Kohëve të fundit, po bëhet një diskutim i gjerë rreth vajit të palmës dhe përfshirjes së tij në disa prej artikujve ushqimorë, nga më tërëndësishmit në përditshmërinë tonë. Kjo ka sjellë me vete edhe diskutime dhe dilemma në lidhje me “të mirat” dhe “të ligat” e këtij produkti, ndaj po ndalemi në vijim në një analizë të thjeshtë.
Vaji i palmës, ashtu si edhe vaji i kokosit janë vajra bimore të zonës së tropikut, të cilët përdoren masivisht në vendet ku prodhohen. Vaji i palmës, në fakt është dy llojesh: vaj nga tuli i frutit dhe vaj nga bërthama e frutit. Këto vajëra janë të pasur në acide indyrore tëngopura (ashtu si vajrat shtazore), të cilët janë lidhur me rritje tëkolesterolit në gjak. Kjo është edhe arsyeja përse vajit të palmes i ka rënë reputacioni dhe po kontestohet nga studiuesit dhe dietologët. Ndër vajrat tropikale, ai i palmës ka raportin më tëfavorshëm të acideve indyrore të ngopura, pasi 50% e tij përbëhet nga këto lloj lipidesh, ndërkohë që pjesa tjetër përbëhet nga acide indyrore të ngjashme me ato të vajit të ullirit. Vaji i palmës preferohet nga industria ushqimore pasi është në gjendje të ngurtënë temperaturën e ambjentit dhe ndihmon konsistencën e produkteve të prodhuara me bazë këtë vaj. Me fjalë të thjeshta, mund të thuhet se vaji i palmës apo ai i kokosit, janë vajëra bimore, për nga përmbajtja e indyrnave të ngopura, ngjajnë me gjalpin shtazor, ndërkohë që kostoja e tyre është disa herë më e lirë.
Është pikërisht kostoja e lirë e vajit të palmës, ajo që i ka dhënëmundësinë që të jetë kaq i përhapur dhe i kërkuar sidomos nga rrjetet e tregëtarëve. Por, çështja është që ky vaj, si dhe produktet ushqimore të prodhuara duke përdorur këtë vaj, do të konsumohen nga ana e njeriut. Siç e kanë njoftuar prej shumë kohësh shkencëtarët, dhe tashmë kjo është e pranuar botërisht, indyrnat e ngopura nuk janë të mira për shëndetin, sidomos kur këto konsumohen në një shkallë të lartë ditore. Duke e marrë me doza normale (nëse marrim ushqimet në mënyrë të veçuar), por duke ngrënë disa lloje të ushqimeve që kanë në bazë këtë vaj, bëhet dozë e madhe ditore, për pasojë një gjë e dëmshme për shëndetin e njeriut.
Për më tepër, sipas rezultateve të studimeve të fundit, është vërtetuar që indyrnat më të dëmshme për rritjen e kolesterolit tek njeriu, është konsumi i indyrnave bimore. Kjo ndodh edhe për shkak se janë të ngurta në temperaturë ambjenti dhe që tëngurtësohen kalojnë në proces hidrogjenizimi ku përftohen edhe acidet indyrore të quajtura “trans”, të cilët janë ndaluar që prej vitit 2006 (në Europë dhe në SHBA) që të përdoren si shtesa ushqimore. Industritë e ushqimit në botë, kanë zëvendësuar indyrnat e dëmshme trans me vajin e palmës, i cili nuk ka nevojë për hidrogjenizim pasi është vetë i ngurtë. Fakti që vaji i palmës ështëalternativë më e shëndetëshme sesa margarinat e hidrogjenizuara,nuk do të thotë që e bën ushqimin të shëndetshëm, por as më tëdëmshëm nga çfarë është vëte ushqimi.
Për më shumë, vaji i palmës është më rezistent në gatim krahasuar me vajërat bimore të tipit vaj misri apo luledielli, pasi këta tëfundit, edhe pse kanë pikë tymosjeje më të lartë, oksidohen shumëshpejt dhe prodhojnë substancë që është mjaft toksike dhe e dëmshme për shëndetin e njeriut. Sidoqoftë, studiuesit, shkencëtarët dhe dietologët rekomandojnë që indyrnat e ngopura nuk duhet tëtejkalojnë masën prej 10% të kalorive ditore, që do të thotë për njëfemër nuk duhet të jenë më shumë se 25gr dhe për një mashkull nuk duhet të kalojnë 30gr në ditë.
Nëse do të kishte një arsye për t’ju kundërvënë përdorimit të vaijt tëpalmes, ajo është lidhja e prodhimit të këtij vaji me shkatërrimin e pyjeve tropikale dhe abuzimin me fuqinë punëtore të këtyre vendeve. Ky është një efekt i menjëhershëm dhe me ndikim për zona mjaft të gjera globit. Ndërkohë që edhe dëmi që mund të sjellënë shëndetin e njeriut nga përdorimi i tij në sasi relativisht të larta. Prodhimi masiv i vajit të palmës ka rezultuar në katastrofa ekologjike, dhe refuzimi ndaj këtij prodhimi është një mbështetjepër ambjentin dhe planetin.
Në kushtet aktuale, ka rëndësi që tu hidhini një sy pakos me biskota në tryezën tënde, akullores që fëmijët e shijojnë kaq shumë, çokollatës tuaj të preferuar, patatinave – të gjitha këto përmbajnë vaj palme. Pothuajse të gjitha kompanitë e njohura botërisht si për shembull Nestle, Cadbury, Haribo, Kellogs, Mars, Procter & Gamble, Unilever, kanë përdorur vajin e palmës në produktet e tyre. Por, kanë rëndësi shumë të madhe dy elementë: sasia e vijit tëpërdorur (përqindja e tij në përmbajtjen) dhe njëkohësisht edhe deklarimi në etiketë i përmbajtjes. Vaji i palmës përdoret në produktet e tyre përfshirë këtu edhe të tillë jo-ushqimorë si buzëkuqë, shampo dhe detergjentë. Dhe arsyeja kryesore ka qënëlehtësia në gjetjen e tij dhe për koston e tij relativisht të ulët, përdorimin e përshtatshëm në një sërë industrish dhe qëndrueshmërinë e tij në kohë, duke i zgjatur kështu jetën produkteve të ndryshme ushqimore.
Nga literatura vijnë të dhëna aspak optimistë në lidhje me përdorimin e vijit të palmës. Kështu, vaji i palmës del si vaji bimor më i konsumuar në planet, ose 65% e të gjithë sasisë së vajrave bimore të tregtuara tradicionalisht. Kjo për arsye se vaji i palmës është prezent si përbërës në gjysmën e të gjitha produkteve të ambalazhuara që shiten në supermarkete në të gjithë botën. Ndaj, është e rëndësishme që të pyesni edhe tek dyqani ku bleni tortën apo ëmbëlsirat që konsumoni, dhe mbi të gjitha lexoni mirë çdo etiketë nëse ka në përmbajtje vaj palme.
Mbështetur më të dhënat e fundit shkencore, ashtu edhe nga rekomandimet që japin mjekë, dietologë, apo specialistë të tjerë, del që ka vërtetë shumë qëndrime kontraverse të cilat e vendosin konsumatorin në udhëkryq, nëse duhet apo jo të përdorin vajin e palmës. Kjo bëhet edhe më e “koklavitur” pasi disa studiues tregojnë që vaji i palmës është përdorur para 5000 vitesh. Jo vetëm kaq, por afrikanët e përdornin dhe si antidotë kundër helmimeve, si kurë për gonorrhea, laksativ natyrale, diuretik dhe trajtim për dhimbjet e kokës si dhe infeksionet e lëkurës.
Por, njëri nga problemet në lidhje me vajin e palmës është se vaji i palmës nuk prodhohet njësoj në të gjithë vendet dhe përpunimi i tij, sjell produkt përfundimtar jo të unifikuar. Dhe është e kuptueshme që këto diferenca në prodhim, bëjnë dhe diferencën në shëndet. Në shumicën e tregjeve, gjendet vaj i palmës së rafinuar dhe oksiduar për qëllime kulinarie. Prandaj dhe vende të ndryshme, kur kanë analizuar përmbajtjen e saj në produkte si çokokremi, kanë gjetur efekte anësore të mëdha.
Si përfundim, mund the thuhet: a) nga prodhimi i vajit të palmës, janë dëmtuar shumë sipërfaqë të pyjeve natyrore, duke dëmtuar nëmënyrë të parikthyeshme mjedisin në sipërfaqe shumë të madha; b) nga mënyra e përpunimit dhe ruajtjes së vajit të palmës, varen edhe sisa nga efektet jo pozitive që sjell në trupin e njeriut; c) konsumi i shumë produkteve që kanë në përmbajtjen e tyre vaj palme, sjellin efekte neggative në shëndetin e njeriut: c) është e domosdoshme që produktet që kanë në përmbërjen e tyre vaj palme, duhet të jenë të pasqyruara në etiketë. Është në vendimin e secilit, për të konsumuar apo jo produkte të tilla.
Z. Gj.