Ka nisur punimet dita e dytë e konferencës së tretë ndërkombëtare ICOALS 3 në ambientet e Universitetit Bujqësor të Tiranës. Kjo konferencë shkencore është planifikuar të zhvillohet në disa sesione paralele gjatë ditës për t’u dhënë mundësi ekspertëve e specialistëve nga sektorë të ndryshëm të bujqësisë, shqiptarë dhe të huaj që të diskutojnë e të trajtojnë një sërë problematikash me të cilat përballet sektori në vend e më gjerë. Disa nga sesionet e parashikuara për sot lidhen me tema të tilla si: Roli i mbështetjes gjermane për UBT dhe bujqësinë shqiptare në tërësi; shkencat bujqësore dhe teknologjitë e prodhimit; politikat e zhvillimit rural dhe strategjitë e menaxhimit të agrobiznesit; shkencat e mjedisit dhe menaxhimi i burimeve të qëndrueshme natyrore të burimeve pyjore; shkencat mjekësore dhe mirëqënia e kafshëve, siguria ushqimore dhe shëndeti publik etj. Ashtu si edhe në sesionet e ditës së parë të Konferencës Ndërkombëtare të Bujqësisë dhe Shkencat e Jetës, ICOALS 3, të ftuar janë pedagoge/ë nga UBT, nga universitete të huaja europiane dhe jo vetëm, specialistë të fushave të ndryshme e sipërmarrës nga sektori privat etj.
Artikuj të ngjashëm
Platformë e promovimit të arkitekturës sëpeizazhit në Shqipëri
Zydi Teqja Kryetar i Grupit Mësimor dhe Kërkimor në ArkitekturëPeizazhi Miratuar në mbledhjen e Departamentit të Hortikulturës dheArkitekturës së Peizazhit, më 13 Mars 2024 Hyrje Në vitin 2023 u mbushën 10 vjet nga...
April 30, 2024
39 Shikime
BUJQËSIA, NËN TRENDIN E ZHVILLIMEVE TEKNOLOGJIKE
Përdorimi i Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK) në bujqësi ka përjetuar një rritje të rëndësishme në vitet e fundit. TIK në bujqësi është tani një fushë e spikatur që përdor teknologji inovative për të...
April 24, 2024
220 Shikime
INSEKTET KURKULIONIDË (HUNDËGJATË) DHE ROLI EKOLOGJIK I TYRE
Flatrafortët e familjes Curculionidae bëjnë pjesë në rendinColeoptera të klasës së Insekteve. Ata përbëjnë një grup tëlarmishëm insektesh fitofagë me rreth 40.000 lloje kurkulionidetë klasifikuara në rreth 400...
April 18, 2024
62 Shikime