Photo: Nick115 -www.pixabay.com

Pandat jo më një specie në zhdukje

Pandat gjigante nuk janë më një specie e rrezikuar. Ata mbeten në kategorinë e specieve “vulnerabël”, por me 1800 ekzemplarë që jetojnë në natyrë, tashmë nuk rrezikojnë më të zhduken. Një lajm i tillë u konfirmua nga Kina, vendorigjina e pandave dhe që i përket familjes së arinjve. Panda tashmë e kthyer në  një emblemë kombëtare në Kinë përveçse është një simbol i ‘’World Wildlife Fund, fondit botëror për natyrën.

Klasifikimi i ri “pasqyron kushtet e përmirësuara të jetesës së pandave dhe përpjekjet e vendit tonë për të mbrojtur habitatin e tyre”, tha Cui Shuhong, Ministri i Mjedisit i Kinës, sipas raportimit të BBC. Kinezët i konsiderojnë pandat një thesar kombëtar. Ekspertët ndërkombëtarë thonë se Pekini ka arritur të shpëtojë kafshën e tij ikonike përmes programeve afatgjata të ruajtjes, përfshirë zgjerimin e zonave të mbrojtura në të cilat jeton.

Që në vitin 2016, Unioni për Ruajtjen e Natyrës e kishte hequr pandën nga speciet e rrezikuara, por Kina e kishte sfiduar vendimin, duke thënë se mund të bëjë që opinioni publik ndërkombëtar të besojë se planet për të mbrojtur mjedisin mund të zbuten. Mediat sociale kineze përshëndetën njoftimin e dhënë nga autoritetet si dëshmi se përpjekjet për të “shpëtuar pandat” rezultuan të suksesshme pas viteve punë të palodhur.

Burimi: www.repubblica.it

 

 

Na Ndiqni në: