( 4 gropa secila me gjatësi 50ml dhe
gjeresi 5.2ml.
7. Gropa e plehut 1800m³.

Për sektorin e bujqësise janë bërë investime për blerjen e makinerive dhe agregatëve bujqësore
kryesisht në vendet e Bashkimit Europian, prodhime të tipeve të ndryshme të standarteve
ndërkombëtare. Prodhimet e saj plotësojnë 30 % të nevojave të bazës ushqimore për blegtorinë
për gjithë vitin dhe janë kryesisht silazhet pranverore, silazhi misër, jonxhë, misër kokër, grurë,
bar loliumi, thekër, njomishtë etj.
Përveç ambjenteve që përshkruam me sipër që lidhen direkt me mbarështimin e kompleksit
blegtoral, në Bioferem janë ndërtuar dhe ambjentet e Agro-Turizmit që përbëhen nga:
a) Bar – Restorant,
b) Kënd lojrash,
c) Hipizëm kuajsh kërcimi dhe hipizëm garash,
d) Ekspozitë kafshësh të buta, të egra si dhe shpendë të ndryshëm,
e) Salla pritje,
f) Salla mbledhje,
g) Salla konferencash,
h) Zyra,
i) Klasa për kurse trajnimi (mekanikë bujqësore, sistemi i mjeljes, sistemi i ushqimit,
punimi i parcelave, përgatitja për mbjellje, korrja, përgatitja e silazhit, mbledhja e barit në
dengje).
Nderkohë ne jemi duke punuar dhe për projektë të tjera si:
a) Ngritja e një qendre trajnimi për fermerët dhe specialistët shqiptarë,
b) Ngritja e një thertoreje sipas standartit europian dhe projektit të Ministrisë së Bujqësisë.
c) Ngritja e një tregu kafshësh sipas standarteve.
Për realizimin e këtyre projekteve po merret asistencë edhe nga specialistë të huaj.
II. Zhvillimi i Projekt-Idesë për prodhimin e Biogaz -it, bërë në stabilimentin e Biofermës
Rramilli.
Më poshtë po shpjegojmë përdorimin e biomasës për prodhimin e biogaz-it në fermat bujqësore,
të mirat që kanë fermat nga biogazi dhe energjia e rinovueshme.

4
 Biomasa e fermës përbëhet nga: mbetjet organike të kafshëve (kockat, lëkurët, bajgat), të
cilat nuk përdoren në sektorë të tjerë të prodhimit;
 Përfitimet për fermerët dhe komunitetin,
 Nga mbetjet organike të kafshëve nxirret biogazi, një burim energjie ekologjikisht
miqësor,
 Reduktimi i kostove të energjisë,
 Të ardhura shtesë për fermerët,
 Rrethi i mbyllur i mjedisit miqësor për prodhimin e biogazit,
 Mundësia e përdorimit të materialeve të ndryshme,
 Aktivitet i ri ekonomik,
 Mundësi për punësim,
 Shfrytëzimi i tokës,
 Reduktohet ndotja e ujit,
 Reduktohet ndotja nga aromat,
 Reduktohet ngrohja globale e shkaktuar nga mbeturinat shtazore
III. Skemat mbështetëse të qeverisë, janë shumë të domosdoshme për zhvillimin e bujqësisë,
blegtorisë dhe agroturizmit. Skema Kombëtare është mbështetje financiare për bujqësinë dhe
zhvillimin rural nga buxheti i qeverisë shqiptare.
Më poshtë janë listuar skemat që qeveria ka vënë në shërbim të bujqësisë.
 Masa e Grurit dhe Peshkimit 2022
 Skema Kombëtare 2022
 Skema Kombëtare 2021
 Skema Kombëtare 2020
 Skema Kombëtare 2019
 Skema Kombëtare 2018
 Skema Kombëtare 2017

5

 Skema e Naftës (2021 dhe 2022)
III. Skema mbështetëse të BE-së
Programi IPARD është mbështetje financiare për bujqësinë dhe zhvillimin rural nga fondet e
BE-së (75%) dhe qeverisë shqiptare (25%).
Deri tani programi IPARD ka patur 4 thirrje dhe pritet të hapet thirrja tjetër.
Bioferma jonë ka përfituar nga skema mbështetëse dhënë nga qeveria në skemën e naftës dhe
atë të grurit, Ndërsa nga program IPARD ka përfituar fidanë të ullirit, ku në tokat që nuk
punoheshin u mbollën rreth 30 mijë rrënjë dhe prodhimi i parë u mor që në vitin 2021.
Krahas faktorëve të mësipërm, faktori kryesor që ka çuar në suksesin e biofermës është puna
plot dashuri, pasion, e kualifikuar e investitorëve të fermës, stafit drejtues dhe stafit
mbështetës dhe prodhues.
Është shumë domethënëse që sipërmarrësja jo vetëm që ka përfunduar studimet e larta në
Universitetitn Bujqësor, por ajo në vijimësi është lektore dhe bashkëpunëtore për të përçuar
tek studentët përvojën e biofermës si dhe për t’i nxitur dhe tërhequr ata drejt biznesit,
menaxhimit, prodhimit etj.
Sipërmarrëse Mira Rramilli,
Bioferma Rramilli 04

Na Ndiqni në: