Misri është një nder kulturat e rëndësishme te drithërave për vendin tone. Periudha e introduktimit dhe përdorimi i tij ne vendin tone është prej shekujsh dhe kjo lidhet me vlerat e përdorimit dhe përshtatjen e kësaj kulture me kushtet klimatike dhe tokësore te vendit tone.
Misri gjithashtu ne nivelin global konsiderohet kultura me e veçante bujqësore sa i takon përshtatshmërisë ndaj mjedisit dhe kushteve klimatike si dhe sa i takon shkalles se përdorimin nga shoqëria njerëzorë.
Periudha para viteve 90-te ka qenë një periudhe ku misëri zinte një nder pozicionet me te rëndësishme te drithërave përsa i përkiste sipërfaqes se mbjelle dhe prodhimit ne shkalle kombëtare.
Pas viteve 90 me liberalizimin e ekonomisë dhe te tregut te produkteve bujqësore prodhimi dhe tregtimi i misrit pësoi një rënie te theksuar kjo si rezultat i uljes se sipërfaqes se mbjelle dhe rendimenteve te realizuara ne kushtet e fermerëve private. Sipas te dhënave te INSTAT sipërfaqe e mbjelle me misër ne vitin 2020 është rreth 56 mije ha.
Banka gjenetike e bimëve, ne varësi te Institutit te Resurseve Gjenetike te bimëve, ruan ne koleksionin e saje 686 aksesione të misrit ku një pjese e rëndësishme e tyre i përket llojeve dhe popullatave te vendit.
Edhe pse ka një rënie te tille misëri mbetet ende një kulture me rendësi për te ushqyerit e popullsisë dhe veçanërisht ne kushtet e përmirësimit te dietës se te ushqyerit dhe te impaktit qe kane ndryshimet klimatike ne prodhimin bimor , ku misri veçanërisht llojet dhe popullatat e vendin janë nder me te adaptuarit ne këto kushte.
Misri është i pasur ne vitamina B dhe C si dhe ne fosfor, kalium dhe magnez. Misri është gjithashtu i pasur ne proteina, karbohidrate qe konsiderohen si përbërës te rëndësishëm për te ushqyerit e njerëzimit.
Këto vlera bëhen edhe me te theksuara sidomos tek llojet e vendit te misrit te cilat veç te tjerave janë përshtatur dhe kane marre vlera specifike ne kushtet klimatiko-tokesore ku ato vazhdojnë te kultivohen dhe ruhen nga fermerë te pasionuar te vendit tone.
Nder llojet dhe popullatat e vendit te cilët njëkohësisht janë studiuar se fundmi mbi statusin e gjendjes se tyre ne zonat ku ato janë përshtatur te cilat janë vlerësuar nga ekspertet e Institutit te Resurseve gjenetike te Bimëve mund te përmenden llojet:
- Misëri Sulova,
- Misëri i verdhe i dukatit;
- Misëri i Recit, Shkodër;
- Misër Gushtak (Puke-Mirdite);
- Misëri i Selcës, (Shkodër, Kelmend);
- Misër vendi, çelike, (Tropojë);
- Misër morave;
- Misëri Selca e verdhe;
- Misëri Korçe
- Misëri Qesarat
Siç shihet edhe emërtimet e tyre lidhen me zonat klimatike ku ata janë përshtatur dhe kultivuar nder vite dhe ende ruhen dhe përdoren nga fermerët vendas.
Ruajtja dhe përdorimi i popullatave te vendit nga fermerët dhe bizneset e agroturizmit.
Një pjese e mire e popullatave te vendit te misrit ruhen dhe përdoren nga fermerë te ndryshëm te pasionuar dhe me një koncept me largpamës sa i takon këtyre vlerave gjenetike qe ka vendi ynë.
Aktualisht misri dhe produktet e tij shihen si balancues te dietës ushqimore dhe njëkohësisht me vlera te veçanta ushqyese. Ne kushtet ku ne shoqërinë tone dominon mentaliteti i te ushqyerit e shëndetshëm misëri shihet dhe do te vlerësohet edhe ne te ardhmen si një produkt me vlera te veçanta te ushqyerit për shqiptaret dhe ata qe vizitojnë Shqipërinë për qëllime turistike apo për pune.
Ne kushtet e zhvillimit te agroturizmit te cilët duhen konsideruar si aktivitete te rëndësishme ekonomike për zhvillimit e bujqësisë dhe te turizmit, bashkëpunimi i fermerëve qe ruajnë dhe përdorin ne mënyre te qëndrueshme këto resurse gjenetike te misrit është e rëndësishme te koordinojnë dhe promovojnë produktet e tyre nga bizneset e agroturizmit.
Po ashtu e rëndësishme mbetet edhe bashkëpunimi dhe stimulimi i fermerëve qe ende ruajnë dhe përdorin ne mënyre te qëndrueshme këto resurse gjenetike me vlera te veçanta për bujqësinë dhe ushqimin.
Ne ketë kuadër është e rëndësishme qe te studiohen dhe te implementohen modele te insetivave ekonomike për te stimuluar edhe me tepër fermerët dhe bizneset e agroturizmit për një ruajtje dhe përdorim me te gjere te këtyre resurseve.
Po ashtu e rëndësishme mbetet edhe ngritja e një sistemi te monitorimit dhe vlerësimit te kushteve dhe habitateve natyrore in situ ne te cilat ruhen dhe përdoren këto resurse.
Prof. Dr. Pëllumb Abeshi
Instituti i Resurseve Gjenetike
Universiteti Bujqësor i Tiranës