alps, austria, tirol

Rreth 10,000 specie pemësh ende të pazbuluara dhe jashtë inventarit të pyjeve.

Hulumtimet e reja tregojne se rreth 9200 lloje pemësh mbeten ende të pazbuluara pavarësisht punës intensive përinventarizimin e plotë të pyjeve. Ndikimi i vazhduar dhe i pakontrolluar i njeriut (pra ndikimi i faktorit antropogjen), siçdëshmohet çdo ditë e më shumë, mund t’i bëjë këto specie të pazbuluara më të ndjeshme ndaj dëmtimeve të pritshme, qofshin këto edhe dëmtime të shkaktuara nga vet ndryshmet klimatike kjo sipas ekologëve në fushën e pyjeve. Autorët e studimit besojnë se të dhënat janë jetike në luftën e pandërprerë për të ruajtur pyjet e botës.  Sipas të dhënave ekzistojnë rreth 73,000 lloje pemësh në të gjithë botën, kurreth 9,200 prej tyre ende nuk janë zbuluar.

Vlerësimi global është rreth 14 % më i lartë se numri aktual i llojeve të njohura e të inventarizuara të pemëve. Shumica e specieve të pazbuluara supozohen të jenë të rralla dhe me popullsi shumë të ulët e me shpërndarje të kufizuar hapësinore. Gjetjet e specieve të reja do të ndihmojnë në prioritizimin e përpjekjeve dhe politikave të qëndrueshme për ruajtjen e pyjeve.

“Duke pasur një pikë referimi sasior, ky studim do të kontribuojë jo vetëm  në përpjekjet e vazhduara për ruajtjen e pemëve dhe pyjeve, por edhe zbulimin e pemëve, apospecieve të reja të pemëve në pjesë të ndryshme të botës”, pohon Reich, drejtor i Institutit për Biologjinë e Ndryshimeve Globale në Shkollën për Mjedisin dhe Qëndrueshmëri.

Inventarizimi i çdo peme të vetme

Për studimin në fjalë studiuesit kombinuan të dhënat e numrit/sasisë së pemëve medhënat e shfaqjes apo pranisë  së tyre nga dy grupe të dhënash globale një set të dhënashnga Iniciativa Globale e Biodiversitetit të Pyjeve dhe tjetra nga TREECHANGE – që përdorin të dhëna me bazë parcelën. Bazat e të dhënave të kombinuara dhanë gjithsej 64,100 lloje pemësh të dokumentuara në mbarë botën, një total i ngjashëm me atë të një studimi të mëparshëm që zbuloi rreth 60,000 lloje pemësh në planet.

“Ne kombinuam grupe individuale të dhënash në një grup masiv të dhënash globale duke inkorperuar këtu edhe të dhëna në nivel pemësh,” thotë autori tjetër i studimit, Jingjing Liang pranë Universitetit Purdue dhe koordinator i Iniciativës Globale të Biodiversitetit të Pyjeve.

“Çdo set të dhënash në studim vjen nga një studiues që del në pyll dhe inventarizon me kujdes çdo pemë të vetme. Ky set të dhënash përfshin informacion mbi speciet e pemëve, madhësi dhe karakteristikat e tyre. Inventarizimi i numrit të llojeve të pemëve në mbarë botën është si një “pazëll”, kucopat që bashkohen janë të përhapura në të gjithë botën.”

Pas kombinimit të grupit të të dhënave (shih më lart ), studiuesit përdorën metoda të reja statistikore për të vlerësuar numrin total të specieve unike të pemëve në shkallë biomike, kontinentale dhe globale – përfshirë këtu speciet, që ende nuk janë zbuluar apo përshkruar nga shkencëtarët. Bioma është një lloj i madh i komunitetit ekologjik, si p.sh., një pyll tropikal, një pyll boreal (taiga), apo një savanë.

Studiuesit përdorën zhvillimet moderne të teknikave të krijuara fillimisht nga matematikani Alan Turing gjatë Luftës së Dytë Botërore për të thyer kodin nazist, thotë Reich.

Llojet e rralla të pemëve të Amerikës së Jugut

Afërsisht 40% e llojeve të pemëve të pazbuluara ka gjasa të jenë në Amerikën e Jugut, – pra më shumë se në çdo kontinent tjetër, gjë që përmendet vazhdimisht në studim si me rëndësi të veçantë për mbarë diversitetin global të pemëve.Amerika e Jugut është gjithashtu kontinenti me numrin më të lartë të vlerësuar të llojeve të rralla të pemëve (rreth 8200) dhe me përqindjen më të lartë të vlerësuar (49%) të specieve endemike të pemëve kontinentale – që do të thotë specie që gjenden vetëm në atë kontinent.

Pikat e nxehta (hotspotet) të specieve të pazbuluara të pemëve të Amerikës së Jugut kanë gjasa të përfshijnë pyjet tropikal dhe subtropikal (të lagët) të pellgut të Amazonës, si dhe pyjet e Andeve në lartësitë midis 1,000 dhe 3,500 metra. Përveç27,000 llojeve të pemëve tashmë inventarizuara në Amerikën e Jugut, mund të ketë deri në 4,000 specie të tjera për t’u zbuluar. Shumica e tyre mund të jenë pemë endemike dhe të vendosura në pika të nxehta të pellgut të Amazonës apo zonën Ande-Amazon”, thotë Reich. Afërsisht gjysma deri në dy të tretat e të gjitha llojeve të pemëve në mbarë botën ndodhen në pyjet tropikal dhe subtropikal, të cilët janë të pasur me specie dhe ku shumica mbeten të pazbuluar ende nga shkencëtarët.

“Kjo situatë e bën ruajtjen e pyjeve në Amerikën e Jugut një prioritet parësor, veçanërisht kur marrim parasysh krizën aktuale të pyjeve tropikal nga ndikimet antropogjene si shpyllëzimi, zjarret dhe ndryshimet klimatike,” thotë Reich.“Njohuritë mbi pasuritë dhe diversitetin e pemëve janë çelësi i duhur për ruajtjen e stabilitetit dhe funksionimit të ekosistemeve,” thotë autori tjetër i studimit Roberto Cazzolla Gatti pranë Universitetit të Bolonjës në Itali.

Pyjet ofrojnë gjithashtu shumë “shërbime falas ekosistemike” për njerëzimin. Përveç furnizimit me lëndë drusore, dru zjarri, fibra dhe produkte të tjera, pyjet pastrojnë ajrin, filtrojnë ujin dhe ndihmojnë në kontrollin e erozionit dhe përmbytjeve. Pyjet kontribuojnë në ruajtjen e biodiversitetit, ruajtjen e karbonit si shkaktar i ngrohjes së  klimës dhe formimin etokës dhe ciklimit të lëndëve ushqyese, ndërkohë që ato ofrojnë mundësi rekreative si ecja në këmbë, kampingu, peshkimi dhe gjuetia.

Përshtati: Arjan Shumeli

Burimi: World Economic Forum

Shto Koment

Na Ndiqni në: