Shumica e studiuesve ndjekin të ashtëquajturat “parime logjike” në realizimin e studimeve të tyre, ku çdo eksperiment i ri bazohet në gjetjet e eksperimentit paraardhës. Megjithatë, herë pas here, rastësia luan rol vendimtar në nisjen e një eksperimenti. I tillë është rasti me një punim shkencor të sapobotuar në revistën shkencore “Current Biology”, i cili mori si shkas fare rastësisht një lloj kandrre të aftë që të bluajë dhe të përtypë plastikën.
Ky eskperiment mori si bazë një gjetje të rastësishme të Dr. Federika Bertoçinit, një bletërritëse amatore, e cilanjëkohësisht është edhe biologe në Universitetin e Kantabrisënë Spanjë. Ajo vuri re se kandrrat kishin depërtuar në shtresën e dyllit në disa koshere të saj duke “përlarë” mjaltin prej aty. Për t’i identifikuar këto kandrra, ajo mori disa prej tyre me vete në shtëpi në një qese plastike. Disa orë më vonë, ajo vuri re se kandrrat kishin bërë plot vrima në qesen plastike dhe po endeshin lirshëm në dysheme “si në shtëpinë e tyre”.
Pasi i mbodhi kandrrat në fjalë ajo i identifikoi ato si larvat e kandrrës së dyllit, një dëmtues i njohur i koshereve të bletëve. Por, pasi ri-ekzaminoi “arratisjen” e tyre nga qesja plastike, Dr. Bertoçini pyeti veten nëse këto kandrra mund të shfrytëzoheshin si agjentë për asgjesimin e mbeturinave.
Përpjekjet e bëra në të kaluarën me organizma të gjallë për sistemimin, apo asgjesimin e plastikës nuk kanë qenë të suksesshme. Madje edhe specia më premtuese, pra një bakter i quajtur Nocardia asteroides, kërkon më shumë se gjashtë muaj që të konsumojë një shtresë plastike me trashësi vetëm gjysëm milimetri. Duke gjykuar nga vrimat e bëra në qesen plastike, Dr. Bertoçini mendoi se këto kandrra do të mund të ishin agjentë real në luftën kundër plastikës.
Për të testuar idenë, ajo nisi një eksperiment së bashku me Paolo Bombellin dhe Kristopher Howe, dy biokimistë në Universitetin e Kembrixhit. Dr Bombelli dhe Dr. Howe e vunë theksin tek fakti që si plastika, ashtu edhe dylli i bletës, kanë në përbërje të tyre ura metileni (struktura që përbëhen nga një karbon dhe dy atome hidrogjeni, ku karboni gjendet ilidhur gjithashtu me dy atome të tjera). Mund të pohohet shkencërisht se ekzistojnë shumë pak organizma, që përmbajnë enzima të afta për të shpërbërë ura të tilla. Ky eksperiment u bë interesant edhe për faktin që plastika nuk është me përmbajtje të biodegradueshme. Ndaj ekipi i hodhi sytë tek kandrra e dyllit si përgjegjëse për vrimat në plastikë.
Një nga përbërësit më të përhapur tek vend–hedhjet e mbeturinave është polietileni, i cili përbëhet tërësisht nga ura metileni të lidhura me njëra-tjetrën. Pra, ishte pikërisht ky element, polietileni, ku u përqendrua treshja e shkencëtarëve. Kur treshja e shkencëtarëve vendosi kandrrat e dyllit mbishiritin e plastikës, ata zbuluan se vrimat në shirit ishin shfaqur pas 40 minutash, ndërsa në rastin e bakterieve asteroidet nocardia ishte dashur gati gjysëm viti për shfaqjen e vrimave. Nga një ekzaminim pak më i afërt, Dr. Bertoçinidhe kolegët e saj zbuluan se secila nga kandrrat e tyre kishte bërë në shiritin e plastikës mesatarisht 2.2 vrima me gjerësi 3 milimetra për çdo orë. Në një testim tjetër në vijim u zbulua se kandrrës iu deshën rreth 12 orë për të konsumuar një miligram qese plastike.
Qese të tilla plastike peshojnë rreth 3 gram secila. Pra, do të duheshin të paktën 100 kandrra që të mund të konsumonin deri në një qese plastike në muaj. Ajo çfarë nuk dihet është nëse kandrrat do të mund të përdoreshin masivisht në botë për të adresuar problemin e mbetjeve plastike.
Por, shkencëtarët në eksperimentin e tyre kishin edhe një dilemë tjetër, nëse, veç konsumimit të plastikës, kandrrat mund të jenë në gjendje të marrin vlerat e tyre të nevojshmeushqyese. Nëse jo, atëherë jeta e tyre si “asgjësuese të mbetjeve” do të ishte e shkurtër. Por edhe nëse këto kandrra marrin vlera ushqyese nga konsumimi i plastikës, atyre do t’u duhen edhe lëndë të tjera ushqyese për tu rritur dhe për tushtuar. Një problem tjetër po kaq i rëndësishëm lidhet me jashtëqitjen e kandrrave. Nëse këto jashtëqitje rezultojnëtoksike, atëherë nuk duhet parë leverdia e kandrrave në përdorimin e tyre si agjent në asgjësimin e mbetjeve plastike. Pavarësisht këtyre gjetjeve, fakti që kandrrat konsumojnë plastik është intrigues. Pra, si përfundim, nëse nuk janë kandrrat çelsi i zgjidhjes, me siguri që do të jetë ndonjë organizëm tjetër i pazbuluar që fshihet diku aty karshikandrrave.
Përshtati: Prof. Asoc. Arjan Shumeli
Burimi: The Economist
Shto Koment