Fenomene klimatike si rritja e temperaturave në nivel global, ngrohja e oqeaneve, ndryshime në modelet e rënies së rreshjeve, stuhitë, përmbytjet, valët e të nxehtit, thatësirat e zgjatura, shkrirja e akullnajave, rritja e nivelit të detit, etj., tashmë janë të pranishme në planet dhe janë përcaktuar si ndryshime klimatike. Raporti i fundit i Panelit Ndërqeveritar për Ndryshimet e Klimës (IPCC), ndërmjet të tjerave deklaron se Toka ka të ngjarë të arrijë kufirin vendimtar të ngrohjes prej 1,50C në fillim të viteve 2030, gjë e cila nënkupton që këto ndryshime të klimës do të ndikojnë gjithnjë e më shumë jetën e të gjithë gjallesave në planet. Në mënyrë tëveçantë ato do të ndikojnë dinamikat e zhvillimit lidhur me sjelljen dhe shpërndarjen e dëmtuesve në bujqësi.
Dëmtuesit në bujqësi janë të gjithë ata organizma të cilët bëjnë njëjetë parazitare dhe dëmtojnë kulturat e ndryshme bujqësore. Por jo të gjithë organizmat që gjenden në një sistem bujqësor janë tëdëmshëm, pasi shumë prej tyre ushqehen me insekte të tjera tëdëmshme dhe në këtë mënyrë ata ruajnë ekuilibrat nëagroekosistem dhe konsiderohen si specie të dobishme.
Megjithatë dëmtuesit në bujqësi shkaktojnë dëme tëkonsiderueshme. Sipas FAO-s, deri në 40 % e prodhimit ushqimor humbet çdo vit nga sëmundjet dhe dëmtuesit e bimëve bujqësore.
Por në kushtet e ndryshimeve klimatike pritet të ketë ndryshime nërritjen e numrit të insekteve dëmtues, të sjelljes dhe shpërndarjes së tyre e për pasojë humbjet e prodhimit në gjithë botën, sipas vlerësimeve, për çdo shkallë rritje të temperaturës pritet të rriten nga 10 % në 25 %.
Si ndikon ndryshimi i klimës përhapjen e sëmundjeve dhe dëmtuesve në bujqësi?
Dëmtuesit në bujqësi ashtu si gjithë organizmat e tjerë nëekosistem kanë ekologjinë e tyre. Kjo do të thotë që jeta e komuniteteve të dëmtuesve është e lidhur me ndikimin e faktorëve të ndryshëm mjedisorë. Këta faktorë janë abiotikë si temperatura, lagështia, uji, drita, etj; por dhe faktorë biotikë që përcaktohen nga ndërveprimet dhe raportet e tyre ushqimore me organizma të tjerë dhe që modifikohen nga ecuria e faktorëve abiotikë. Ndërmjet faktorëve abiotikë, në mënyrë të veçantë temperatura dhe lagështia, janë faktorët më të rëndësishëm që përcaktojnëdëndësinë, sjelljen, shpërndarjen dhe fenologjinë e popullatave tëdëmtueve. Duke qënë se insektet janë organizma me gjak të ftohtë, temperatura trupore e tyre ndjek dhe është afërsisht e njëjtë me atë të mjedisit, kështu që temperatura është faktori më i rëndësishëm mjedisor që ndikon në dinamikat e zhvillimit të popullatave të dëmtuesve (sjelljen e tyre, shpërndarjen gjeografike, mbijetesën dhe riprodhimin).
Rritja e niveleve të temperaturës përgjithësisht favorizon rritjen dhe dëndësinë e popullatave të dëmtuesve, por kjo deri në njëpikë, përtej të cilës pastaj ajo mund të ngadalësojë dhe mund tëçojë deri në shkatërrim të këtyre popullatave. Kështu që rritja e temperaturës, në kushtet e ndryshimeve klimatike ka krijuar mundësi të reja në rajone të tjera dhe kjo ka bërë që shumëpopullata të dëmtuesve të migrojnë nga zonat më të nxehta drejt zonave të klimë të temperuar. Kjo do të thotë që do të rritet rrezja gjeografike e shtrirjes së tyre.
Ndryshimet në modelet e shpërndarjes së dëmtuesve kanë bërë qënë zonat me klimë më të butë, në brezin e temperuar ku bën pjesëedhe Shqipëria, të shfaqen dëmtues të rinj (invazivë) të kulturave bujqësore që nuk kanë qënë më parë. Këto modele shpërndarje po ndjekin pak a shumë të gjitha kategoritë dëmtuesve.
Në kushtet e reja të krijuara ndryshon edhe shkalla e ndërveprimeve ndërmjet dëmtuesve dhe kulturave bujqësore. Nëekologjinë e tyre kur popullatat zënë një habitat të ri ato kanë njërritje eksponenciale dhe kjo bën që këta dëmtues të rinj, të shfaqur së fundmi, të shkaktojnë dëme të mëdha në kulturat bujqësore. Nëshumë zona ndryshimet klimatike kanë krijuar kushte dhe kanërritur dëndësinë e popullatave të dëmtuesve.
Rritja e niveleve të temperaturave përshpejton ritmin e zhvillimit të popullatave të insekteve dëmtuese, duke rritur dëndësinë e tyre dhe shpejtesinë e riprodhimit. Kjo gjë ka gjasa të rritë numrin e breznive brenda një sezoni prodhimi duke rritur shkallën e dëmit. Rritjet e temperaturës ndikojnë drejpërsëdrejti aktivitetin fiziologjik të dëmtuesve duke bërë që ata të konsumojnë sasi më tëmëdha të prodhimit dhe në zonat me klimë të temperuar dëmtuesit të bëhen më aktivë duke rritur shkallën e dëmit.
Nga ana tjetër, rritja e niveleve të temperaturës rrit nivelet e lagështisë së ajrit dhe potencialin e saj për të mbajtur më shumëlagështi, gjë e cila krijon kushte më të përshtatshme për zhvillimin e popullatave të dëmtuesve. Lagështia e lartë e ajrit favorizon zhvillimin e shumë sëmundjeve kërpudhore, duke qënë se favorizon një mbirje më të shpejtë të sporeve të kërpudhave e për pasojë një përhapje më të shpejtë të infeksionit.
Po kështu edhe rritja e lagështisë së tokës e cila krijon kushte mëtë përshtatshme për shumë dëmtues që kalojnë një pjesë të ciklit tëtyre jetësor në tokë. Kjo rrit potencialin e dëmtimit të prodhimit nga ana e tyre.
Në varësi të ndryshimeve të motit dhe stinëve të vitit shfaqen dëmtues të ndryshëm. Pjesa më e madhe e dëmtuesve shfaqen gjatë stinës së pranverës dhe verës kur shkaktojnë edhe dëmet mëtë mëdha. Duke qënë se temperatura është një nga parametrat kryesorë që ndikon në përhapjen e dëmtuesve dhe aktivitetin e tyre, pjesa më e madhe dëmtuesve janë aktivë kur temperaturat i kalojnë 200 C, gjë e cila në kushtet e vendit tonë në zonën e ultësirës perëndimore, që është edhe zona me aktivitetin më tëmadh bujqësor, ndodh pas mesit të muajit mars dhe gjatë prillit.
Rritja e temperaturave dhe ndryshimet e dukshme klimatike sezonale kanë bërë të mundur shfaqjen e dëmtuesve të rinj sezonalë të cilët nuk kanë qënë më parë në fushat e kultivuara.
Sot ka shumë të dhëna të kërkimeve të kryera në këtë fushë qëevidentojnë faktin që ndryshimet klimatike e sidomos rritja e temperaturës dhe ndryshimet në modelet e rreshjeve do të krijojnëkushte të reja ekologjike të cilat do të ndikojnë kushtet e jetës sëpopullatave të dëmtuesve, duke rritur dëndësinë e tyre dhe duke ndryshuar shpërndarjen gjeografike të sëmundjeve, insekteve dhe barërave të këqia në shumë zona dhe veçanërisht në pellgun e Mesdheut i cili është përcaktuar si një rajon me nivele të larta prekshmëria nga ndryshimet klimatike.
Rritja e niveleve të temperaturës në këtë rajon dhe redukimi i nivelit të rreshjeve por me rritje të intensitetit të tyre, do të bëjë qënë periudha të caktuara të ketë lagështi më të lartë ajrore, dy faktorë këta që do të rrisin dukshëm shfaqjen e sëmundjeve, insekteve dhe barërave të këqia e cila do të kërkojë një kontroll mëtë madh kryesisht nëpërmjet përdorimit të pesticideve.
Duke qënë se në të ardhmen e afërt për shkak të ndryshimeve tëklimës fermerët do të përballen me probleme të reja lidhur me dëmtuesit në bujqësi, natyrshëm lind një pyetje: çfarë mund tëbëjmë për të parandaluar dëmtuesit në bujqësi (sëmundjet, insektet dhe barërat e këqia) në kushtet e një klime në ndryshim?
Sigurisht që ndryshimi i klimës do të prekë të gjitha bimët bujqësore dhe ndërveprimin me dëmtuesit e tyre. Prandaj është e nevojshme që ne të jemi të përgatitur dhe të zhvllojmë strategjitë tona të përshtatjes nëpërmjet zbatimit të masave përshtatëse për menaxhimin e rreziqeve dhe reduktimin e tyre.
Fermerët duhet të përshtaten me situatat e reja të krijuara nga ndryshimet e klimës lidhur me sjelljen, shpërndarjen dhe riprodhimin e dëmtuesve.
Për të luftuar dëmtuesit në bujqësi duhen zbatuar të dy kategoritëe masave: parandaluese (agroteknike) dhe direkte (kimike). Sigurisht që rruga më e mirë, për të parandaluar edhe efektet mjedisore të masave kimike nëpërmjet përdorimit të pesticideve,janë masat agroteknike. Ato konsistojnë në praktikat e reja bujqësore, përdorimin e variteteve rezistente etj.
Por, strategjia më e mirë që fermerët duhet të ndjekin në kushtet e ndryshimeve klimatike lidhur me minimizimin e dëmeve nga dëmtuesit në bujqësi vlerësohen praktikat e Menaxhimit tëIntegruar të Dëmtuesve. Sot gjithnjë e më shumë, në shumëferma, po vihen në zbatim praktikat e Menaxhimit të Integruar tëDëmtuesve (Integrated Pest Management, IPM) të cilat bazohet mbi disa parime si identifikimi i dëmtuesve, i bimëve pritëse dhe i armiqve natyrorë të dëmtuesve, monitorimi i dëmtuesve dhe përcaktimi i mjeteve dhe i kohës kur duhet ndërhyrë.
Praktikat e IPM bazohen mbi pragjet ekonomike të ndërhyrjes e cila nënkupton që dëmi i shkaktuar nga dëmtuesit mund tëtolerohet deri në një shkallë të humbjes ekonomike përtej së cilës duhet ndërhyrë.
Praktikat e IPM përfshijnë edhe kontrollin biologjik të dëmtuesve, përdorimin e kurtheve, përdorimin e biopesticideve, diversifikimin e bimëve në fermë, monitorimin e klimës dhe dëmtuesve.
Kontrolli biologjik i dëmtuesve do të jetë një nga praktikat më të rëndësishme agroekologjike për menaxhimin e tyre. Zbatimi i praktikave agroekologjike në fermë mbetet një nga mjetet më të rëndësishme për të mbajtur nën kontroll dëmtuesit në bujqësi në kushtet e ndryshimeve klimatike dhe për të reduktuar përdorimin e pesticideve.
Prof.Dr. Albert Kopali
Departamenti i Mjedisit dhe Burimeve Natyrore.